FMN-ja dhe Evropa, të ndarë për Greqinë

10 Gusht 2015, 13:37Rajoni TEMA

Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk e konsideron Greqinë të aftë për të shlyer borxhin. Kjo lidhet me faktin se borxhi i Greqisë ka një nivel prej rreth 200 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. FMN-ja thekson se mund t’i japë Greqisë përsëri para, vetëm nëse evropianët heqin dorë prej pjesës së luanit të pretendimeve të tyre kundrejt Athinës. Diagnoza nga Uashingtoni sigurisht nuk është e gabuar. Megjithatë është çudi që fondi këtë herë ngul këmbë për rregullat e veta, të cilat nuk i respektoi në vitin 2010, kur e lejoi veten të përfshihej në shpëtimin e Greqisë, sepse edhe atëherë borxhi i Athinës nuk ishte i përballuashëm prej vendit. Rolf Langhammer nga Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel ka një shpjegim: “FMN-ja është nën presion të konsiderueshëm nga aksionarët e saj. Sidomos shumë vende në zhvillim mendojnë se ato janë trajtuar shumë më ashpër sesa tani Greqia.”

Ajo që mungon në llogaritjen e FMN-së, është ndarja e saktë e barrës borxhit në pagesat e interesit dhe shlyerjen. “Një vend është një projekt investimesh që vazhdon pafundësisht gjatë. Pra, nuk ka rëndësi nëse një vend i shlyen borxhet e tij, por nëse ai është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij të përditshme,” tha Langhammer për Deutsche Wellen.

Barrë e ulët interesash për Greqinë

Me fjalë të tjera një vend duhet të jetë në gjendje të paguajë në bazë të rritjes së tij ekonomike përqindjet e interesit për borxhin. Kjo barrë për Greqinë nuk është e lartë. BE-ja dhe Fondi i Evropian i Shpëtimit EFSF kërkojnë për kreditë emergjente norma interesi 0,6-1,3 për qind, shumë më pak se nga vendet e tjera të BE-së që janë në krizë. BQE-ja kërkon interesa më të larta, por ia derdh ato përsëri Athinës. Vetëm FMN-ja pret që norma të larta interesi për pjesën e saj të kredive.

Thënë shkurt grekët u paguajnë partnerëve evropianë vetëm përqindje minimale interesi. Për shlyerjen e shumës së borxhit ata mund t’i japen vetes kohë pafundësisht. 21 miliardë eurot që përbëjnë kredinë e FMN-së janë pjesa më e shtrenjtë dhe më pak fleksibël e borxhit grek. Por kjo është gjithashtu për fat të mirë edhe pjesa më e vogël. Pra nëse FMN-ja insiston që duhet reduktuar barra e borxhit e pjesës evropiane, atëherë ajo nuk vëren që një e tillë do të ketë pak ndikim në situatën buxhetore në Athinë.

Mungon vullneti për reforma

Dhe situata boxhetore e Greqisë nuk duket e mirë as në rast se falen borxhet. “Greqia ka një bazë jashtëzakonisht të dobët eksporti. Pa një përmirësim të ndjeshëm të aftësisë eksportuese Greqia nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj”, thotë ekonomisti Langhammer. Mënyra tjetër është kursimi. Donatorët i kanë provuar të dyja këto mundësi vitet e fundit në Athinë. Qeveritë greke i kanë zbatuar masat e kursimit vetëm të detyruara nga nevoja, por i kanë zvarritur reformat e nevojshme. Kjo ka çuar në faktin që politika e shpëtimit ka dështuar.

Ndryshe nga Portugalia dhe Irlanda, Greqia gjashtë vjet pas shpërthimit të krizës së borxhit nuk është e gatshme për ndryshime themelore. Referendumi në fillim të korrikut tregoi se “as qeveria dhe as populli nuk e mbështesin procesin e reformave”, thotë Langhammer.

Për këtë arsye FMN-ja dhe Evropa zhvillojnë aktualisht një diskutim thjesht teknik, kur grinden se sa mund të sjellë një falje e borxhit dhe nëse ajo është apo jo në kundërshtim me rregullat e eurozonës. Problemi i vërtetë është se Greqia nuk ka një model biznesi me të cilin mund të arrihet rritje ekonomike.

Problemi shtyhet në të ardhmen

Me një paketë të tretë ndihme problemi vetëm sa shtyhet në të ardhmen. Eksperti Rolf Langhammer mendon se do të ketë një paketë të tretë dhe se edhe FMN-ja do të vazhdojë të mbetet në bord, edhe pse dallimet midis donatorëve duken në këtë moment të pakapërcyeshme. “Në rast se FMN-ja do të largohej tani, ajo do të humbiste reputacionin dhe do t’i duhej të pranonte se duhet të heqë dorë nga shuma të mëdha,” – thotë Langhammer.

Edhe SHBA-ja do të kujdeset që shefja e FMN-së Lagarde të mos heqë dorë nga Greqia. Presidenti Obama ka këmbëngulur disa herë që Athinës t’i jepen para të tjera. Edhe Gjermania do të ngulë këmbë që FMN-ja të mos largohet nga programi i ndihmave për Greqinë. Qeveria gjermane e vlerëson lart ekspertizën e FMN-së, paratë dhe ashpërsinë e qëndrimeve të saj, që ndoshta Komisioni i BE-së dhe BQE-ja nuk i ka.

