Vokshi: Rama po bllokon qëllimisht Bashkinë e Pogradecit, do i drejtohemi drejtësisë

10 Gusht 2015, 11:06Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se qëllimisht po bllokon konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe marrjen zyrtarisht të detyrës së Kryebashkiakut të Pogradecit.

“Përmes Peleshit dhe Prefektit të Korcës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur peng Bashkinë e re.

Me pretekste banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie e cila prej 10 muajsh është pothuajse jo-funksionale.

Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki.

Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe për këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë”, tha deputetja Albana Vokshi.

Në vijim ajo i bëri thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin.

“Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime.

Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki.

Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se ai nuk është zot i vendit dhe pronar i bashkive. Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng, dhe nuk ka për tu mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-Prefekt”, tha Vokshi.

 

3 komente në “Vokshi: Rama po bllokon qëllimisht Bashkinë e Pogradecit, do i drejtohemi drejtësisë”

  1. shqiptari says:

    NE KETE VAPE DHE QENKE FTOFE NE BYTHE

  2. Kol Tivari says:

    Kjo është ajo, “që i lëvizte fëmija në bark”, sa herë që shihte ose dëgjonte Sali Berishën…???!!! O Zot, kur do na shpëtosh nga idiotët dhe injorantët…???!!! (që fatkeqësisht, ky popull i ka me shumicë…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje