Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi/Lu takon Bashën

31 Korrik 2015, 13:28Politika TEMA

Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi mësohet se kanë qenë dy nga cështjet e diskutuara në takimin e zhvilluar në selinv e Partisë Demokratike mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe  zv/Ambasadori amerikan Henry Jardine.

Takimi vjen një ditë pasi deputetët e PD braktisën punimet e Komisionit parlamentar pvr reformën në drejtësi dhe vetëm pak minuta përpara se zyrtarisht opozita të paraqiste platformën e saj për dekriminalizimin.

Pasditen e djeshme Basha tha se dekriminalizimi do bëhet me mbështetjen e ndërkombëtarëve veçanërisht SHBA-së, pavarësisht qëndrimit të Ramës dhe Metës.

Një çështje tjetër që u diskutua në takim ishte edhe raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në vendin tonë, në të cilin thuhet se në parlamentin shqiptarë ka persona të përfshirë në këtë trafik.

Burimet theksojnë se Basha ka ripërsëritur emrat e kandidatëve të mazhorancës të kandiduar në zgjedhjet e fundit vendore, që sipas tij kanë pasur probleme me drejtësinë.

5 komente në “Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi/Lu takon Bashën”

  1. Tema says:

    Ka paqartsi në këndvështrimin e krerve të pd-s.

  2. Emigrant says:

    Shpresoj qe nuk do te quhen me burra shteti ata qe vrasin ne ruge per karigen e tyre ata qe tjetersojne kufijte e vendit te tyre dhe ata qe vjedhin 220 milion euro ne nje ruge dhe qe per aresye te kariges nuk jane ne banken e te akuzuarve

  3. faro says:

    Mero! Pse nuk thua nga e ke marre lajmin? Lu-ja, a jep intervista per te na informuar ne si popull, apo shkon per Lu-n tone, i cili nuk denjoi as ti dorezonte mandatin zevendesuesit te dale nga votat legjitime te popullit-shqiptar. Jo me larg se nje dite Lu-ja jone ofendoi rende policine e Shkodres, duke i quajtur ZAGAR. A i ben pershtypje gjuha antiligjore Lu-ambasadorit? Cdo te ndodhte me te po ta perdorte ne shtetin ligjor te Amerikes te njejten gjuhe?

  4. Elpiniqi says:

    Kujt ni thone keta DEKRIMINALIZIM???
    Po tallen me shqiptaret qe nga politikanet e deri ntek ambasadoret!!!
    DEKRIMINALIZIM do te thote qe:
    -Ta marresh e ta cosh ne gjyq KRYE PROKURORIN LLALLA qe mban te mbyllur ne zyre me qindra dosje KRIMI e nuk i con ne gjykate!!
    Te cosh ne gjyq Sali Berishen,Lul Bashen,Fatmir Mediun etj per dhjjetra krime qe kane bere!!!
    Pastaj merruni me hajdutet e vegjel te xhepave!!!
    A ka KRIMINEL ME YE MADH se te shesesh 364 KM/2 det shqiptar Greqise sic beri Sali Berisha dhe Lul Basha???
    A ka KRIM me tre madh se te VRASESH 26 vete ne Gerdec dhe 4 vete ne 21 janar dhe te fshish gjurmet e regjistrimeve???
    TALLOUNI ME POPULLIN se ashtu ju duhet!!!

  5. Spartaku says:

    Eshte me se e qarte,se,pd-ke ose me mire drejtuesit e pd-ke,nuk duan te behet reforma ne drejtesi.Ata do te nxierin gjithmon versione kundra per te vonuar e per te penguar reformen ne drejtesi.Por do jete mire qe,duan apo nuk duan ata te opozites,reforma ne drejtesi eshte jo vetem e domosdoshme por edhe shume urgjente.Shume proçese gjyqesore,sote jane pezull per shkak te korupsionit dhe mungeses se vullnetit per ti gjykuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje