TemA TV/ Shifra alarmante të divorceve. Gëzim Tusha: Institucioni i martesës, në rrezik. Dhuna, faktori kryesor i ndarjeve

11 Korrik 2015, 15:55Sociale TEMA

Nga Nertila Dosti

“Lindëm në një kohë kur nëse diçka prishej, ne përpiqeshim ta rregullonim atë dhe jo ta flaknim tutje”, ishte përgjigja e një çifti që kishte qenë i martuar për 65 vjet, kur u pyet nga një reporter.

Ndërsa çiftet shqiptare që i drejtohen gjykatës për t`u divorcuar, nuk kanë më asgjë për të “ndrequr’, por janë të gatshmëm të “flakin” çfarë është prishur dhe të pranojnë gjithë pasojat e tjera që rrjedhin nga një divorc.

Për çdo 100 martesa që janë realizuar në vendin tonë përgjatë vitit 2014 ,18 kanë përfunduar në divorc. Përditësimet e fundit të Open Data Albania lidhur me numrin e martesave dhe divorceve në vitin 2014 tregojnë një rritje me dy divorce nga viti 2013 në vitin 2014 .
Rrallëherë mund të qëllojë që në seancat e ndërmjetësimit, një çift të heq dorë nga ideja e divorcit dhe të gjejë çelësin e munguar në raportin mes tyre.
Kështu pohon për Tema TV avokati dhe ndërmjetësi Jeton Borishi.
Unë personalisht nuk kam pasur raste të tilla, pasi rastet që janë referuar të unë kanë qënë të kategorisë që kanë pasur një kohë të gjatë që kanë ndërprerë marrëdhënien martesore dhe ka qënë shumë e vështirë t’i pajtosh” është shprehur Borishi.

Në një shoqëri patriarkale si shoqëria shqiptare, liria për të zgjedhur divorcin në vend të një marrëdhënie që nuk funksiononte më,  ka qenë një koncept i papranueshëm, aq sa në shumë zona jourbane, por jo vetëm shpesh ndarja cilësohej edhe si turp, sidomos për femrat. Një koncept, që edhe pse i zbehur përgjatë 25 viteve të pluralizmit politik, sërish mbetet dominant, sidomos në shtresat më të varfëra të shoqërisë.

Duke risjellë diferencat në kohë, sociologu Gëzim Tushi thotë se në vitet 1960-1970, nuk ishte e lehtë të divorcoheshe, pasi kërkoheshin motive shumë të forta dhe për më tepër pala që kërkonte ndarjen përballej me pasoja të rënda.
Martesa e ka patur të ndaluar divorcin. Realizimi i divorcit ka qënë ekstremisht i ndaluar. Divorci nuk ka qënë i lehtë jo vetëm për kornizat morale por edhe vet shteti nuk të lejonte të bëje divorc për motive që nuk konsideroheshin të rëndësishme, duheshin motive të forta, në të kundërt ishte e pamundur” shprehet Gëzim Tushi.

Por nën ndikimin e një sërë faktorësh koncepti mbi martesën ka ndryshuar. Nëse në vitet 60-70  bëhej fjalë për një marrëdhënie monogame dhe seksualisht të mbyllur, nuk mund të themi të njëjtën gjë në ditët e sotme.

“Martesa është një institucion i jetës private. Intime, martesën e bëjnë individët, është akt i tyre dhe në këtë lidhje nuk ka të drejtë të ndërhyjë askush, ky është koncepti i ri i martesës” nënvizon sociologu.
Por çfarë po ndodh me martesat shqiptare dhe pse kjo tendencë në rritje për të shkuar drejt divorcit?
Një pjesë e madhe e divorceve vijnë si rezultat i tiranisë së opinionit shoqëror dhe i fuqisë që kanë konceptet e vjetëra mbi martesën. Një motiv është edhe varfëria që ekziston në shoqërinë shqiptare, por nuk mund t’i veshim varfërisë të gjitha problemet e martesës. Pjesa më e madhe e divorceve vijnë nga dhuna . Qendra e dhunës është familja, vendi ku ushtrohet më shumë dhunë është familja mbi të cilën shkarkohet dhuna fizike dhe verbale. Xhelozia është një faktor tjetër. Duhet të ketë një xhelozi normale dhe jo patologjike. Gjithashtu edhe teknologjia dhe dixhitalizimi i jetës e ka ulur privatësinë dhe ka zbular marrëdhënien martesore. Më pas kemi edhe shkaqe në reduktim si konflikti mes nuses dhe vjehrrës ose tradhtia”, – shprehet Sociologu Tushi për Tema Tv
Divorci më parë frenohej për shkak të kornizave të moralit dhe të ideologjisë së dikurshme.

Sot problemet e reja si dhuna, xhelozia, tradhtia, moskomunikimi, diverencat kulturore dhe varfëria  po kërcënojnë institucionin e martesës . Dhe premtimin e shenjtë “Në të mirë e në të keq”  jo të gjitha çiftet e përmbushin,”derisa vdekja të na ndajë”.

11 komente në “TemA TV/ Shifra alarmante të divorceve. Gëzim Tusha: Institucioni i martesës, në rrezik. Dhuna, faktori kryesor i ndarjeve”

  1. ceni says:

    ca je tu thon mer ,dhuna tradhtia ect.. ore ke lek ok skle lek gjej i tjeter kjo eshte injoranca e femrave shqiptare .

    1. El Comandante Che GueRama says:

      80% e problemit jane meshkujt si ti o kar me zile, 15% vjerrat e ajo qe ngel eshte 5% femrat.

  2. d says:

    ME PELQEN TEMA E TRAJTUAR, POR JO MENYRA. Opinioni shqiptar po edukohet shume keq qe nga hierarkia me e lArte shteterore e deri tek ato me te ultat dhe ç’presim me. Une do ta thosha me PLOTE GOJEN: A VERTET KA AKOMA MARTESA NE SHQIPERI? MOS VALLE ATO JANE THJESHT SHFRYRJE EPSHESH SEKSUALE SE PER POPULLIN E THJESHTE PRURJA E NJE KRIJESE NE JETE NE KETE VENDE (TME FALE ZOTI) ESHTE F A T K E Q E S I I I I I I I I.

  3. salem says:

    Dhuna eshte pasoja.
    Gjeni shkakun dhe mos ja fusni pordhes.
    Une mendoj se shkaku eshte degjenerimi qe i behet ketij institucioni.Ne te gjithe emisionet”e mbasdites” propagandohet,shthurja e familjes,stimulohen ndarjet,kur thuhet hapur:”s’ka dashri te perjetshme” dhe kjo shkakton ilaritet.
    Ka shembuj edhe ne Amerike si djepi i shthurjes,Itali e gjetke qe ciftet festojne 50 vjetorin dhe Rimartesa ne kishe etj.

  4. El Comandante Che GueRama says:

    Lejeni institucionin e marteses ju se ate e administrojne vete njerezit por merruni pak me institucionin e femijeve se cili nga prinderit duhet te kujdeset per ta. Ka shume raste qe burrat i kercenojne grate “me jep femijet ose te vrava”, jo sepse po u ha barku per femijet e tyre, por si mjet dhunimi psikologjik ndaj gruas “se poshter” qe i la vetem e vetem pse ata e rrihnin ate 3 here ne dite dhe shkonin me te tjera 2 here ne jave……..ose pse e linin rrogen e gruas ne bixhoz nderkohe qe vete parazitonin!!

  5. shqiptari i krishtere says:

    Enver Hoxha ka pasur shume te keqija por persa i perket familjes ka qene i perkryer.Nuk ka pasur divorc,abort,droge e as prostitucion dhe rini te cthurur.Vertet ky ka qene ateist por ama ka zbatuar pike per pike ate qe thote Zoti.Ne nje shembylltyre JEZU KRISHTI u thote kete ngjarje;NJE BABA KISHTE DY DJEM,I THOTE TE PARIT SHKO BIR E PUNOJE VRESHTIN,DJALI I THOTE PO POR SE NUK SHKON,I THOTE TE DYTIT SHKO BIR E PUNOJE VRESHTIN,I THOTE JO PORSE NE FAKT SHKON.I PYET SE CILI PREJ DJEMVE KREU VULLNETIN E BABES,I DYTI PERGJIGJEN APOSTUJT.ATEHERE U THOTE JEZUSI NUK ESHTE I DENJE PER ZOTIN AI QE THOTE O ZOT O ZOT POR AI QE KRYEN VEPRAT E TIJ.

  6. tfgs says:

    femra kristiane,larg duaret nga sunitet……..dhuna,percmimi,nenvleresimi,shtypia,shfrytezimi,pislliku madje edhe bashkejetesa ne kope[vjehrra,vjehrri,4 kunete dhe 5 kunata,gjyshe e gjyshia] si ne Afghanistan jane disa nga”dhuratat” qe te jep martesa me nje gyzel…………..

  7. anila says:

    Diorci eshte nje e keqe e domosdoshme, ne kushtet kur mardhenia ne cift konsumohet dhe behet e pariparueshme!Burrat shqiptare ne shumicen e tyre jane xheloze te semure. E konsiderojne gruan si placke te tyre dhe nuk e durojne dot qe gruaja te jete e hapur ne shoqeri. Sado te rinj ne moshe jane burrat ata kane marre edukate nga baballaret e tyre dhe bejne te njejten gje. Mjere femrat shqipare!

  8. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Familja asht qeliza e shoqerise,
    Ka disa lloj martesash qe jan te destinume me ndarje.
    Martesat e adoleshentve (kur je e papjekun nga trute dhe mashtrohesh)
    Martesa te detyrume (nga varfnia,prinderit,dhuna psiqike)
    Ne nje shoqni te emancipume dhe me baze ekonomike te sigurt dhe hapi per te nisur krijimin e familjes behet me i matur.

  9. kaonia says:

    Ik o Gzimo me keto teorit tuaja.Ndahet se skane buke per darke ne shtepi.Raca juaj mbase ndahet per xhelozi e tradheti..Legena!

  10. cipras shpresa qe lind says:

    Dikush tha enveri kishte plot te keqia por familjen e mbronte. Tkfgos fajeson sunitet.
    Une kam njezete e ca vjet ne perendim dhe mund te bej disa krahasime.
    Enveri nuk ka pasur gabime pervec denimit me vdekje qe ne kushtet e kohes dhe rrethanave ne nje fare menyre justifikohet. Familja ne ate sistem ishte nje persosmeri.
    Feja myslymane tkfgos duket se ka plot te perbashketa me familjen sociale, gje te cilen une e quaj ane pozitive. Edhe feja orthodoxe vete por dhe e influencuar nga pushtimi osman ka pasur nje ndikim shume te mire ne familjen sociale. Kapitalizmi i eger, paraja, makuteria, stresi i jetes, nevoja per pune solli nje ndikim shume negativ ne jeten familjare. Ju vertet thjesht thoni dhuna.
    Po kush e shkakton dhunen dhe pse?
    Jeta e pasigurte per te nesermen. Cdo mengjes mund te gdhihesh i papune. Pasi humb punen do humbasesh shtepine. Ne socializem kishte varferi por kishte siguri e nesermja. Kishe nje shtepi te vogel me familje te madhe. Kishe pune te garantuar. Tani mund te kesh nje shtepi te madhe por nje familje te vogel. Humbje pune. Rrezik te humbjes se lekeve rezerve. Falimentim. Shikoe tkfgos sa shume eshte rritur stresi ne greqi dhe itali.
    Cajupi keshillon nese ke nje shtepi dhe te shembet mos u merzit se po te doje zoti te nderton nje me te madhe.
    Nese largqofte te vdes femija mos u merzit se zoti te jep dy binjake.
    Prandaj e ftoj tkfgos dhe shume te tjere te keni respekt per kedo ne bote pa dallim feje dhe rrace. Edhe zezakun zoti yt e ka krijuar.
    Hami, sami dhe xhapethi ishin vellezer, djem te noas.
    Hami shkoi ne jug dhe krijoi te zinjte.
    Sami krijoi semitiket, cifut dhe arap.
    Xhapethi krijoi te bardhet.
    Pra te gjithe jane vellezer.
    Divorcet po ndodhin nga divorci por dhe programet e tipit arjan cani. Ky manjak sexual po influencon tek te rinjte per prishjen e familjes.
    Thenia e atyre dy te moshuarve eshte domethenese.
    Ne kohe te enverit asgje nuk hidhej poshte por riparohej.
    Edhe maredheniet duhen riparuar.
    Koshienca e ulet e popullit shqiptare ka krijuar shume probleme sociale.
    Ne duam te divorcojme po sduam te na i divorcojne motrat.
    Ne duam te hyjme ne mes te cifteve te tjera po sduam tna hyj njeri ne mes.
    Populli thote cte besh do te bejne.
    Nese nuk do te nderhyje njeri mes jush mos hyj ne mes te te tjereve.
    Mos prish familje se ben mekat te madh. Le femije jetim.
    Koka ben koka peson.
    Tv duhet te edukojne njerezit
    Dhe jo si arjan cani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje