24 administratorët që do të drejtojnë Tiranën/Veliaj: Hiqni flamujt partiakë

31 Korrik 2015, 20:34Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u prezantoi mbrëmjen e djeshme 24 administratorët që do të menaxhojnë 24 njësitë që përbëjnë Bashkinë e madhe të Tiranës.

Ndërsa u dorëzoi vulat, paralajmërimi kryebashkiakut ishte i qartë: qëndrimi në këtë pozicion do të varet plotësisht nga performanca e tyre në detyrë.

Si një pozicion i emëruar dhe jo i zgjedhur, puna juaj do të përcaktojë edhe qëndrimin tuaj në detyrë”, tha Veliaj.  Kreu i bashkisë më të madhe në vend kërkoi nga 24 administratorët që të njihen me problemet e njerëzve, të njihen me shqetësimet e tyre. “Duhet të prekni problemet në terrent, të shihni shërbimin e transportit, nëse pastrohen plehrat, nëse qytetarët furnizohen me ujë”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se emërimi brenda 24 orëve i administratorëve u krye me qëllim që qytetarët të mos privohen nga shërbimet bazë të njësisë. Sipas kreut të bashkisë, puna e secilit administrator do të matet me faktin sesa qytetarë që nuk gjejnë zgjidhje nga administratorët do të kërkojnë zgjidhjen në bashki.

“Nëse qytetarët vijnë dhe kërkojnë sqarime dhe zgjidhje në Bashkinë e Tiranës, kjo do të thotë se ata nuk kanë gjetur zgjidhje dhe sqarime tek ju. Ndaj unë i kërkoj qytetarëve që të mos largohen pa u sqaruar nga Administratorët. Por nëse qytetari vjen në bashki i pasqaruar, kjo do të thotë që Ju si administrator nuk keni bërë detyrën tuaj”, iu drejtua Veliaj.

Në vijim ai ka kërkuar nga secili prej Administratorëve që të lëtë mënjanë flamurin e partisë dhe t’i shërbejnë qytetarëve pa asnjë dallim.

Nga ky moment 24 administratorët janë 24 administratorët e Bashkisë së Tiranë. Në administratë do të valëviten vetëm dy flamuj, flamujt e partive do t”i parkojmë për fushatë e ardhshme. Siç funksionuam në fushatë, ekipi unë do të jetë unik”, tha Veliaj.

Kreu i ri i bashkisë siguroi se me ndryshimin e funksionimit të bashkisë pas reformës territoriale, shërbimi për qytetarët nuk do të ndërpritet për asnjë moment dhe u kërkoi administratorëve që të jenë në shërbim të çdo qytetari.

Në momentin e parë që në Bashkinë e Tiranës që vjen këtu dhe kërkon certifikatë sepse nuk gjen hapur njësinë, apo kërkon shpjegimi apo ndihmë është shenja e parë që njësia nuk funksionon. Nëse doni që kjo marrëdhënie të jetë serioze dhe afatgjatë, do të doja aq asnjë qytetarë të mos largohet pa shërbim. Në njësitë administrative, ju jeni bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

Nisur nga reagimet për përdorimit të transportit publik në ditën e dytë të punës, Veliaj tha se “gaztorët nuk ia kanë dalë kurrë të ndryshojnë gjë”, këtë tha ai e kanë bërë administratorët. Ai u kërkoi 24 administratorëve që të inspektojnë personalisht shërbimet publike pasi vetëm kështu do t’ia arrijnë të përmirësojnë këto shërbime për qytetarët.

 “Kjo është e vetmja mënyrë për të kontrolluar shërbime që kanë dalë nga kontrolli. Mund të tallen ditë e parë, por kur të përdorni më shpesh do të ketë presion edhe më të madh ndaj kompanive për të përmirësuar shërbimin. Do të merremi personalisht me çdo shërbim. Mund të rrisim cilësinë e shërbimeve nëse 24 administratorët inspektojnë shërbimet publike”, tha kreu i bashkisë.

Nga 24 admnistratorët e kryeqytetit, 6 prej tyre janë gra. Ajo çfarë vihet re është fakti se periferia i është besuar masivisht për drejtim administratorëve burra.

1.Administratore e njësisë numër 1 -Trendelina Jaku
2.Administrator i njësisë numër 2 -Elez Gjoza
3.Administratore e njësisë numër 3- Ergesta Ninka
4.Administratore e njësisë numër 4 -Liri Qoshi
5.Administratore e njësisë numër 5- Violeta Kika
6.Administrator i njësisë numër 6 -Adriatik Merko
7.Administratore e njësisë numër 7 -Gjinovefa Kadria
8.Administrator i njësisë numër 8 -Erjon Xhafa
9.Administratore e njësisë numër 9 -Adelina Albrahimi
10.Administrator i njësisë numër 10 -Arian Hamiti
11.Administrator i njësisë numër 11 – Gentian Arapi
12.Administrator në Petrelë – Sokol Kupi
13.Administrator në Farkë – Admir Abrija
14.Administrator në Dajt – Kujtim Qefalia
15.Administrator në Zall-Bastar – Genc Sita
16.Administrator në Bërzhitë – Refik Velia
17.Administrator në Krrabë – Alfred Brahja
18.Administrator në Baldushk – Ilir Bermeta
19.Administrator në Shëngjergj – Shpëtim Sina
20.Administrator në Vaqarr – Gentian Myrtaj
21.Administrator në Kashar – Erin Çatri
22.Administrator në Pezë – Besmir Kola
23.Administrator në Ndroq – Xhavit Çeka
24.Administrator në Zall-Herr – Arben Maloku

14 komente në “24 administratorët që do të drejtojnë Tiranën/Veliaj: Hiqni flamujt partiakë”

  1. tfgs says:

    24 administratore ne 24 ore dhe totalisht sunite………..!!!!!

    1. B m says:

      Debil, jo me patjeter duhet te shkruash dicka gjithmone.

      1. tfgs says:

        Beqir myslimon[B m],e kuptoj irritimin tend,por kjo eshte e verteta…………….

  2. askushi says:

    pu drogazhiu i oeshngritjes elez gjoka dora e zgjatur e ilir hajdutit perseri admiistrator i njesise 2 … a ka njerez te tjere ky vend pervec ketyre felliqesirave dhe fshatareve te etur per pushtet dhe korrupsion <<< kur do te shpetojme nga ky makth te qeverisemi nga njerez injorant dhe te korruptuar

  3. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Tu boft lala ,sums tane.Ju grekt njiheni historikisht si praktikuesit me te afte te dashnise burr me burre(me nji fjale jeni bythqira).Filozofet e vjeter e maskonin si gjoja dashuri per nxenesin ,kurse sot e maskojne si dashuri te papuve mjekrosha per mekataret .

  4. syri says:

    ky Kujtim Qefalia ishte kryetar komune si ka mundesi u vu prap administrator, apo e ka cifligun e vet dajtin

  5. salaria says:

    O Erion,po si keni lene perseri administrator te njesise 2 Elez Gjozen?!Po turp nuk kini? LSI eshte parti e hajduteve kjo dihet,po ju si e pranoni kete marrveshje turpi?Nje hajdut doganash,patentash,nje diskreditues i peshngritjes,sportit me dinjitoz shqiptar,e me se fundi vjedhes taksash e buxhetesh i Njesise Bashkiake 2 per 4 vjet rresht, qenka i pa zvendesueshem.
    Po pse me Elezra do beni Tiranen ju?TURP!!!

  6. filani says:

    Po motra jote cfare eshte mor k.. me zile?

  7. Bledi says:

    Shof disa qe kane qene Demokrat te Flakte.Turp per pazaret qe beni.ata ce shiten pd do u shesin edhe juve…………

  8. billi says:

    Kjo gjenovefa e njesise 7 dhe kompjuterin nuk di ku ndizet. Ka turp me te madh qe sot kur mund te punosh me windows 10 te kesh per administratore nje qe ska gjet ku eshte butoni on. Kjo di vec me i be fresk vasilikes qe thone qe qenka deputet.

  9. Loko-Loko says:

    Kujtese per Administratorin e KASHARIT,ERIN CATRI!
    1-Te zhduken autobuzet urbane rrangalle te linjes Kashar -Tirane dhe Yzberisht-Tirane dhe te vihen te rinj me kondicionere!
    2-Te pranohen menjehere ABONETE,TRISKAT E VETERANIT ,INVALIDEVE etj dhe te perdoren biletat nga fatorinot!!
    3-Ne Yzberisht te shtrohet dhe asfaltohet rruga “AZEM MESHI” deri ne Unazen e Re se eshte bere gangrene kanceroze!
    4-Te pastrohen trotuaret nga te gjitha tavolinat e karriget e lokaleve dhe shitesat ambulante!!
    5-Te kete prezence 24 ore te policise se Rendit dhe te Policise Rrugore se jemi kthyer ne GETO!!!
    6-Te pastrohet Yzberishti si lagje e jo vetem heqja e plehrave nga kazanet si dhe te ndricohen te gjitha rruget midis pallateve!!!
    7-Te caktohen dhe krijohen ambiente te pershtateshme per te luajtur femijet dhe kaluar kohen pensionistet!!!
    8-Ujin e paguajme per te PIJSHEM,por ai eshte i pershtatshem vetem per te lare wc-te!!!Pra shteti na vjedh ne cmimin e ujit!!
    9-Te gjitha bodrumet dhe garazhet nen pallate kryejne biznes privat ,por energjine elektrike qe e perdorin na e vjedhin ne qytetareve,nga dritat e shkalleve, se nuk kane MATES TE VECANTE!!!
    10-Te hiqen kopshtet e cerdhet private nga pallatet se kane krijuar zhurme dhe sherre!!!Disa jane edhe pa licence!!

  10. njesia says:

    Billo do jesh i njesise ti, por erioni meparshem kryetar njesie e perdorte gjinuvefen vec per qoka. Ja si i ardh ja ktheu kjo sot me erionin kryetar bashkie. Vec profilet dhe formimin profesional nuk jua njohim se mediat sot fokusohen tek fotot e rastit dhe jo cilesia e know-how i cdo te emeruari. Deri dje vendosnim vete, sot vendosin kryetaret.

  11. robert says:

    po mire ore ky Kujtim Qefalia qe masakroi Dajtin e edhe ka 15 vjet kryetar komune nuk mund te zevendesohej , apo i zoti shume ka bo miliarda , akoma duhet te vazhdonte , apo e ka ciflig personal, rilindas i zoti edhe ky qe e emeroi bravo,se per drejtim te duhur ka humbur qe ne fillim ,jemi pa drejtim fare , turp

  12. Tema says:

    Të zëvendësohet e vjetra me modernitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje