Mospagimi në afat i sigurimeve shoqërore, përfitojnë mbi 38 mijë biznese

17 Korrik 2015, 17:48Ekonomia TEMA

Rreth 38 mijë biznese do të përfitojnë duke nisur nga muaji i ardhshëm faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve shoqërore e shëndetësore.

Ligji është botuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi në fillim të muajit gusht. Sipas ligjit, falen në masën 100 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri më 31 dhjetor 2014, pavarësisht vlerës së detyrimit, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në datën 30 shtator 2015.

Brenda 3 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj. Listat e subjekteve përfituese dhe vlera e gjobave përkatëse publikohen, brenda 3 muajve, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Bazuar në gjendjen e detyrimeve, pagesave, gjobave e kamatëvonesave, nëpërmjet këtij ligji parashikohet që nga falja e gjobave të përfitojnë mbi 38 mijë subjekte, me një vlerë prej rreth 3 miliardë lekësh. Nga ana tjetër, nëpërmjet zbatimit të këtij ligji, në relacion evidentohet se pritet që të arkëtohen rreth 6. 5 milardë lekë.

6 komente në “Mospagimi në afat i sigurimeve shoqërore, përfitojnë mbi 38 mijë biznese”

  1. bekim says:

    sa shtet rrampalle qe eshte fale fatura dritash ,uji ,taksa ,sigurimet shoqerore,shendetesore .
    a ka ligje ai vend a jo?
    Kush jane keta pushtetare qe i falin keto detyrime a thua jane pronar te atij vendi
    zbatoni ligjet se late name me keto falje jeni bere si shtet bananesh

  2. altini says:

    Bravo Edi Rama!
    Ua fale kamat vonesat bizneseve sikur t’i kishe PARET E BABAIT TEND!!!
    Nuk ke lene njeri pa u falur borxhet,kamat vonesat,gjobat etj,VETEM NE ISH USHTARAKEVE PO NA I MBAN NGA PENSIONI I PLEQERISE NGA 20% CDO MUAJ sipas LIGJIT ANTI KUSHTETUES TE Sali Berishes, qe ty nuk te intereson ta SHFUQIZOSH!!!
    Pra del se si Sali Berisha,Fatos Nano dhe ti,o i MALLKUAR,ish ushtaraket i keni dashur per vota dhe i keni trajtuar si ARMIQ!!!
    MALLKUAR QOFSH EDI RAMA!!!
    Te rafshin ne koken tende MALLKIMET tona dhe te femijve tane!!!
    Kjo qenka DEMOKRACIA FASHISTE e reklamuar aq shume!!!

    1. Partizani says:

      Akoma nuk e keni marre vesh ju ish ushtaraket se Edi Rama ashtu si Sali Berisha kane marre detyre nga padronet e tyre qe te shkaterrojne PD e PS???
      Iku PD-ja per lesh,iku PS-ja per dhjame qeni!!!
      Edi Rama eshte kryetar i te persekutuarve politike!
      Prandaj ai gjate ketyre 2 vjeteve u ka dhene atyre miliona leke,ndersa per ish ushtaraket,jo vetem nuk ka thene ndonje fjale,por po u merr nga 20% cdo muaj nga pensioni i pleqerise!!!
      Edi Rama eshte ARMIKU i juaj,njelloj si Berisha!!!

  3. Erion Ahmadinejad says:

    Po ata që kanë paguar rregullisht ça përfitojnë.Ja dhe RIPJELLJA MAVI.Ku ishe asgjëkundi,ça bëre hiçasgjë.

  4. Tema says:

    Të shtohet presioni te kjo kategori.

  5. anonim says:

    Ore po ca thoni kshu. Ne jemi biznes i vogel, dhe sna del llogaria te paguajm ekonomist pasi jemi te vetepunesuar. Kshu si ne jan me mijera biznese, pra vetepunesim per te nxjer muajin. Keta rrumpallat, ndryshojn ligjin cdo 3 muaj, dhe duhet te rrish me buk me vete tek tatimet te presesh ndryshimin e ligjit, ndryshe e hengre gjoben 100 mij lek. E pse duhet te paguajm ne gjob per 1 dite vonese? Detyrimi eshte detyrim, dhe te vihet kamate, jo te vihet gjob, sidomos te biznesi i vogel, qe mezi mer fryme, jo me te gjobitet. Biznesi i vogel, madje duhet te subvencionohet kur shihet qe ka njerez qe marin iniciativen te vetepunesohen, mos te trajtohen sikur po shesin droge dhe nuk e ka njeri problem per 1 gjob 100 mij lekshe. Po kur vijn keta debilat e kontrollit, gjasme kontrollojn per rregullsine e biznesit, ketu mezi po e mbajn hapur, legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje