CIA zbulon lidhjet e Berishës me Bin Laden?

5 Gusht 2015, 12:55Politika TEMA

Në Prill 1994 Berisha ka takuar Bin Laden në Tiranë.

Kështu shkruan Telegraf, që i referohet CIA-s.

Sali Berisha është takuar dhe ka bashkëpunuar në Tiranë me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden, armikun më të përbetuar dhe më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpos furnizimit të Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjes, përpos bashkëpunimit me udhëheqjen e Libisë dhe Iranit, Sali Berisha rezulton se ka bashkëpunuar edhe me Osama Bin Laden.

Nuk kemi të bëjmë me një akuzë ditore politike, por me dokumente të CIA dhe agjencive inteligjente, për veprimtarinë e Osama Bin Laden.

Në veprimtarinë e terroristit shfaqet edhe Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka bashkëpunuar me Osama Bin Laden në Tiranë, për të ngritur celulat e para në Shqipëri. Dokumentet janë bërë publike nga një sërë portalesh dhe mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit. Duke iu referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001. Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë. “Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”.

Sipas saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave. Duke iu referuar dokumenteve të vetë CIA-s, raportohet se gjatë vitit 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë dhe tërhoqën një pjesë të madhe të personelit.

Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e Kosovës. Po ashtu është theksuar se ka pasur lidhje të ngushta mes shërbimit sekret shqiptar dhe Al-Qaeda-s./ Telegraf

28 komente në “CIA zbulon lidhjet e Berishës me Bin Laden?”

  1. niko says:

    …….ne se ka shqiptaro – amerikan eshte vetem SALI BERISHA …..po te mos ish Amerika kush do e njifte Berishen , kush e bani ate ..2 here kryemin…e nje here president…..e lider I nje kombi te tere…..por po qe takue ai me B.Laden vet amerikanet e kan mundus kete takim …..e cka ketu qe nuk shkon …por vetem I ngitni vlerat dhe ma shume Salit……

    1. ela says:

      tani thuhet nga 1994 – 1999 ka bashkepunuar ngushte me qeverine shqiptare ????!!!!!!
      nderkohe fjalia tjeter thote kur erdhen ne pushtet socialistet 1997-8 amerikanet kane bashkepunuar per te shkaterruar keto celula?????

      pune gazetaresh ?????

      1. Etniku says:

        CIA e Wciliksit,mafte me rrena dhe propaganda.Me pas qene e ditur i kishte parandalu terroristet ne rrenimin e kullave binjake te New Yorkut.Kriminelet terrorist musliman hyne lirisht me thika dhe kidnapuan aeroplanet AA te SHBA-ve.Kjo qe shkruhet ne media,eshte nje shou i propagandes se c’mendur enveriste shqiptare.

  2. mali me bore says:

    Eshte vetem fillimi….
    Ketu ka ndodhur gjithcka……
    Ketu nuk ka ndodhur asgje………
    O burra, bini legenave dhe te bejme aheng!
    Mos HARRONI !!!!!!
    Ne kete bote lahet gjithcka! Nuk do te marre me vehte asgje ne boten tjeter…..

  3. anticensurë2587456 says:

    më duket pak si gabim thënja se ndërmjet “1994ës dhe 1999ës ka pasur bashkpunim të ngushtë”në jë kohë që thoni se me ardhjen në pushtet të socialistëve.1997,ata kanë bashkpunuar me CIAn!!
    sidoqoftë “burrë shteti” ka qënë i madhi sali berisha!!e kanë thënë vetë amerikanët me zërin e arvizut të vogël!!
    apo jo??
    cinizmi është aq i madh sa vështirë se mund të kapërdihet!!
    bashkpunon me armikun tënd më të betuar dhe më pas e quan “burrë shteti”?!
    ndoshta është normale!!
    bashkpuntorët e nazifashizmit shqiptar u strehuan pothuaj se të gjithë në amerikë!!po ashtu dhe me ata grekë që u përdorën për të vrarë bashkpuntorët e angloamerikanëve kundër nazistëve!!
    kot si thonë se ka dy arsye:
    një njerzore
    dhe
    një shtetërore!!

  4. niko says:

    …….Sala eshte vetem Njeshi….kush e solli ne Fushe Kruje njeshin e botes dhe per aq kohe sa qendroje Bushi aty Shqipria qe qendra e botes ….mos u jane slye memorja apo keni ndonje gje tjeter qe mundoheni te llapni krejt pa lidhje …a e mani mend se cfar I tha nje gazetari amerikan qe deh ti bente diversion Berishes……I cili ja plasi vence….feshije bythen me ate gazete (njujork taims)……mos harroni se historia e epokes se re per shqiptaret fillon me SALI BERISHEN……..

