Vladimir Gjuta: S'kam lidhje me tritolin e vendosur në farmacinë e babait të Tahirit

13 Korrik 2015, 14:57Kronika TEMA

Gjykata e Apelit të Krimeve te Rënda ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrestit me burg” ndaj Vladimir Gjutës, të akuzuarit për vendosjen në dy raste të tritolit ndaj babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Avokati i Gjutës kërkoi ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Edhe në këtë seancë, Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me eksploziv në farmacinë e Bashkimit Tahirit dhe me tritolin që çaktivizua nga policia në vendparkimin e makinës së tij.

Gjuta do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e krimeve të rënda në lidhje me atentatet terroriste të shkurtit të këtij viti ndaj, ku Gjuta është i dyshuari kryesor i prokurorisë si ideator i këtyre sulmeve.

Vladimir Gjuta ra në prangat e policisë në rrugën e Kombit pas 4 muajve në arrati.

1 komente në “Vladimir Gjuta: S’kam lidhje me tritolin e vendosur në farmacinë e babait të Tahirit”

  1. salem says:

    Te gjithe kriminelat keshtu si ti thone.
    Ju thafshin krahat atyre qe e kane per detyre te mbajne ty ne burg dhe degjojne pordhet e tua”s’kam gisht…”Ti ke krahun komplet more qen i Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje