Dekriminalizimi/PD paraqet platformën e saj: Test droge dhe gjurmë gishtash për zyrtarët e lartë

31 Korrik 2015, 13:05Politika TEMA

Platforma e dekriminalizimit që prezantoi sot Partia Demokratike parashikon që personat me rekorde kriminale që përdorin identitet të dyfishtë të mos futen në parlament. Gjithashtu propozohet dhe testi i drogës për zyrtarët e lartë.

Partia Demokratike propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale‎ në Shqipëri apo jashtë saj dhe ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të këtyre personave në të ardhmen.

Partia Demokratike propozon që ndalimet kushtetuese dhe ligjore të përfshijnë personat që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve te tjera.

“Do të ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat të cilët janë në procese hetimi apo gjykimi në vendet e tjera, janë në kërkim ndërkombëtar apo janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda në ato vende.

Paketa e dispozitave që do të propozojë Partia Demokratike garanton që personat me rekorde kriminale që përdorin identitet të ndryshuar, të dyfishtë apo të shumëfishtë, të mos futen në parlament apo në organet e tjera të pushtetit. Për këtë do të verifikohen shenjat e gishtërinjve”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, ligji italian i njohur si Ligji Severino do të jetë boshti i këtij propozimi. Por, shtoi ai, ky model do t’i përshtatet situatës dhe kontekstit të rënduar shqiptar të gradimit me pushtet të personave me rekorde të tmerrshme kriminale që i kanë shpëtuar dënimeve për shkak të dëbimit dhe deportimit për në Shqipëri.

Propozimet e PD-se

Ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale në Shqipëri apo jashtë saj dhe ndalimin e zgjedhjes së këtyre personave në të ardhmen.

PD propozon që ndalimet kushtetuese apo ligjore të përfshijnë persona që kanë llogari të hapur me drejtësinë e vendeve të tjera.

Nuk kandidon askush që është në hetim-  Do ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat që janë në proces hetimi apo gjykimi në vendet e BE-së apo në shtetet e tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda.

Verifikimi i shenjave të gishtërinjve-Paketa e dispozitave garanton që personat me rekorde kriminale që përdorin identitetit të dyfishtë të mos futen në parlament apo në organet e tjera të pushtetit për këtë do verifikohen shenjat e gishtërinjve.

-Test droge për zyrtarët e lartë e deputetë  “Ne kuader te integritetit dhe etikes se larte të figures dhe sjelljes se deputetit apo zyrtareve te tjre te larte, propozohet kryerja e testeve perkatese ne lidhje me perdorimin e substancave narkotike prej tyre.

-Verifikim listës shumëemërore të 2013 e 2015 – Gjithashtu platforma parashikon që në “Kodin Zgjedhor të përfshihen amendamente për dispozite tranzitore me qellim vendosjen e kritereve dhe procedures per verifikim e rekordeve kriminale te kandidateve ne listat shumeemerore te partive politike per zgjedhjet e 2013 apo ne zgjedhjet per keshillat bashkiake te vitit 2015 dhe qe nuk kane marre ende mandatin si dhe heqjen e tyre nga lista me efekt te menjehershem ne rast konstatimi te rekordit te rende kriminal dhe pengimin e marrjes se mandatit.”

-Nese i zgjedhuri është me rekorde kriminale nuk shpallen zgjedhjet – “Mosshpallje e zgjedhjes kur rekordi qe perben pengim kandidimi verifikohet pas miratimit te fletes se votimit apo dates se votimit, por para shpalljes se rezultatit” shkruhet në platformë.

-Modeli italian- Platforma mbështetet tërësisht në raport të Komisionit te Venecias dhe jurisprudencën e GJEDNJ. Modeli me i spikatur është modeli Italian, bazuar edhe në ekseriencën dhe praktikën e gjatë në luftën ndaj mafias dhe krimit të organizuar dhe përpjekjeve të ketyre të fundit për të penetruar në organet e pushtetit publik dhe/ose influencuar politikat publike.

22 komente në “Dekriminalizimi/PD paraqet platformën e saj: Test droge dhe gjurmë gishtash për zyrtarët e lartë”

  1. Ema says:

    po si do ja beni Lulit? ai akoma se ka mbyllur ceshtjen e rruges se kombit. Apo nuk eshte per Lulin kjo eshte per ne popullin..!

  2. Emigrant SHBA says:

    Te gjithe ata qe kane probleme me drejetesine ne Shqiperi ose vende te tjera pse vetem ne BE Apo meqenese ne Shqiperi ju kini mundesi per te mbyllur problemet tuaja KJo nuk eshte e drejte Te mos kandidaojne te gjithe ata qe kane probleme te hapura ose te mbyllura per procedure me drejtesine Shqiptare ose te huaja.

  3. Tema says:

    Vetëm urrejtje përmban skema ndërlidhse së shkëputjes fenomenale.

  4. anim says:

    Eshte fyese dhe skandaloze qe nje parti politike te bjere ne kete nivel ordiner e te beje kerkesa te tilla qesharake e me te ngecme lidhur me dicka shume te rendesishme sic eshte pastrimi i politikes dhe jetes se vendit nga krimi mafioz e i organizuar. eshte idioteske ne kulm p.sh qe ti kerkohet nje individi, kushdo qofter ky, qe te bej test droge. Po per ata zyrtare te larte qe kane vrare dhe kane grabitur vendin cfate testi ka ndermend te perdori Bylykbashi dhe partia Saliste.
    Gjithkush eshte dakrot qe individe me te shkuar kriminale te mos jene ne parlament apo ne poste te rendesishme publike, por kjo behet brenda kushtetueshmerise dhe me marreveshje e mirekuptim politik ne komisionin parlamentar se pari dhe jo per show politik te rradhes.

    1. Tili says:

      Po pse e quan normale të ketë varësi nga droga zyrtari i lart???? Mos të duket sikur ka pirë vetëm Edi dhe Sala i ka bërë hundët gjak sidomos më 97 ën

  5. Coku says:

    Ju jeni trapa. U ka mbetur ora tek testi i droges. Edhe sikur ta beje rama edhe sikir te kete perdorur droge dikur si shumica juaj, prape nuk e kuptoni qe nuk ju do populli. Ju ka bere me hije rama. Kaq shume ju djeg se po u hap syte njerezve dhe tani keni para nje popull e jo nje tufe bagetish.

  6. Coku says:

    Po fatmir mediu do dali.

  7. Albann says:

    Te gjitha keto propozime jane te mira pervec faktit qe ligji te kete fuqi vepruse ndaj te zgjedhurve aktuale.Kjo artifice eshte si klecke per te “dezertuar”…
    Te zgjedhurit aktuale jane zgjedhur pa keto kushte,si rrjedjim s mund te ndryshohen rregullat ne mes te lojes.PD u mesua me zgjedhjet e tiranes ku e beri ligjin pershesh.
    Propozimet e PD jane shume te mire por…ato kane dhe duhet te kene fuqi vepruse vetem mbi individet qe do zgjidhen apo rekrutohen ne administrate.

    Fjala vjen :A pranon PD te arestohet Lulushi si I dyshuar per vjedhje apo shperdorim fondesh ne vlera kolosale? Do kandidoje ne 2017 Lulushi?Kaqene object ndjekje penale per te cilen s ka shpallje pafajesie.U ndepre ndjekja po su provua kure pafajesia e s rane provat e fajesise……Pra ben mu qe propozimet jane false dhe PD kurre s do pranoje keto ligje….

  8. bikurina says:

    Perfundimisht keta pd-istet jane nen nivelin e nje karrocieri.I rren ajo mendja e manget qe me gjurmet e gishtrinjve do kapin terrorise e trafikante,Ndersa me testin e droges pasio kane degjuar ate buzshtremberin e Fierit mikun e Tom Doshit kujtojne se do kapin Ramen si drogaxhi.Per te qare e per te qeshur.Laboratorin kriminalistik e ka ps-ja ,Perfundimisht keta kokrra e budallait.

  9. bikurina says:

    Perfundimisht keta pd-istet jane nen nivelin e nje karrocieri.I rren ajo mendja e manget qe me gjurmet e gishtrinjve do kapin terrorise e trafikante,Ndersa me testin e droges pasio kane degjuar ate buzshtremberin e Fierit mikun e Tom Doshit kujtojne se do kapin Ramen si drogaxhi.Per te qare e per te qeshur.Laboratorin kriminalistik e ka ps-ja ,Perfundimisht keta jane kokrra e budallait.

  10. bikurina says:

    Keta pd-istet jane nen nivelin e nje karrocieri.I rren ajo mendja e manget qe me gjurmet e gishtrinjve do kapin terrorise e trafikante,Ndersa me testin e droges pasio kane degjuar ate buzshtremberin e Fierit mikun e Tom Doshit kujtojne se do kapin Ramen si drogaxhi.Per te qare e per te qeshur.Laboratorin kriminalistik e ka ps-ja ,Perfundimisht keta jane kokrra e budallait.

  11. Dedalo says:

    Ne nje vend ku drejtesia nuk ekziston,kushdo mund te denohet me deshmitare te rreme nga Gjin Gjonet dhe Tom Ndrecet e Sali Shpellar Vrases Berishovicit dhe ne kete menyre te perjashtohet nga jeta pubike dhe politike!!Per sa i perket testit te droges dhe gjurmeve te gishtrinjeve ,kjo eshte nje tallje e papare dhe padegjuar me pare.Dihet Boterisht se asksujt nuk mund ti behet Test Droge dhe te i merren gjurmet e gishtrinjeve ne rast se nuk eshte zyrtarisht i akuzuar per krim…Jam shume i kenaqur qe PD-ja edhe njehere tjeter po shfaq urrejtjen ekstreme dhe Kamikaze.Shpresoj qe Rama te kuptoje Esktremitetin e tyre te cmendur.Uroj dhe shpresoj qe kete here Edi Rama te arrije te kuptoje se ke ka perballe!!Deri sot qe po flasim ende nuk e ka kuptuar.

  12. shvejk says:

    Po Saliut do ti bejne test per antidepresive?

  13. o sa shum po qihen
    keta shqipetaret
    qihen socjalistat
    qihen demokaret!
    po kush po i qine valle?
    perendimi !
    mor budalle!
    krejt shqiptarve
    ju rras kare.
    perendim o perendim
    pse shqiptaret po i qin?
    un shqiptarve po ja rras
    qe tu vijne mendte pas!

    car gallate qe ka n shqipni!
    kush e kush te behet sa me qen zagar i perendimit!
    lef e lef si qener socjalistat
    leh e leh zagarce demokratet!
    e ka gjet belaja dhe americen!
    sepse s din kujt t ja prish e kujt t ja ndreq
    sepse ka dy zagar qe haen e zihen me njeri tjetrin dhe shkojn me vrap dhe ankohen ke babagjyshi american!

  14. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ky eshte fillimi i skllaverimit.
    Nese nje njeri ka shkelur ligjin dhe ka bere burg, pas burgut eshte njeri i lire dhe nuk ka pse te mos lejohet te marre nje pune kudo. Edhe ne shtet.
    Edhe ne kohe te enverit, njerezit kur dilnin nga burgu i jepej puna te pareve.
    Pali miska kish bere burg dhe me pas u be zvkryeminister.
    Turp

    1. i denuar per mallmbajyje says:

      po mor plep i gjate por i jepet puna dhe jo drejtimi i shtetit dhe frenat e tij. Dhe po ta them kete si ish i denuar.

  15. Adi says:

    “Test droge” hahahahahhahaha me parti qesharake se kjo,s’besoj se gjen ne bote!

  16. Ben10 says:

    Duhet te beni dhe testin e virgjerise, si dhe te jo perfueshmerise rektale, me thjeshte bythqimllekut.

  17. Bardhi Tolabi says:

    Nuk i kundershtoj keto propozime qe behen prej PD-se.Ajo qe kerkoj une eshte te shtohet:
    Edhe ata qe kane rekorde kriminale apo procese hetimore dhe gjykimi te pa mbyllura,apo te mbyllura me procedure,jo vetem jashte Shqiperise,por edhe brenda vendit.
    Tipike eshte rasti i Lulzim Bashes dhe Fatmir Mediut,ceshtjet e tyre akoma te pagjykuara per arsye procedure.Kjo nuk presupozon pafajsine ashtu sic nuk presupozon edhe fajesine,ama eshte ceshtje e paperfunduar…

  18. Tradita says:

    Bardh,te gjithe juristet pervec militanteve enverist kane deklaruar se procesi ndaj Bashes ishte Politik, i nisur nga sollaku dhe i vazhduar nga Ina Rama dhe per mosdikridituar veten shkelen afatet e hatimit me qellim. Nje mije here te hapen hetimet Bashes nuk i hyne gjemb ne kembe per kete pune mbasi ishte bvendim kolegjal i Keshillit te Ministrave.

  19. orakulli says:

    Propozimet e PD-se,jane ne koherence me ato amerikane,ku edhe ne nje kompani, puntoreve para se t’i marrin ne pune ju bejne testin e droges.Nese votohet ky propozim,eshte nje hap i madh perpara per demokracine ne shqiperi.

  20. Bardhi Tolabi says:

    @Tradita
    Une mund te jem enverist e ti berishist.Kjo nuk e zgjidh problemin e Lulit.Nuk me interesojne partite,me intereson drejtesia.Ne se ka drejtesi,cdo proces i nisur duhet perfunduar dhe i dyshuari le te dale i lare ose i palare.Ama,te mbyllesh nje proces TE HETUAR,qe i akuzuari apo militantet e tij e quajne politik e kete nuk e thote hetimi gjyqesor,pra nuk zhvillohet gjykimi i ketij procesi te hetuar,nuk eshte fitim pafajsie.Ne se kemi gjykate,te mire apo te keqe dhe une them se eshte e keqe dhe shume e korruptuar,perseri nje akuze e ngritur,duhet cuar deri ne fund,pra te gjykohet.Le te dale si nje proces i montuar politik,ama kete t’a thote gjykata dhe jo ti apo une.
    Mua,nuk me ngushellon mbrojtja qe ti i ben me nje vendim kolegjial te Keshillit te Ministrave,sepse keto vendime jo gjithmone jane te drejta dhe ne perputhje me Kushtetuten e vendit tim.Vendim i Keshillit te Ministrave,ishte dhe projekt marreveshja per faljen e 355 km2 det Greqise,por une,nuk e pranoj te dhuroje qeveria ime territorin e vendit tim.E pra,kush i jep te drejte ketij Keshilli Ministrash,te shkele ligjet me nje pseudo vendim kolegjial te saj?Ke ve ti perpara Ligjin,Kushtetuten,Enverin,Saliun ,apo Mbrojtjen e Sovranitetit Territorial te Vendit,apo mbrojtjen e lekeve te taksapaguesve Shqiptare nga hajduteria e pashpirt e Lulit me kompani.
    TI QOFSH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje