Kampionati i Izraelit është kthyer në një destinacion për shumë futbollistë të kampionatit shqiptarë. Pas Elis Bakajt, një tjetër lojtar nga kategoria superiore do të aktivizohet këtë sezon në këtë kampionat. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Apollonisë dhe Skëndërbeut, Andi Ribaj i cili ka firmosur me skuadrën e “Makabi Ironi Kirjat Gat”, e cila sezonin e fundit u rendit në vendin e 5-të. Në një intervistë për TemA Tv, Andi Ribaj dha përshtypjet e para për skuadrën e tij të re pas firmosjes së kontratës. Ai u shpreh mjaft i lumtur për këtë kontratë duke theksuar se do të bëjë maksiumin për të shpërblyer besimin e klubit, ndërsa deklaroi se synimi i tij personal është që të shpallet golashënues.
Ribaj, keni firmosur një kontratë të re me skuadrën Izraelite të Makabi Ironi Kirjat Gat. Si ndiheni?
Ndihem shumë i lumtur. Kam firmosur me një ekip që është shumë i mirë në kategori e parë izraelite dhe ndjehem shumë mirë për këtë kontratë të re. Kushtet e stërvitjes janë jashtzakonisht shumë të mrekullueshme për tu rritur akoma edhe më shumë si futbollist.
Kush ishte iniciatori që ju të fimosnit për këtë ekip?
Për mua ka folur një njeri që unë kam dhe do kem shumë respekt dhe ai është Alfred Eminaj. Ai ka bërë çdo gjë për mua që unë të transferohesha në kampionatin izraelit tek skuadra e Makabi Ironi Kirjat Gat. Ky është një motiv edhe më shumë për mua që të jap maksimumin për t’ia shpërblyer besimin që ai ka pasur tek unë.
Sa e njihni kampionatin izraelit?
Për kampionatin izraelit nuk është se kam shumë njohuri. Por di që, sulmuesi Hamdi Salihi që është aktivizuar më parë në këtë kampionat ka kaluar shumë mirë këtu dhe tani besoj se dhe unë do mësohem me skuadrën e Izraelit.
Cilat janë objektivat e vendosura nga klubi dhe synimi juaj personal?
Objektivat që drejtuesit e klubit na kanë vendosur për këtë sezon të ri futbollisitik klubit janë për të qendruar te 5-shja më e mirë. Gjithashtu unë kam edhe synimin tim personal për të dhënë maksimumun që të arrij të bëj sa më shumë gola pse jo të shpallem golashënuesi i kategorisë.
Shume urime dhe suksese, e meriton
Vështir botrori në rusi.
ANDI tegoje veten qe je lab dhe jo laluce