Nga Irida Feshti
Ambasadori i Shqipërisë në Greqi Dashnor Dervishi komenton për TemA TV zhvillimet më të fundit në shtetin helen, teksa është duke u mbajtur referendumi për t’i thënë Po ose Jo, qëndrimit në eurozonë. Kryediplomati shqiptar në Athinë nuk jep ndonjë sugjerim sesi duhet të jetë vota e emigrantëve tanë që jetojnë në Greqi, pasi ai shton se ata janë të integruar dhe e dinë vetë më të mirën për ta. Dervishi pranon se ekonomia shqiptare është prekur nga kriza.
Sot, Greqia vendos për referendum për situatën e saj, si e parashikoni fundin e kësaj dite për Greqinë?
Nëse më pyesni për rezultatin e sotëm për po apo për jo, është vështirë për ta parashikuar, pasi ditët e fundit, më saktësisht deri dje, Po-ja dhe Jo-ja kanë ardhur 50 me 50 pothuajse, kështu që nuk mund të bësh një parashikim. Sidoqoftë si po ashtu dhe jo, nesër do të kemi një Greqi tjetër me një mendim tjetër politik, që patjetër do të shoqërohet me masa shumë të rëndësishme si në fushën ekonomike ashtu dhe në marrdhëniet brenda, si problemet sociale dhe politike të vendit, por dhe marrdhëniet e Greqisë me partnerët e saj ndërkombëtarë.
Pra ju i referoheni deklaratës së Kryeministrit Cipras, i cili është shprehur se pavarësisht rezultatit, unë do të jemë nesër në Bruksel për të nëshkruar një marrëveshje. A pritet një zgjidhje e krizës greke?
Kjo është një shprehje e vullnetit politik të Cipras, për të vazhduar negociata qoftë me Po-në ose Jo-në. Sidoqoftë Cipras, nesër me të dyja mandatet Po ose Jo, shkon në një situatë tjetër nga ajo e takimeve që ka bërë gjatë këtyre 5 muajve.
Cila do të ishte përgjigja më e mirë për emigrantët shqiptarë në fund të ditës së sotme, Po ose Jo?
Është relative dhe unë nuk mund të jap praktikisht një mesazh, ndërkohë që votimi vazhdon. Nuk mund të jap prononcimin tim për Po-në ose Jo-në për bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë të drejtët për të votuar. Sidoqoftë bashkëatdhetarët tanë janë pjesë e integruar e shoqërisë greke. Ata që kanë dokumenta dhe ata që kanë të drejtën për të votuar dhe ata e përjetojnë njëlloj si populli grek këtë problem dhe do ta gjejnë vetë zgjedhjen e tyre për Po ose Jo.
Ndërkohë ka patur komente të ndryshme sa i përket lëvizjes së emigrantëve shqiptarë. Si është e vërteta sipas informacioneve tuaja?
Sipas të dhënave që ne kemi nuk shikojmë ndonjë lëvizje të madhe masive, që do mund të debatohet në formën e shifrave. Ka më shumë një problem psikologjik, i cili përjetohet dhe debatohet mes shqiptarëve, të rrimë apo të mos rrimë. Është një dilemë e vazhdueshme që ka 5-6 vjet që diskutohet në rrethet e bashkëatdhetarëve tanë. Por ata që janë këtu dhe janë të lidhur me shumë forma me Greqinë, që nga fëmijët, puna, kushtet në Shqipëri, pra kanë krijuar një prespektivë. Dilema për të qëndruar këtu apo jo është një dilemë e përhershme. Por nuk ka një tendencë që të largohen për situata kaosi, konfuzioni apo ndonjë trazire që mund të ndodhë. Pra gjithë të tjerat janë spekullime.
Pra jemi duke thënë se emigrantët shqiptarë janë në të njëjtat kushte si qytetarët grekë dhe do të kenë të njëjtin fat në vartësi të vendimit që do të marrë sot me votë populli grek dhe nesër politika greke përmes Kryeministrit Cipras?
Ajo pjesë e shqiptarëve që ka qëndruar këtu këto 8 vjet, është pjesa më e integruar në shoqërinë greke. Ata janë të lidhur tani me Greqinë, në shumë mënyra, qoftë nga punësimi, nga profesionalizmi, nga lidhja e tregut ose biznesit, fëmijët e tyre, pra janë të lidhur ata shqiptarë që janë këtu, sidomos ata me dokumenta. Për sa i përket pjesë tjetër, që janë në lëvizje punojnë me sezone shkojnë dhe vijnë, ky është një fenomen i përhershëm në marrdhëniet midis dy vendeve tona. Ka ndikimet e veta në shkëmbimet tregtare, ka një kufizim tani për tani, sepse të tilla janë dhe kushtet dhe kufizimet në sistemin banker, lidhur me këtë gjendje.
A ka patur këto kohë të përqendrimit të krizës greke, interes të shtuar të emigrantëve për të marrë informacion nga ambasada shqiptare në Greqi, lidhur me sygjerime për të marrë vendimet e tyre nëse do të qëndrojnë apo do të rrinë?
Ndryshe nga çdo vend tjetër, termi emigrantë në Greqi, nuk ka të njëjtin përmbajtje dhe koncept që ka termi emigrant në një vend tjetër ku ndodhen pak ose disa emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi është shumë i madh, shtrihet në të gjithë Greqinë. Do të ishte shumë skematike kjo, që të vijnë emigrantët në Ambasadë dhe të marrin mendimin se çfarë të bëjnë. Ata janë shumë të lidhur me shoqërinë greke dhe dinë çfarë të bëjnë me ndjesinë që ata kanë në punën e tyre të përditëshme. Ndërkohë Ambasada jonë po vijon detyrat që ka në mënyrë krejt normale kundrejt detyrimeve që ka ndaj emigrantëve. Zyrat tona konsullore vazhdojnë të mbeten të hapura duke bërë shërbime në kushte normale dhe të gjitha procedurat e tjera.
Normalisht jemi në një situatë ku cënohen padyshim për shkak të krizës interesat e tyre financiare? Nëse ju keni ndonjë opinion, cila është kosto që do të reflektohet në ekonominë shqiptare për sa ju përket financave të emigrantëve, duke patur parasysh dhe faktin se emigrantët në Shqipëri, kryesisht grekët kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë?
Që të të jap shifra se sa do të ishte kostoja financiare, kjo do të ishte një mrekulli të cilën nuk e kanë arritur as financierët më të mirë grekë dhe as ata të BE-së. Por ndikimi është patjetër, për sa kohë që kriza egziston, pasi puna është zvogëluar, të ardhurat në punë janë zvogëluar , vetë mbyllja e bankave dhe ky sistem financiar në krizë krijon problem, ndikimet në dërgesat e parave në Shqipëri dhe anasjelltas kanë rënë. Për sa i përket shifrave është shumë e vështirë të jepen.
Çfarë ka reflektuar kriza në marrdhëniet tregtare midis dy vendeve, keni ju ndonjë informacion për një situatë të tillë?
Marrdhëniet greko-shqiptare, përveç marrdhënieve institucionale në shkëmbinm e mallrave dhe tregtisë kanë dhe shkëmbime të cilat hyjnë në fushën e informalitetit. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë, midis zonave kufitare bëhen në mënyrë informale, përmes lidhjeve që ata kanë me bizneset e ndryshme. Për sa i përket këti lloj biznesi pavarësisht krizës ai vazhdon dhe nuk ndalohet asnjëherë.
Në muajin korrik është lajmëruar një vizitë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë në Shqipëri. E shihni se do të jetë një hap pozitiv në marrdhëniet shqiptaro-greke, pasi janë disa çështje delikate për tu diskutuar?
Axhenda është ajo që është bërë publike për qytetarët shqiptarë dhe grekë. Është axhenda e marrdhënieve midis dy vendeve tona, me ato tematika me të cilat publiku njihet, të cilat janë bërë publike, janë diskutuar edhe gjatë qeverisë së mëparëshme, me vizitat e ministrit të jashtëm të Greqisë Venizellos në Shqipëri, dhe të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi. Pra është vazhdimi i atyre negociatave me të njëjtën axhendë.