Pra Gjermania do t’i përgjigjet kërkesës së FMN-së dhe ose do të ulë përqindjen e interesit që kërkon për borxhin ose do ta shtyjë në pafundësi afatin e shlyerjes së tij. Edhe kjo është një lloj faljeje borxhi, por që nuk duhet të quhet si e tillë për të mos zemëruar elektoratin. Pas tre vjetësh, kur paketa e tretë e ndihmave të mbarojë atëherë mysafiri i pamirëpritur Grexitdo të kthehet përsëri. Dhe çdo gjë do të fillojë nga e para. Këtë gjë mund ta shënoni që tani në kalendarin tuaj.

13 komente në “FMN-ja dhe Evropa, të ndarë për Greqinë”

  1. Fotaqi says:

    Evropa dmth tokoglifet duhet ti hane mutin Greqise sic po ben ter kto vite. Greqia I dha emrin Evropes – Ευρώπη, e mesoj boten se c eshte Demokracia, se cjan sufllaqet, c eshte filozofia, teatri, gjeometria, atletika, Buzuqet ? Keni per ta na i dhen parate borxh pa i mare mbrapa. Ne do bejme qejf neper lokale sic bejme akoma e ne periudhe krize, uzerite e lokalet jan plot me njerez cdo te premte te shtune e dita te tjera. Na i keni borxh ato pare per ato qe iu kan dhen Greket e lashte. PRANDAJ hanajni kaken : STO DHJALLO NA PATE ?

    1. kd says:

      Ha ha ha Fotaqi qe nga shkrimi duket se sa “kulture” helene dhe mendim social keni ju jevgjitet e Egjeut ha ha ha ha

  2. shqiptar says:

    ci ke dhen europes ti mor refugjat anadolli 1.5 milione grek armen kurd erdhen nga azia turke ne 1922 ne greqi perse grek te lashte u thua ti korrakve te anadollit?????? pfffffffffffffff
    sot ata jane 6 milione
    si mund ti thuash nje populli grek te lashte kur gjysma e popullsise u nderrua me turqit dhe truqit prune nga anadolli mbeturinat

    1. Fotaqi says:

      Ca refugjat Anadolli ore idiot ? Ata qe erdhen ne 1922 ishin Greke te perndjekur nga Turqit. Ata ishin Greke 100% qe jetonin ne zonen e Turqise se sotme per me shume se 3000 vjet, atje ishte toka e tyre por o perzune e masakruan nga vllezrit tend te Anadollit. Greqia e lashte shtriheshe deri ne thellsirat e Turqise se Sotme para se te vinin atje stergjyshet tend nga Azia qendrore e te vidhnin tokat.

      1. .... says:

        Ore Fotaq idioti kur na paskan qene “greke” nga hapsirat e Turqise si shpjegohet atehere qe kur erdhen e zune tokat e Cameve nuk dinin asnje fjale greqisht ha ha ha ha mbaft ore debila se na hapet barkun me trillime injorantesh

        1. Fotaqi says:

          Ore kok pace qe nuk kupton asgje ! Nje pjese e madhe e Turqise se sotme ishte e banuar qe ne kohet e lashta nga Greket e lashte. Gjthe qytetet atje kishin emra helen jo Mongole si tashi. Aty ne kto qytete te Turqise deri para nje shekulli fliteshe GREQISHT ! Greket jetuan aty deri ne fund te Perandorise Osmane. Kur u krijua Shteti i ri turk u be spastrim etnik e gjith Greket qe jetonin aty u perzune nga Qytetet si Smirni, Alikarnaso, Konstadinupoli, Trapezounda e shum te tjera. Kush te tha ty qe nuk dine fjale greqisht ? Ata flisnin dialektin pontiak qe eshte i ngjashme me dialektin ionik te greqishtes se lashte. Shko pirdhu tani, idiot qe mendon Azia e Vogel ka qen gjithmone toke e Turqeve. Ore kok palare, para se te vinin Turqit atje, kush dreqin jetonte aty ? Rajkoja ?

          1. ...... says:

            Mjaft me te tilla pislliqe ore kokrra e klkk qe ata nuk dinin greqisht kjo dihet por tregohet sot ndryshe nga disa historian paranoid greke te cilat kane gjetur vend ne trurin e disa hajvaneve si puna jote ha ha ha

          2. ..... says:

            Shko hap ndonje liber te mesosh se kush ka jetuar atje ne kohen e Lashte apo te Bizantit jo nga Feja por nga perkatsia etnike dhe mjaft me te tilla pacavure te prodhuara ne bodrumet e Janulles ore derr i trashe

          3. ..... says:

            Po ty kush ta tha qe flisnin dialektin pontiak apo e ke degjuar nga Janulla ha ha ha ha se mund ta kene folur disa bq kishtare muk do te thote se e flitnin 2 milion refugjat ore derre i trashe shko hap ndonje liber e mos recito pacavuret e bodrumeve te Kishes greke ore i MJERE

        2. ..... says:

          Vetem nga ty po e degjojm kete gje qe na paskan ditur greqisht ha ha ha ha ore derr i trashe

  3. xxxxx says:

    Varu kkkk kopilave te Anadollit kane gjithe jetes si shtet kane marre para pa fund nga Europa dhe nuk idhin ne gjendje te ndertonin nje shtet Europian akoma emigrojn rruge e te Botes per buken e gojes me keq se vendet e Botes se Trete kjo tregpn per INTILIGJENSEN e larte te atyre rracave lindore qe jetojn aty CMENDURI

    1. Fotaqi says:

      Per Albanistanin e ke fjalen ? Se me ato fjale qe po shkruan per kte shtet po flet.

      1. xxxxxx says:

        Jo jo e kam fjelen per MQ e Egjeut qe kane jetuar dhe jetojn akoma ne kurriz te Taksapaguesve europian ore vlleh nga Drupolli more vesh mora thuaj Fotaqke kkkkk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje