Çdo javë tek Infektivi Në QSUT paraqiten 20 persona që shtrohen pasi diagnostikohen me një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Një përqindje e lartë e shqiptarëve janë të prekur nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme deh shifrat mund të jenë edhe më larta nga sa mendohet pohojnë mjekët.
Sipas tyre ka disa faktorë që kanë çuar në rritjen e këtij numri, siç janë raportet e rastësishme seksuale me persona të panjohur, pakujdesia nga seksi oral ku zakonisht nuk përdoret prezervativ, emigrantët të cilët kanë familje në Shqipëri, por ndërkohë bëjnë jetë aktive seksuale edhe ne emigrim, si dhe puntoret e seksit dhe klientët e tyre.
Nga personat e infektuar me SST ( Sëmundje seksualisht e transmetueshme) mendohet se rreth 14 % prej tyre janë adoleshentë. Dhe sigurisht këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sëmundjet më të frikshme, siç janë HIV AIDS, Sifilizi apo Gonorrea.
Për mikrofonin e TemA Tv mjekja infektologe Ermira Muça tregon se janë 20 raste çdo javë që shtrohen në spitalin e Infektivit ku numri më i lartë i sëmundjeve të transmetueshme janë: HIV AIDS, sifilizi, hepatitet etj. Mjekja infektologe ngre shqetësimin se shumica e njerëzve neglizhojnë trajtimin e këtyre infeksioneve, çka shton rreziqet për infektimin e një numri më të madh njerëzish.
Muça tregon shkaqet dhe format sesi shfaqen SST-të si dhe kujdesin që duhet të kemi për t’i parandaluar në kohë problemet që shfaqen në shëndetin riprodhues prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
“Është e vërtetë që ka një tendencë në rritje të sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, që janë kryesisht të shkatuara nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura duke filluar nga sëmundjet virale, bakteriale dhe ato parazitare. Në Shqipëri kemi vënë re rritje të lartë të sëmundjeve të trasmetueshme të tipit , HIV AIDS, Sifilizi, Heptatiteve, Konilomave etj. Kategoritë më të rrezikuara janë janë ato persona që kryejnë mardhënie seksuale të pambrojtura, siç janë “puntoret e seksit” dhe klientët e tyre , grupi i MSM-ve”, pohon Muça.
E pyetur se çfarë duhet bërë për të evidentuar në kohë këto infeksione dhe si ta dimë që kemi një problem, mjekja Ermira Muça shprehet se kryesorja është sensibilizimi dhe nuk duhet të mungojnë vizitat tek mjeku specialist.
“Tre janë ato elementë, apstinenca, përdorimi i kondomave dhe besnikëria. Dmth apstineca mendohet për pjesën e pubertetit dhe të adoleshencë,s pra të rriten mosha e debotimit seksual jo në adoleshencë të hershme. Nga ana tjetër është besnikëria, që të kryejë marrdhënie vetëm me një person. Nëse ka persona që nuk i respekton këto të dyja është mundësia e tretë, përdorimi i kondomave, dmth përdorimi i mjeteve mbrojtëse që të mbrojnë vetën e tyre nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme”.
Mjekja infektologe thekson se në Shqipëri ekziston ende kompleksi i hershëm për tu drejtuar tek mjeku gjinekolog.
Sipas saj në vendin tonë është akoma ajo frika për të mos u paraqitur menjëherë, pasi mendojnë se është një vetmjekim që ata mund të bëjnë ose mjaftohen me një medikament në farmaci, por kjo gjë i penalizon personat qe vuajne nje shqetesimt e tille. Ndaj personat që dyshojnë për SST duhet të drejtohen tek mjekët e specializuar, pohon ajo.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë infeksione që merren dhe transmetohen nëpëmjet raporteve seksuale. Mikroorganizmi që shkakton sëmundjen mund të kaloj nga personi i infektuar në partnerin e shëndoshë nëpermjet gjakut, spermës, sekrecioneve vaginale, si dhe çdo fluidi trupor. Një pjesë e këtyre sëmundjeve mund të kalojnë nga nëna tek fëmija, gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes, nëpermjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të shiringave të infektuara. Shumë prej këtyre infeksiove nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerëz plotësisht “të shëndetshëm” në dukje.
SËMUNDJET SEKSUALISHT TË TRASMETUESHME
1-Balanitis
Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga higjiena e ulët.
2-Klamidia
Klamidia infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.
Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze.
3-Epididmitisi
Epididmtisi nuk është gjithmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale, por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomat e infektimit janë dhimbje në testikuj dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin është përdorimi i kondomit gjatë seksit.
4-Herpesi gjenital
Virusi mund të infektojë gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pas fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijezat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptomë.
5-Lythat gjenital
Janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Pas infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale.
6-Gonorrea
Është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomat e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pas ekspozimit. Por ndonjëherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të keni simptoma.
7-Sifilisi
Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatzana. Simptomat e sifilisit janë të njëjta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pas seksit me personin e infektuar.
8-Infeksioni mykotik
Është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si baktere jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruarje, ënjtje, dhimbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Infeksioni mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar, por infektimi mund të ndodh nëse vishni rroba të ngushta nga najloni apo goma.
9-Trikomanas vaginitis
Shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptoma. Nëse simptomat janë prezente ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar.
po keto jane pasojat e gjith ketyre fotove me byth jashte qe Mero dhe gazetat e tjera promovojne cdo dite…
Jan grate dhe burrat e PS dhe LSI se ato jane kurva e kurva me nam , po kujdes ju burrat e PD mos shkoni me grate e PS, se edhe ju legena jeni.
Kategoria e atij qe shante klimax ne artikullin per greqine.
Te tere nga sida do vdesin.
Sistemi imunitar ësht defektoz