Situata politike në Shqipëri ka një ndryshim, është fjala për një ndryshim brenda mazhorancës. Pasi është larguar një parti e cila mbron interesat e minoritetit grek dhe është zëvendësuar nga një Parti e cila është e kundërta e saj, PDIU. Mediat greke kanë shkruar për këtë, mendoni se do të ketë ndonjë zhvillim të ri pak më delikat sesa deri tani në këto bisedime të Ministrit të Jashtëm grek, apo është lënë jashtë axhendës?
Çdo gjë që prek marrdhëniet midis dy vendeve tona, që nga fusha ekonomike, nga bashkëpunimi europian, problemet e marrdhënieve politike, shkëmbimet tregtare të gjitha këto janë në axhendë. Për sa i përket ndryshimit të sfondit politik në Shqipëri, në një Parti ose tjetër, ato do të gjejnë zgjidhje në sfondin e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe zgjidhjen e problemeve shumë më themelore që janë që nga ato historike dhe deri tek problemet e fundit të lindura.
Ju faleminderit!
shteti grek duhet te zboi te gjithe gyzelet e Zikes qe mbushin barkun me fiq ne token helene…………
Ketu pajtohem me ty tfg, ashtu sikur shteti shqipetar ti zboi 0.87% bythgrisurit tuaj qe po mbushin barkun me shalqi ne token shqiptare duke iu leshqeni janullatos, pra ketu jemi ne rregull, per mua do ishte i mirseardhur dhe nje mur pergjate kufirit me jevgjistanin qe te perfundojen njeher e mire nderveprimet mes dy vendeve.
ndersa nje hap tjeter qe duhet te marre qeveria eshte te shkembej apo zboi nga jugu shqiptar pertej Skoumpini-t ,gjithe korraket shqipfoles,camet e pabese e te tredhurit……
Po si greku ti zboi shqipetaret nga toka e tyre???? cfar thua tani or hajvan apo nxjerre koken e gjarperit te pabes
O Ramy Abu Sunit Leshqeni, po ju deri dje leshonit Vrer Arab kur ndonje zyrtar Grek (e jo me ambasadori Rokanas) bente ndonje deklarat per tendencen e Minoritetit Etnik Grek ne Votime, si shume shpejt i haruuat.
Ore palla e kkkk tfgs kush qeveri duhet ta bej kete ti shkembej apo ti zboi nga jugu shqiptare na e ftillo se e ke shkrujt si P… ne dasem t ka fol goja para menjes me duket o derr
Po nje Mur pergjate kufirit me kete zgjebe greke qe po qelb vendin tone dhe Europen ketu jam me ty
ku tfgs rro.. ku ti ket,po ky ambasadori me ke tallet,te drejt vote ne greqi shqipetaret nuk kane ,ata qe mund te votojne jane 0.0000001
Asnje mur, asnje gur, pa marre fillimisht te gjitha Tokat dhe Trojet Legjitime Shqiptare te Çamerise dhe te ardhurat perkatese nga shfrytezimi 70 vjeçar i tyre.
Per “Cameri”!!!! mos e ke fjalen per Thesprotine, zon te Epirit te lavdishem!!!
Se c’fare ka qene dhe eshte Thesprotia lexo Wikipediad ne te gjitha gjuhet madje dhe ne Turqisht.
Sado qe te cireni ju Tradhetojne Mbishkrimet Greke ne te gjitha parqet arkeologjike Shqipetare, 2 klase shkoll te kesh bere ne Greqi dhe mund ti lexosh dhe kuptosh shume thjesht.
Hajde Tung….mos harroni te coni bythen perpjet bahke me Shpetim Idrizin ne ndonje Xhami.
Imagjinoni sa konfuz eshte nje zyrtar i nivelit te larte gjate deklaratave qe jep. As mish as pesh, e lexova artikullin dhe informacioni qe mora qe po i njejeti me ate qe pata para se ta lexoja.
Qytetaret shume mire qe jane integruar dhe zgjedhin cte duan, por per nje te mire te pergjitheshme cfare suppozimi ka ambasada Shqipetare ne Greqi:
OXI apo PO?
Se nje nga detyrat qe lideri dhe shteti kabe eshte te e udhezojne popullin ashtu sic beri Tspiras, pavaresisht se vota e fundit eshte e popullit, por Ambasada vete ka ndonje sygjerim?