Vrasja e Ibrahim Bashës dhe plagosja e Jetmir Isajt dhe Perlat Hamitajt ka qenë një kurth i paramenduar dhe i parapërgatitur. Ky ka qenë konkluzioni i hetuesve pas këqyrjes me imtësi të vendit ku u qëlluan forcat speciale.
Tre ditë pas vrasjes së efektivit të forcave RENEA Ibrahim Basha, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Bashkëpunim me policinë e shtetit pasi kanë ndërtuar skenën e krimit kanë dalë në konkluzionin se vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko i kanë ngritur kurth efektivëve të Forcave Speciale.
Hetuesit kanë identifikuar pikat e sakta nga ku është qëlluar ndaj policisë, mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015, nga ku gjeti vdekjen nga një plumb me snajper 31 vjecari dhe u plagosën dy kolegë të tij, raporton Ora News.
Vrasësit kanë qëlluar përmes një vrime të hapur në një mur rrethues në një rrugë të Lazaratit, ka qenë ky përfundimi pas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Sipas bluve goditja me snajper ka qenë një kurth i mirëmenduar dhe i parapërgatitur dhe i arrestuari i parë nga Tepelena, 22 vjecari Xhulio Malo, ka qenë karrem për të tërhequr efektivët e Forcave Speciale.
Dyshime të forta janë që zgjatimi i murit rrethues ku u fut në kurth RENEA të jetë prishur pikërisht pak orë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, dhe pikërisht për të mundësuar goditjen e policisë, të cilët pas dëgjimit të të shtënave erdhën me dy mjete të blinduar dhe një furgon tip Volksvagen ku ndodhej dhe i ndjeri Ibraim Basha, i cili u qëllua direkt, sapo mjeti ka ndaluar në vendngjarje ku u raportuan të shtënat.
Përveç murit rrethues që është shembur, policia ka identifikuar edhe të pkatën 10 zona të tjera që kanë shërbyer si front zjarri nga ku qëllohej drejt forcave speciale. aty janë gjetur gëzhoja armësh. Kjo gjë është edhe tregues që vrasësit së bashku me bashkëpunëtorët kanë ndjekur dhe rrugën e largimit nga fshati Lazarat.
Ndërkojë janë të paktën 400 forca RENEA, të FNSH dhe punonjës së policisë së Gjirokastrës të angazhuar në aksionin që po vijon në Lazarat. Aktualisht janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitrolozi, një granatë, një thike. ndërsa janë shoqëruar 24 persona, 18 prej të cilëve pas verifikimeve janë lënë të lirë. Vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko përkatësisht 18 dhe 20 vjec, janë ende në arrati.
I perjete qofte kujtimi I deshmorit te Atdheut rene ne krye te detyres.Vdekje krimineleve.Nga ngjarja tragjike te lindin disa pyetje pergjigjen e te cilave duhet ta japin organet e drejtesise.A u shkaterua vertet republika e hashashit sic pretendon qeveria apo u asgjesuan vetem sasite e vjetra e u arestuan disa bandite pa pike vlere se kupolen e mafies nuk pame ta preke kush apo pasurite e vena bga droga nuk I preku kush.Ka kaq kohe qe shpellari I Vicidolit dhe sejmenet e tij ne PD kane dale hapur ne mbrojtje te republikes se hashashit duke bere propagande te kundraligjshme kunder forcave te policise dhe aksioneve te saj ne luften me mafian dhe shohim qe shteti e organet e drejtesise rine e veshtrojne si guake pa nderhyre fuqimisht per prerjen e ketyre rrenjeve qe ushqejne krimin.Organet e drejtesise po tregohen si gjithmone te mefshta dhe puna e tyre le per te deshiruar pasi ka kaluar kaq kohe dhe cdo gje ka ngelur ne vend numuro pa I shkuar ne thellesi ketij aktiviteti kriminal dhe pa zbuluar kupolen e saj.Gjithmone jane hedhur dyshime se organet e drejtesise jane te koruptuara por ne rastin konkret ato dalin hapur ne mbeshtetje te mafies.Dhe se fundi dua te pyes organet drejtuese te policise se shtetit se a e kane vertet ne kontroll situaten ne Lazarat apo bejne sikur e luftuan te keqen pasi te vazhdojne te ekzistojne grupe te mire organizuara e te armatosur deri ne dhembe per te luftuar shtetin e shteti te bjere ne kurthin e tyre kjo eshte per faqe te zeze.Vertet do deshironim te mos kete viktima na njerez por kjo nuk ka te beje me kriminelet.Ata kudo ne bote shtypen dhe asgjesohen pa piken e meshires e jo te lejohet te bjere nata per tu lene rruge te lire qe te mos perplasen me policine.Nje fshat eshte dreqi ta haje dhe me nje qilizem te mire toka do pastrohet e do rite bime te shendetshme e jo fera e gjemba,
Kjo ngjarje do i japi fund tmerrit te Fshatareve te Lazaratit qe mbahen peng nga disa kriminele.
Shume te faleminderit “arben” kjo eshte me se e verteta,kupola e krimit rri e veshtron nga vilat ne mes te Tiranes se si varrosen djemte e vertete te shqiptareve dhe atyre u behet qejfi.Jo dhe jo por duke filluare nga parlamenti dhe qeverija o duhet te bejne spasterimet e nevojshme ne drejtesi dhe polici ne SHIK dhe ne forcat speciale ose kjo pune nuk shkon fare.Jemi i vetmi vend ne bote qe kreminelet mbrohen me politike dhe kjo nuk durohet me.Kur punen e spastrimit nuk e bejne institucionet e sigurise ne teresi atehere duhet ti mbetet popullit qe me nje revolucion popullor duhet te djegi keta kreminele me kuçe dhe me maç dhe te ngrihet dhe te jetoje shqiperia.
Keta qe jane ne arrati, duhet te kapen te gjalle. Pasi te tregojne porositesin, te marin nga nje ne rreze te veshit.
Prita eshte e dukshme,por ata kane menduar deri dhe menyren e lrgimit,nga vend ngjarja,fshehja e armeve.
Nuk eshte habi,ku disa prej tyre,te vetdorzohen,pasi i kane shpetuar “rrethimit” te forcave te policise.
I pari qe duhet te arestohet,shoferi i mjetit qe ka marre porosine,per prishjen e murit,nga kush e ka marre ?!!!
Para aksionit,kriminelet e vegjel dhe te medhenje kane komunikuar me cel. me njeri tjetrin,jo vetem vendndodhja por dhe tjera informacione,mundd te perfitohen,nga hetimi.
Kurth ?llapushi i vogel ja solli policine shokeve te tij 20 metra larg ,te rinj qe ne vend te sillen si moshataret e tyre europiane ,te dalin me te fejuarat ,te shikojne ndonje ndeshje sporti, te bejne ndonje selfie me smartphone ,apo te kerkojne pune ,,,rrine me snajper ne duar .Po nuk eshte faji vetem i tyre ,por faji eshte i nje fshati te tere dhe kjo u duk nga votimet sepse ky fshat paska pasur vetem 50 njerez te ndershem .Keni vene re ju? ndonje deklarate nga kryesia ,apo kryeplaku e fshatit deri tani ? polici u fut ne dhe dje dhe deri tani as edhe nje reagim .Po ajo qe me le goje hapur eshte ,,,qe di ka mundesi qe nje njeri si ky qe u vra ,me nje eksperience dhe nje bagazh ushtarak marre ne nje nga zonat me te nxehta te globit ,bie pre i nje grupi adoleshentesh !!!!!!!!.Kjo polici keshtu sic eshte ka akoma mangesi te tmerrshme ,perderisa arrijne te fusin ne fshat pa u rene ne sy pushke precizioni, dhe municione,dhe faktikisht kjo i jep te drejte sajmir tahirit qe nuk e levizi policine nga lazarati gjithe kete kohe .Nuk eshte e thjeshte te zbulosh levizje te dyshimta ne lazarat ,sidomos kur ke nje fshat te tere kunder ,por vrasja e policit pervec vuajtjes dhe hidherimit te familjareve te tij ,ngel nje njolle e zeze ne biografine e sajmir tahirit
Mos i lavderoni kaq shume ata cunat se do i bleje CIA dhe ta qani arrestimin pastaj…