Familjarët e një 32-vjeçareje nga fshati Llakatund i Vlorës kanë denoncuar dje Policinë Rrugore për fshehjen e një aksidenti automobilistik të ndodhur katër ditë më parë në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, midis zonës së Gosës dhe të Lekajt.
Në këtë aksident u përfshinë dy mjete dhe një motoçikletë, ndërsa humbi jetën Bujana Bushi, e cila prej 10 vjetësh banonte në Tiranë.
Pjesëtarët e familjes Bushi dje deklaruan se janë zhdukur 100 mijë euro, që vajza e tyre (nënë e një fëmije 9 vjeç, e divorcuar) kishte në çantë. Para këto, me të cilat 32-vjeçarja do të blinte një shtëpi për veten e saj, shkruan Gazeta Shqiptare.
Aksidenti u raportua pa pasoja nga ana e policisë së Qarkullimit Rrugor të Kavajës, vetëm me një të plagosur lehtë dhe ky ishte drejtuesi i motoçikletës. Për vajzën e aksidentuar me vdekje, policia nuk tha asnjë fjalë. Madje as në komunikatën zyrtare, ngjarja nuk u pasqyrua. Pas aksidentit, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.
Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan për GSH se “kemi tri ditë që po sorollatemi në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Po kërkojmë sendet personale, që sipas traditës vajza do t’i merrte me vete në arkivol, por nuk po gjejmë asgjë”. Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë.
Ndërkohë, burime nga policia e Kavajës bënë me dije se vajza ka qenë pasagjere në automjetin e biznesmenit K.T. nga Vlora, i cili njihet si R.A. Po dje, blutë pohuan se biznesmeni ka qenë shoferi i mjetit dhe se ai ka mbetur i plagosur (pra rezulton se në aksident janë plagosur dy persona dhe jo një siç u deklarua në fillim). Ai është duke u kuruar në spitalin e Durrësit, ku u dërgua së bashku me 32-vjeçaren pas aksidentit të ndodhur. Gjithashtu, burimet policore pohuan se K.T. është arrestuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe drejtuesi i motoçikletës, i cili thuhet se i preu rrugën mjetit, me të cilin udhëtonte 32-vjeçarja. Ndërkaq, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i viktimës, 27-vjeçari Fisnik Bushi, akuzoi drejtpërdrejt për fshehje të krimit, segmente të caktuara të Policisë së Qarkullimit Rrugor.
po kjo mafioze leket per kafe i kishte a per shtepi sic thoni ju ,me duket se ju ja paski pre bileten,kush tjeter i dinte per keto letra,fol fol se do maresh pergjigjie sa te behen hetimet!
Ndjese per viktimen,por çudia eshte se si mund te qarkullohet me 100 000€ ne dore,a thua se po skon per kafe.
dicka fshihet ne kete histori .
ngushellime familjes per humbjen e te afermes se tyre .
—————————
evazioni fiskal te con ne fund pa krye. ngushellime
Kushdo polic qe shkruajti raportin dhe nuk shkruajti qe ka viktim ne aksident ka marre eurot.
kur do te pastrosh veten o Saimir se policet nuk i pastron dot…
Prostitucion