    1. Ilir Hoti says:

      Hitoria ……Fillon me salen tend.. e mbaron me ty !!1 Cfare majmunesh

  5. Nio says:

    Amerika i ditka te gjitha dhe tregohet naive … Llapa llapa sick nga goja cik nga mbrapa … Ve bast qe ketij skane per ti bere asgje… Keto i di i gjithe populli shqipetare qe nga me i varferi deri ke me i pasuri , si per kontrabanden e armeve tek milloshevici , gerdecin , kontrabanden e armeve drejt lindjes se mesme, firmat piramidale , e ca te themi me ne … Cuditemi si nuk e ditka Amerika , sa shume vone … po cuidet vete cudia …

  6. Spartaku says:

    O njerez,o shqipetare,o qytetare! E shikon çfare behet?po shikoni çfare ne shohin syte dhe po na degjojne veshet?.Ky Sali Berisha,qe,pd-ke e mbane si idhullin e saj,e mbrone dhe e lavderon ne kulm,qenka nje agjent i gjithanshem,tradhetar e i paskrupullt,mashtrues i popullit te tij qe e ka besuar verberisht! Si qendron ne kembe ky person me emrin Sali Berisha? Ku jane institucionet e drejtesise? Pse nuk bejne detyren e tyre ne mbrojtjen e dinjitetit te atdheut ton? Eshte çuditeshme,qe nje kriminel kaq i madhe te qendroi pa u ndeshkuar.Ndoshta e kame gabim.Ndoshta keshtu e ka sistemi kapitalist,qe njerez te till i duhen atij.Zoti na ruajt.

  7. Shoku N. Vjosa says:

    O bibat e Rames, po nuk e lexoni qe ka radhur ne VITIN 1994 SI ME NJE DELEGACION TE QEVERISE TE ARABISE SAUDITE?????
    Mero Baze hedh bomba tymuese…dhe bibat bien brenda.

    Mero i harrove SHERBIMET qe i ke bere SALES para se te ti prishte pazaret????

  8. Rita says:

    Sa ngjakan keta te dy ne fotografi sikur jane binjak vetem ketu mungojne dy femijet qe Bin Ladeni ka ne Shqiperi dhe e dini kush jane Argita DHE Shkezeni se Liria me ate i ka bere prandaj kane dale kriminela

  9. gjini says:

    Nji pyetje kam . A e lexon shtypin shqiptar Kryeprokurori Llalla ?? Pse ai nuk ndan “shapin prej sheqerit”!!??A nuk mjafton ky njoftim ne shtyp me rihape dosjet e “zana myk” nder sirtaret e Prokurorise???

  10. gjembaci. says:

    amerikanet dhe jo vetem ata kane nje parim apo ligj te pa-shkruar qe e kane zot mbi zot .
    ata ,amerikanet kudo ne vendet e botes se trete qysh nga vitet e pas-luftes se II boterore dhe deri nga fundi i viteve 90,kur do vendosnin lideret e ketyre vendeve me se shumti ne ameriken latine dhe ne lindjen e mesme ,lideret e ardheshme ose i kishin trajnuar vete ,ose i kishin bere “pis ” dhe zhytur ne tradheti apo krim ,ose u tundnin ne fytyre te kaluarene e tyre.
    amerika e mbajti saliun ne pushtet kaq gjate ne post-komunizem ,per thuajse 23 vjet .
    amerika ne bashkepunim ate bote me udb-ne jugosllave te mareshallit tito thelle ne vitet ’70 e atashoi kete kriminel prane byrose politike ,atehere kur maredheniet midis tyre cia-udb ,njihnin vetem behare dhe pranvera ,ne fillim si shurrtar te enverit dhe me vone si shoqerues te disa prej ish-byroisteve ,meqenenese saliu dinte anglisht apo frengjisht !!!!???
    bin -ladeni ka qene agjent i cia-s por jam i bindur qe usa e ka prekur ne kallo ate qysh se ai u kthye ne armikun me te urryer te usa-s.
    lexoni librin “nje mashtrim i frikshem “” dhe aty do te gjeni shume informacion .
    natyrisht qe usa pasi te shtrydh te hedh poshte ,por kur ke rene per here te pare nga “fiku ” ajo te ndihmon qe te ringrihesh perseri ose e thene me politikisht te riciklon .
    pse a nuk i ndodhi dhe saliut keshtu ne 1997 kur ju shkermoq shteti per 24 ore dhe usa ne vitin 2005 me ndihmen e ndrios (( nano cobanit ) qe improvizoi dhe inskenoi “katarsisin ” e famshem duke sulmuar te tijet dhe duke shkermoqur ps ne lesh e li e ku di une e risolli balozin sali perseri ne pushtet .
    saliu eshte agjent i tre-fishte ose edhe me shume .
    ai ne fillim pati nje periudhe bajagi te gjate nja 15-16 vjet si agjent “i konservuar ” derisa u perdor ne 1990 dhe u rikonservua perseri ne 2013 po me urdher te daj samit ,duke ja kaluar stafeten lulash -udbash-domates dhe nuk eshte cudi qe terminatori sali te ngrihet nga hiri perseri .

  11. druni says:

    po a ishte bin laden njeriu i amerikes ne fillim?

  12. laku says:

    Po per Ilir Kryemadhin do na thuash ndo nje gje apo sta mban me bytha o Mero Trimi,se me malokun e dime qe ste del inati megjithese akoma sja ke thene lexuesit se cila eshte arsyeja.

  13. Hahahaha says:

    Pasi krijuan Akaeden dhe futen SRB.(pala serbe)in dhe Fatos Thanasin(pala greke) ne krye te partive me te fuqishme shqiptare pas komuniste ,tani (amerikanet) ankohen se pjellat e tyre bashkpunojne me alkaeden…Sa keq te mesosh se vendi qe shqiptaret enderojne ka punuar me shume per serbet e greket se shqiptaret.Pse s na thone amerikanet kush qe ndermjetesi Sllovodani?
    Saliu ka faj qe ishte bashkepuntor I serbeve por jo qe amerika e katapultoi ne krye te levizjes per demokraci ne shqiperi.C te mbjellesh do korresh thote populli.Miku I sllovodanit padyshim qe do ishte mik I alkaedes.Se pari I sherbente politikes serbo-greke shqiperia vend terrorist musliman,se dyti I sherbente politikes amerikane per nderhyrje ne irak e afganistan.Pra s ka faj Berisha…

    Faji I tij vetem qe ra ne kurthin e Sllovodankes qe iu qep pta rekrutuar…:( .Versioni Varofaqiris I histories ? )

  14. rreziku sali elezbiberian per shqiperine says:

    Keto dokumeta te CIA-s qe “zbulohen” ne kete menyre jane vazhdim I nje tru-shplarje te popullit shqiptar.

    Vete dokumetet e Cia-s te publikuara zyrtarisht tregojne se Bin Ladeni eshte eshte rekrutuar nga amerikanet kur ruset ishin ne afganistan..pra berisha eshte ne rregull me amerikanet…

    amerikanet nuk jane ne rregull me shqiptaret..sepse duhet te hapin letrat e 2 prillit 1991 qe ishte nje akt terrorist nderkombetar dhe ata le tehapin letrat e elez biberajt,berishes ,hajdarit dhe ali spahise

    ato le te hapin letrat dhe te denojne berishen per planin e tij qe do sulmonte ambasaden amerikane ne 1997

    ato te hapin letrat dhe te denojne sulmin e kryer me urdher te berishes kunder kontigjentit gjerman ne rinas qe ka dhe filmime

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

    per shqiperine Berisha eshte po aq I ndyre sa dhe Bin LADENI PER AMERIKEN..POR KETE NUK E DI VETEM NJE NJERI NE SHQIPERI..KOMIKU DONALD LU

    1. E vertete says:

      Berisha eshte hyre ne histori per carjen e bjeshkve dhe maleve per ndertimin e Rruges se mirepritur shekullore te Kombit drejte Kosoves se Dardanise.Ju te tjeret qe hani m.. mundeni vetem ti kenaqni epshet e semura mentale me Bin Ladenin,dikur miku me i shtrenjte i SHBA-ve dhe asgje tjeter.Vazhdoni tani te beni biznes me tritol dhe shitjen e motrave tuaja pleqerve serb e maqedon.Me shnet !

  15. Artur says:

    ku i gjeni keto lajme, a ka ndonje link meqe thoni se e ka botuar The Telegraph, apo futja kot? Pastaj, sic thone edhe te tjere, edhe nqs ka qene, ne ’94 nuk kishte AL Qaeda, atehere ai shkonte kudo, edhe ne vende te tjera te Europes duhet te kete shkuar, lerini titujt bombastike.

  16. Zigur Qarri says:

    Flluska e rralles.Mendoni se keshtu e sillni ne banken e te akuzuarve?
    Po nese nuk denohet Sali Berisha,çfar do beni pastaj?Atehere do mendohet
    se te gjitha akuzat ndaj tij kan qene shpifje,hakmarrje e ulet primitive personale,me fort kur dihet qe Mero Baze ka qene per nje kohe te gjate prane tij.Hidheni ne gjygj more”zoterinj”,te jeni te besueshem,qe te jeni
    shembull per te gjith.Gjuha rrasht seshte,por rrasht thyen.Mos perdorni median si mjet (gjak)hakmarrje,por drejtesine,ndryshe nuk ndryshoni nga primitivet qe perdorin plumbin per te lare hesapet personale(Se mos beheni
    shkak ne nxitjen e ndonje psikopati,qe ti marri koka ere e ti fusi ndonje koqe plumbi Sales?!).
    Ne 1997,Gazeta Koha Jonë,ne nje koh qe Shqiperia digjej,boton nje shkrim qe denonconte Sali Berishen,se ishte i besuari i Enver Hoxhes ne biznesin e droges me Mafian.Ne nje shume perfitimi prej 150 milion Dollaraesh,50 milon Dollare ishin te Sali Berishes dhe 100 milion Dollare te Enver Hoxhes!Keto te dhena Gazetes Koha Jonë ja kishte dhene nje informator grek.Natyrisht qe kjo ishte nje genjeshter keqadashese,qe nxiti akoma me shume ata qe kishin humbur parate ne piramidat,per shkatrruar gjithshka qe ishte ndertuar ne ate koh,por jo Berishen dhe rrethin e tij.Redaksia e Gazetes Koha Jonë u dogj,dhe i akuzuari ishte shteti,nje proces gjygjsor i pambyllur edhe sot e kesaj dite.Gazeta Koha Jonë kerkon drejtesi,dhe me te drejte.Por a kan menduar ata ndonjehere per koston e pasojave te papergjegjesise se genjeshtrave te tyre qe shkatrruan nje shtet te terë?
    Mos u merrni me Berishen,sepse i rrisni vleren.

  17. lexuesi i irrituar says:

    Me sa duket po bien kambanat …

  18. Tema says:

    Berisha i propozoi koren e veriut për strehim politik

    1. Realitet says:

      Berisha u ka c’kerdhy grate enveristve dhe rondokopve te tjere shpellare.

  19. temujin says:

    s’eshte habi…me Osamen ka bashkepunuar dhe CIA…ndoshta ka dash ta fusi mik ne Langley ose per lobing ne GOP…ne ate kohe se kishte bere akoma fatwan per sulme kudo ndaj amerikaneve dhe izraeliteve…duhet te kuptojme qe armiqesimi dhe prishja e BinLaden (Osama jo group) me amerikanet nuk erdhi menjehere por gradualisht deri sa arriti kulmin ne 11 Shtator 2001…gjate sulmeve ne 1998 ai ishte vetem njeri nga te dyshuarit e pare bashke me Sadamin, Geddafin, Arafatin (madje dhe Miloshevicin),Hamasin, Hezbollahet dhe Iranin…Osama ishte i fundit ne listen e te dyshuarve derisa ndodhen arrestimet e para…berishes atehere mund ti sillje cin te duash ne takim mjafton ti thoje qe eshte sheik…smerrte vesh fare as nga siguria as nga politika jashtme…sot eshte bere ekspert…

    1. Alb says:

      pordh me rigon. Por deri dje pse nuk ja nxoret ju.

  20. CANI says:

    Kito jane kret genjeshtra po mbasi CIA e paska dite se Bine Ladeni eshte ne shqipri pse se kane arrestue ,e kerkoshin neper shkretetirat e arabis e Bine Ladeni ne shqipri ,

  21. Telegrafi i shkrete me ca gazetare mjerane qe lypin leke rrugeve per ndonje shkrim, duan t’u shitet gazeta.

  22. CIU-CIU ?
    OBO SI DOKTORR LLAMBI
    – NJI BATUTAXHI E NJOKOHESISHT NJI BARKALEC –
    QI I ANKOHEJ SHOQERISE TIJ KUR ULESHIN E PININ RAKI E VERE –

    DUKE I THEN :
    E DINI JU SA VJET QI KAM PA PARE BERISHEN UN ?-PRA E KISHTE LLAFIN PER CARIN -QE S’JA LEJONTE BARKU TA SHIKONTE :
    ATA QESHNIN TE GJITHE FORT -DHE PASTAJ E PYESNIN :
    VERTET -ALLAHILE – THUAJ -SA VJET ?
    QYSH KUR E BONA SHOK ME BIN’NIN E !

    HAAAAAAAAAAAAAAAA-HAAAAAAAAAAAAAAAA-HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    CIU-CIU SHKO CIU-
    SHQIPTARET S’JANE ATA QE JU PELQEN JUVE TE JEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje