Batuta e Majkos për Tahirin: Kam edhe unë vërejtjet e mia, shkele ligjin antiduhan

23 Korrik 2015, 14:02Politika TEMA

Mes debateve në Kuvend ku po diskutohej marrëveshja me Qeverinë amerikane për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, nuk ka munguar as edhe një batutë e deputetit Pandeli Majko në drejtim të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Majko nënvizoi se partneri ynë SHBA, por dhe BE janë në krah të Shqipërisë e të qeverisë shqiptare në një mision mjaft të rëndësishëm siç është lufta kundër krimit dhe kontrollit të narkotikëve. Ai i kërkoi kolegëve të opozitës që të jenë seriozë kur parlamenti diskuton një marrëveshje kaq të rëndësishme.

“Duhet të jemi seriozë kur diskutojmë marrëveshje të tilla, e cila në thelb është një marrëveshje standarde mes dy vendeve dhe që dëshmon se partneri ynë më i rëndësishëm strategjik, SHBA, do të na jetë në krah në luftën kundër krimit”, tha Majko ish-kryeministër.

Madje Majko i kërkoi opozitës të jetë e matur në këtë moment kur etiketohet Shqipëria si “Kolumbi” dhe thumboi ministrin Tahiri se shkel ligjin për duhanin.

“Edhe unë mund të kem vërejtjet e mia për ministrin e Brendshëm, i cili vazhdon të jetë shkelës permanent, zoti Paloka për ligjin e duhanit”, tha Majko.

Nisur nga përmbajtja e projektit, që i shërben forcimit të sektorit të drejtësisë penale shqiptare dhe kapacitetit të saj për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar krimin, deputeti socialist tha se ne sot kemi gjyqtarë apo prokurorë të cilët për të njëjtat krime japin vendime të ndryshme apo për trafikantë kanë dhënë vendime duke i nxjerrë nga burgjet dhe duke i dhënë dënime mininale.

“Ne këtu në parlament mund të miratojmë ligje të mira, por kur ato bien në duar të këqija ligjit humbet. Nuk mund të them sot se Shqipëria ka një sistem të dobë ligjor, por sistemi i drejtësisë pa diskutim duhet të presë dhe të jetë i gatshëm për një reformë thelbësore dhe cilësore”, nënvizoi Majko.

5 komente në “Batuta e Majkos për Tahirin: Kam edhe unë vërejtjet e mia, shkele ligjin antiduhan”

  1. albani says:

    Shkerdhata gazetare dhe shkerdhata karagjoze politikane qe nje shkelje ligji e quani batute dhe shaka.
    Ligji anti-duhan eshte ligj qe duhet te respektohet nga cdo zog kurve politikan,se po e shkelen ata me te dyja kembet ligjin,populli ja ka q…nenen te gjitha ligjeve.
    karagjoze deputete dhe gazetare.

  2. shba aleati( strategjik) i qeverise shqiptare??! hahahaaaa me keto parrulla majko me shoke ia qine nonen ketij vendi ,per pak po e nxjerrin ne ankand! amerika ka interesat e saj si kudo ne shqiperi,nuk pjerdh usa per politikanet karnavale qe hane buken kot si ky tipi majko me kompani

  3. lupua says:

    Doli dhe ky katrani i tunelit shqiperi-itali…Pse thoni qe Majko nuk ka kellqe, ia numeroi ministrit te rendit mu ne mes te parlamentit, tek e tek e tek: ke shkelur ligjin ne menyre te perseritur. Bravo Majko ne ketej i themi ra nje zjarr ne perua, vete u ndez e vete u shua ose nuk te ha qeni i ketij…

  4. peço says:

    Sa më pëlqen ky Majko, kurrë nuk rritet, kolopuç i përjetshëm ka për të qënë.Vallahi, vepër të qëlluar ka bërë Berisha kur e bëri ” pishtar të demokracisë”.Këta të Tema-s nuk rrinë dot pa tallur trapin herë pas here me këtë personazh kaq grotesk, sa bënë të qeshin edhe pulat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje