Takimi me Schulz dhe Vlahutin/ Basha: Rama- Meta, penguan dekriminalizimin dhe shkatërruan standardet zgjedhore

14 Korrik 2015, 11:16Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar  me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, dhe ambasadoren e BE-së në Tirana, Romana Vlahutin.

Pas takimit Basha ka folur për mediat ku ka deklaruar se ka siguruar Presidentin Schulz se PD është e angazhuar për të ecur përpara  për dekriminalizimin, gjë e cila nuk ka funksionuar për shkak të dyshes, Rama-Meta

“Falë mbështetjes së tij personale që më 24 dhjetor u arrit marrëveshja për dekriminalizmit. Por për fat të keq marrëveshja nuk ka funksionuar për shkak të mosangazhimit të dyshes Rama-Meta. Ndava shqetësimin për kandidimin e personave me rekorde kriminale dhe për zhbërjen e standardeve për zgjedhjet e 21 qershorit. Me presidentin Schulz ndamë pikëpamjen se një angazhim konstruktiv i palëve do të ishte rruga e duhur për të zgjidhur këto probleme ekzistenciale. E sigurova se PD dhe unë jemi të angazhuar për të ecur përpara, me përparësi dekriminalizimin. Të bindur se nuk mund të ketë integrim me kryetarë bashkish të inkriminuar”, tha Basha.

Kreu i PD-së, i ka mëshuar fort standardeve të zgjedhjeve të 21 qershorit, që sipas tij janë shkatërruar nga maxhoranca, dhe shtoi se i ka kërkuar presidentit Schulz kthimin në vëmendjen e institucioneve evropiane të kësaj çështjeje.

Problemi themelor është ai i zgjedhjeve i votës, kërkova ndihmën e presidentit të PE që në bazë të raporteve përfundimtare të OSBE të kthejmë në vëmendjen e institucioneve europiane domosdoshmërinë për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo maxhorancë. Të përpiqemi së bashku për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që meriton. Mundësi e jashtëzakonshme e të gjithëve të bashkojmë forcat për të mos lejuar zhbërjen e standardeve të demokracisë”, theksoi kreu i PD-së

3 komente në “Takimi me Schulz dhe Vlahutin/ Basha: Rama- Meta, penguan dekriminalizimin dhe shkatërruan standardet zgjedhore”

  1. Me ne fund...... says:

    Ky edhe si klloun cirku nuk ben.

  2. Armando says:

    Kur do te heqin dore keta politikanet tane ( si te majte ashtu dhe te djathte ) nga fenomeni i te qurraviturit para ‘NDERKOMBETAEVE’ per problemet e brendshme tonat…

    Tamam si grate e keqia…

  3. Neveri says:

    Mire mo idjot ke ndonje reason qe zgjedhjet jane manipuluar dhe jane shkelur standartet, apo keshtu e do puna se ndryshe nuk e gelltim dot menjthere.

    Une po te theme vetem dy sugestion. E para distancohu ne me nunyre te menjehershme dhe publike nga lideri i meparshem, dhe e dyta eshte qe ti duhet te japesh dorheqjen sa me pare se nuk je per ate pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje