Vdekja e Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit të kombëtares Alban Hoxha , në dhjetor të vitit të shkuar gjatë lindjes së foshnjes, ka dy mjekë përgjegjës, që pritet të gjykohen me akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.
Elona Hoxha anestezite dhe Petrit Burba mjek obseter – gjenekolog, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e mjekimit të pakujdesshem, qe ka sjellë për pasojë vdekjen gjatë lindjes në maternitetin”Koco Gozheni” të së ndjerës Dorjana Haka .
Një muaj pas ngjarjes së rendë Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet në lidhje me trajtimin mjeksor të pacientes pak minuta pas lindjes.
Në fillim vdekja e saj u raportua si natyrale, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Familja e vajzës denoncoi në prokurori faktin se shkaku kishte lidhje me veprimet dhe neglizhencën e mjekëve gjatë lindjes, raporton Ora News.
Tashmë dosja për dy mjekët e materniteteit është dërguar në gjykatë në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.
Futini ne burg te kalben, Shqiperia vendi me me shum vdekje te foshnjave por edhe grave gjate lindjes ne Evrope. Por kot, gjykatat ne Shqiperi jane nje hale e asgje tjeter, mbas nje kohe te shkurter jasht do jene e do ti keni prap ne maternitet keta doktotat me “diplloma”
Nese vertetohet akuza si Mjekim I pakujdeshem, mjeket duhen cuar ne qeli disa vite.
Te kesh jeten e dikujt ne duart e tua, e te neglizhosh e ta cosh ne vdekje ne nje moshe te re, ne ditet me te bukura te jetes eshte krim, dhe uroj qe drejtesia te vendoset ne vend.
Te fusesh ne operacion nje pacient pa i bere asnje lloj analize shendetesore, ta nxjerresh nga operacioni e te mos i monitorosh asnje lloj parametri jetik, te mos respektosh asnje rregull para ose pas operacionit, eshte pergjegjesi e mjekeve amatore qe kane mbushur spitalet shqiptare.
Eshte per te vene duart ne koke kur mendon qe nje vajze ne nje moshe kaq te re, ti merret jeta qofte edhe per nje injeksion kunder mpiksjes se gjakut, qe mund te ndodhe shpesh ne rastet e lindjeve jo normale.
Uroj qe ky akt nga ana e prokurorise do kursej jete te tjera te pafajshmne qe mund te ishin viktimat e radhes se neglizhences se mjekeve. Vlen per tu permendur ketu fakti se pak dite para se te ndodhte kjo tragjedi, nje vajze tjeter kishte qene e pafate e kishte pesuar te njejten gje po ne te njejtin spital. Fakti qe u hesht, mori nje jete tjeter. Te denoncosh nje krim kur je ne deshperim nuk eshte hakmarrje, por nje akt qe mund te shpetoj dike.
Zoti e prefte ne paqe shpirtin e saj edhe pse iku atehere kur duhej me shume ne kete jete, per femijen, bashkeshortin e familjen e vete.
Ata qe e kane njohur vertete e ndiejne mungesen e saj. Uroj qe drejtesia te qetesoi shpirterat e trazuar te familjes se saj me vendimin e drejte.
O Gazetare, o gazetare, jeni bere dhe gjyqtare, sa here ju flisni, nje jete njeriu godisni!
O Tema!
Po kujt i referoheni per konkluzionin qe nxirrni? A e dini se nuk ka mjek ne bote qe kerkon me dashje t’i vdese pacienti? A e dini se rezultati i punes se mjekut ne 50% varet prej tij dhe gjysma tjeter nga mjetet dhe kushtet e punes? A e dini se ka komplikacione qe nuk parandalohen ,dhe te tilla komplikacione shpesh jane vdekjeprurese pavaresisht mjekimit ne kohe? Po faktin qe per gruan akti i sjelljes ne jete te nje femije eshte akt sublim pasi nena pa vetedije gjate aktit te lindjes rrezikon jeten e saj per t’i dhene jete bebit. Po ta dinin paraprakisht se cfare komplikacionesh serioze per jeten sjell periudha e shtatzanise aktlindja, dhe periudha e lehonise, asnjera prej tyre nuk do te lindte ndonjehere.
Prandaj po ju them boll i trajtuat mjeket si kriminele ata jane njerezit me te interesuar per ecurine e mire te pacienteve te tyre (pas vete pacientit kuptohet ) pasi kerkojne qe puna e tyre te kete duk. nga pikepamja etike po beni nje gabim te rende etik duke anatemuar mjeke te nderuar si kriminele kur asnje gjykate ne RSH nuk i ka denuar si te tille. Ata kane te drejte te kerkojne demshperblim moral dhe financiar prej sitit tuaj dhe gazetes se ciles ju i referoheni.
Sa me kompetenca qe flisni more njerez, pa ditur asgje nga rasti konkret, villni vrer ndaj mjekeve. Me sa kam lexuar une, kjo vajza kishte probleme gjate gjithe shtatzanise madje edhe ishin paralajmeruar familjaret per nje fund tragjik te mundshem. Si nuk flasin njehere keta gazetaret per prokuroret e korruptuar qe sulen si cakej ndaj mjekeve! Dhe mos harroni ceshtje gjyqesore per mjekim te gabuar ka edhe ne perendim por jane ceshtje civile, vetem ketu ne Shqiperi plasen mjeket ne burg si kriminle, nderkohe kriminelet shetisin e vrasin turistet. Mos u merzisni se pas ca vitesh do e shikoni se si do ngelni pa mjeke se jane duke ikur te gjithe ne emigracion!
Daniel
Nuk e di se ku e ke lexuar ti kete lajm, por je komplet jashte realitetit. Nese te vjen keq per mjeket atehere sdo e uroja qe ta provoje mbi kurriz nje tragjedi te tille.
Qe te jesh i qete ti e ndonje lexues tjeter, ate vajze e vrane mjeket. Eshte per te ardhur keq, qe dikush si ty paska informacion qe gjate gjithe shtatezanise ajo paska pase probleme, pasi eshte e kunderta. Por kjo ska vlere, pasi mjeket per te bere e ndare pazaret e shtyne ate drejt salles se operacionit, per ti marre dhe jeten.
Ti duhet te kuptosh dicka, qe nese ti sje i sigurte ne ato qe shkruan, me mire hesht se helmon me shume me ato qe thua. Por kjo eshte e keqja e ketij kombi. Japin leke tek mjeku qe ti marri jeten, dhe ne anen tjeter dalin tipa si ky Danieli qe na i ardhka keq per mjeket se po na ikin nga Shqiperia. Sa turp.
Hesht me mire zoteri.
Jam mese e bindur qe Doriana Haka ka vdekur nga mungesa e kujdesit pas operacionit,,,kete siguri po ma perforcon edhe komenti i “Daniel” ,i cili po del ne mbulimin pa skrupuj te fajeve te tij (ndoshta) apo kolegeve te tij.
Ne e dime se krimet e mjekeve i mbulon dheu,po aq sa dime qe vendosmeria per t’i shkuar deri ne fund hetimeve mund t’i kerreje keto krime nga dheu.
Prape po ta them, mos flit me kompetence dhe mos dil ne perfundime te nxituara, se kush e vrau ate vajze, eshte e turpshme te thuash per mjeket gjera te tilla. Nese ka ndodhur si thua ti, atehere askush nuk duhet te jete i qete ne Shqiperi, por fakti eshte qe sa here ndodh ndonje vdekje ne spital (cka eshte e pashmangshme) hidhen “kompetentet” dhe nxjerrin konkluzione. Ti nese di ndonje gje me shume, na jep fakte!
djale i dashtun ,
duhet te dish nje fakt.
Populli reagon ne kete menyre per faktin qe 80% e mjekeve te kerkojne para per te bere operacione.
Me thuaj ti, çfare do ti beje ti nje mjeku ne qofte se ai te kerkon para,.. ti ndoshta nuk i ke dhe pastaj i afermi yt te vdes per nje grush parash ?
ne qofte se je burre pergjigju me shpirt dhe ndjenja kesaj pyetjeje dhe ndoshta pastaj do te kuptosh se perse njerezit acarohen.
çdo kush nga ne ka paguar per operacione , prandaj te lutem mos me be si goce e virgjer dh me muhabete koti.