“More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën, mijëra njerëz janë betuar me emrin e tij”

14 Gusht 2015, 16:09Politika TEMA
“More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën,

Enveri, Ramiz Alia dhe Nexhmia

Nexhmije Hoxha është tërbuar me Ramiz Alinë që lejoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Ajo nuk ia fali këtë gjë atij gjithë jetën.

Sipas sekretarit personal të Alisë, Guro Zeneli, Nexhmija ka kërkuar që busti i Enverit të mbrohej me gjak.

“Ditën që u rrëzua shtatorja e Enverit, Nexhmija e mërzitur i ka shkuar Ramizit në zyrë dhe i ka thënë: “More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën, mijëra njerëz janë betuar me emrin e tij, që do të falnin jetën, vetëm ai të rronte sa malet”.

Ramizi i tha: “Nexhmije, mos u shqetëso, nuk është rrëzuar Enveri, u rrëzua vetëm bronzi”.

Ramizi i tha të mos shqetësohej se bustin e ngremë përsëri, por po të vritej një njeri, do të vriteshin edhe njëqind dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, është që të shmangim luftën civile që të huajt po mundohen të nxisin me çdo kusht.

Nexhmija iku nga zyra e Ramizit duke qarë dhe që atëherë marrëdhëniet e tyre nuk ishin si më parë”, thotë Zeneli për “Panorama”.

Marrëdhëniet e Nexhmies me Ramizin mbetën të ngrira:

“Kanë qenë marrëdhënie të prishura, ishte një bukë e thyer. Por Ramizi e ruajti Nexhmijen, duke i dhënë asaj mbështetje politike.

Në Kongresin e 12 qershorit të PPSH 1991, kur u krijua Partia Socialiste, Ramizi nuk e përjashtoi Nexhmijen.

E gjithë Byroja Politike u përjashtua.

Por ajo që di është se që pas rrëzimit të monumentit të Enverit, Nexhmija dhe Ramizi nuk kanë pasur më shkuarje dhe ardhje”, thotë Zeneli.

Nexhmija nuk shkoi madje as në varrimin e Ramiz Alisë.

Jo, jo, nuk ka qenë, as edhe ndonjë nga fëmijët.

Nuk e mbaj mend të kenë qenë, as për ngushëllim më pas.

As telefonatë ngushëllimi nuk u ka bërë fëmijëve të Ramizit, përveç Ilirit, që është dhëndër te vëllai i Ramizit.

As Ramizi nuk i ka shkuar Nexhmijes pas burgut.

Por Ramizi bëri një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Nexhmijen.

Përmes një miku të përbashkët i çoi Nexhmijes një mesazh, ku i kërkonte që të linin pas mëritë e së shkuarës dhe të vijonin të ishin miq për kujtimet e mira që kanë pasur bashkë, që nga koha e luftës e gjatë viteve të socializmit, por Nexhmija nuk e pranoi këtë mesazh, duke i thënë që nuk pres asnjë mesazh nga Ramizi”, shprehet ai.

33 komente në ““More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën, mijëra njerëz janë betuar me emrin e tij””

  1. saimir says:

    KryeKatovicari

    1. shqiptari says:

      GAZETARE PA KULTURE. MONUMENTIT APO SHTATORES I THONE BUST. PO BUSTIT QE ESHTE GJYSEM TRUPI, SI DO TI THONI, O INJORANTE?

      1. Altin says:

        Nuk e ka fajin gazetari, per komentin e shoqeruesit te Ramizit. Shoqerues ka qene ai, s’a ka qene gjuhetar! Gazetari thjesht ka shkruar cfare ka thene Guro Zeneli (ai i listes).

        Nexhmija ja ka fut kot.

        E para betimi nuk ka qene qe te marrim jeten e tjetrit por te japim jeten. Nexhmija po ta donte aq shume ta jepte jeten! Pastaj tjetra eshte; siç gënjente Enveri miletin gjoja duke i siguruar te gjitheve pune, shtepi, rroga etj, po ashtu dhe mileti e genjente duke thene do japim jeten! Pak vrane ata akoma donin te vrisnin!

    2. Mero says:

      Jam bere si plaku Mere te njeriu me top dhe ne jerm jam merrem me te vdekurin i cili kishte vdekur qe ne 1970 dhe dhinte ne brek nga frika qe ne 1965, e futi Shqiperine ne ligjin e shpelles qe ne 1967 dhe disa skane dale akoma nga rregullat e shpelles se Enverit madje drejtohemi nga djemte e shpelles pak me paterica perendimore me rrjete merimange lindore.

      1. Ilir Hoti says:

        Pooo ty te kemi perfaqsues ‘perendimore’ o tru shperlare! ne qofsh i ri me vjen keq per sintomat e rrezikeshme me enrra te vdekurish… Ne qofsh ne moshe… e heeee shko shpejt te doktori se e hengre!

        1. Pilo Lala says:

          E bukur kjo.

    3. Mero says:

      Jam bere si plaku Mere te njeriu me top dhe ne jerm jam merrem me te vdekurin i cili kishte vdekur qe ne 1970 dhe dhinte ne brek nga frika qe ne 1965, e futi Shqiperine ne ligjin e shpelles qe ne 1967 dhe disa skane dale akoma nga rregullat e shpelles se Enverit madje drejtohemi nga djemte e shpelles pak me paterica perendimore me rrjete merimange lindore.

  2. Tema says:

    Sejcili shikon të ardhmen e shtetit të tijë.

  3. w says:

    kur do mbaroje kjo supe elezbiberiane 30 vjecare me kockat e enver hoxhes se po ja rrisni lavdine me shume se jezu krishtit

    ndaloni keto supe te nderuar nekrofage me fantazmen berishe neper kembe…mos u beni vampiroide se po e beni epidemi kombetare dhe nderkombetare…

  4. kloss says:

    –PO KU I DIHET- MUND TE VRITEN PER -ENVER HOXHEN-MIJRA SOT -PER TA RIKTHYER-KUR KJO KURVE-DEMOKRACIA E ZEZE- PO NA MERR FRYMEN- DUKE NA ZHVATUR -DHE VRARE -CDO DITE-HAPUR -DITET PER DIELL-.-FUNDJA SISTEMI I ENVERIT- ISHTE -E KEQJA- ME E VOGEL- PERPARA KATASTROFES SE SOTME-..ME MIRE ME ATE SISTEM- SHUME HERE ME TE QETE-BUKE E DJATHE-NJE COPE PUNE E GARANTUAR ME RROGE TE VOGEL-DHE E NE SHTEPINE TENDE- PA TAKSA-KURVASH- SE SA – PROSTITUTE-SEMAFORESH NE RRUGET E EUROPES-APO DROGAXHI-VRASES ME APO PA PAGESE-HAJDUT -NDYRESISRE RRUGESH-PASIGURI JETESH-..-CDO SISTEM– E KA NJE LUGE HELM–POR HELMI I SE SHKUARES ISHTE JO DHE AQ VDEKJEPRURES SA KY I SOTMI-QE E SHKATRON ENDE-PA E HEDHUR NE -PJATEN E GJELLES -APO NE GOTEN E URJIT- NUK E NDJEJNE VETEM ATA TE POLITIKES QE KANE MBUSHUR EDHE BREKET- ME MILIARDA TE VJEDHURA NGA NE-ME VILA E QENER MBROJTES NGA PAS-ATA QE BEJNE PARTY KURVASH CDO NATE ME PROSTITUTAT E TYRE MONDANE-E QE KALOJNE PUSHIME SUPERLLUKSOZE ME NGA 3000- 5000-EURO NATA-KUR NE NA DUHEN 2-3-VJET PER TI MBLEDHUR-…KY SISTEM ESHTE KALBESIRE DHE SE SHPEJTI DO TE KETE FUND TE HIDHUR-PASI ME SHUME SE 80% E SHQIPTARVE- NUK E DESHEROJNE-…

    1. Spartaku says:

      Kloss! Jame plotesishte me mendimete tua.Ne kohen e Enverit kishte pune per te gjithe,ndonse paga te vogla por te mjaftueshme per te jetuar. Ne ate kohe punen ta garantonte shteti,dhe shtepine ta jepte shteti,dy gjere jetike.Por sote populli po vuan e heq te zezat e ullirit, se koka udheheqese me bandat mafioze allberisha,jane pasuruar e fryjtur nga pasuria e dhjamet,gati sa nuk pullcasin.Sote ne kete sistem nuk pyet me njeri per punetorin dhe fshatarin,te cilet rrenohe e varferohen çdo dite,kurse kasta pasurohet mbi djersen,lodhjen,rraskapitjen dhe gjakun e te gjithe shqipetareve qe mundohen te mbijetojne.

  5. shoku " Shpati " says:

    Per Enverin u betuan me mijra njerez , e vertete . Ate e urrenin kundershtaret por e vleresonin si kundershtar . E urrenin te burgosurit por e vleresonin si kundershtar . Po ashtu e vleresonin edhe ne arenen nderkombetare . Por nuk mbajne pergjegjesi ata qe u betuan per katrahuren qe ndodhi pas Enverit . Ideali= zero ! Lereni te qete Enverin .

    1. Pilo Lala says:

      Enverin e kane kollaj ta shajne, se kane 25 vjet qe betohen per WSali Berishen.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      ‘sh shpati’ paske humor te holle…ne ta leme te qete enverin apo ju enveristet te na lini te qete ne popullin e vuajtur?saliu fatosi luli apo ed ‘rilindasi’ cfare jane nuk jane keta garantuesit e familjes se diktatorit,a nuk jane keta qe e kane mbushur politiken shqiptare me bijte dhe niperit e oborrit te qoftelargut enver? per enverin u betuat ju qe rrinit mbrapa gardheve te degjonit ndonje ‘fjale te gabuar’ dhe te denonit kot se koti ndonje fukara qe mund te thoshte te verteten pse ska qumesht…pra populli nuk u betua sepse e donte qoftelargun por ishte i detyruar ta ‘respektonte’ sepse ta rregullonte qejfin xhaxhi…heheeee pale ata kundershtaret qe e ‘respektonin’? po kundershtaret e enverit o ishin te vdekur ose ishin ne spac mor ‘sh shpati’? te paska lene kujtesa??a e di ti se c’ishte spaci mer sh shpati?ishte si bicim ‘shtepi pushimi’ ku enveri dergonte kundershtaret e tij e u jepte kohe ‘te mendoheshin’ nga 20-25vjet e pastaj te reagonin si revolucionare te vertete!! a e di ti se sa shum e respektonin keta enverin o shoku??heheeeeee!!pale te huajt !! hajde respekt qe kishin per enverin hajde !!madje nga respekti i madh enveri e siguroi gardhin me tela me gjemba dhe me bunkere edhe atje ku nuk ngjitej dhia e eger…ketij i them respekt une…
      pra gjithe ai ‘respekt’ ne drejtim te qoftelargut enver dhe megjithate populli eshte i tulatur si nje qen i zgjebosur nga frika se mos cohet diktatori nga varri sepse i thone nje fjale qe :nje here ne 500 vjet fluturon edhe pata e pjekur…po sikur??..
      na lini te qete o ‘sh shpati’ na lini ne hallet tona dhe mos na e servirni enverin dhe byrone e tij politike me rast e pa rast neper gazetat e kontrolluara me aq mjeshteri,na lini ne hallet tona dhe te jeni te sigurte qe ne do te vazhdojme ta ‘respektojme’ si enverin ashtu edhe saliun edhe fatosin edhe lulin edhe ‘piktorin’ pra te gjithe karavidhet qe na la peshqesh oborri i qoftelargut…

  6. hasani says:

    Kriminelet duhet lene te qete.

  7. CANI says:

    Enveri kaqene edhe do te mbetet burre shteti ma i forti ne trojet shqiptare ,Enveri ka luftue per qlirimin e shqipris e kita politikanat e sotit po luftone per shkatrrimin e shqipris .

  8. Samiu says:

    S’ka gje se per Saliun u vrane gjithe ata vete…. ?

  9. Kopil ky ramizi. Gili vili me nexhmijen nga njera ane. Nga ana tjeter e shuajti komunizmin me qetesi dhe dashuri.

  10. Lili says:

    MP nexhmija nuk e fale ramizin se gjithe jeten e saj i besoj ehe ajo e mbeshteti si bashkpunetor edhe bile ma shume si kujtim se enveri nuk u pyetke hiç-,edhe ma ne fund ai e flaki per te nevojat e tij! Nuk e fale as per paret e thesarit qe ia la djalit Duke detyruar femijet e enverit me u marr me rroge !hi hi!

  11. luk says:

    Doni ose s’doni Enveri ishte, eshte e do te jete figure e madhe ,ku te mencurit do te mblidhen sipas krishtit , ndyresirat do te vazhdojne ti servilosen edhe pas vekjes ,dhe oportunistet do ta kene frike sikurse engjellin e vdekjes.

  12. ardi mamurrzaku says:

    PO SHIFENI MOR ZOTI LUBONJA KA BURR SHTETI ME TE MADH SE AI?!!!!!!!
    KUSH ESHTE AI QE KA BERE ME SHUME SE AI NE EVROPE,ME SHUME SE AI PER POPULLIN E TIJ.?!!!!!!!!
    DHE PSE SMUNDI TE REALIZOJE ATE QE KISHTE NDERMEND TA BENTE.
    E MORRI VENIN NE MESJETE MOR,DHE CDO GJE QE KEMI NE ESHTE DHURATE E TIJ.E ATIJ TMADHIT ZOT TE SHQIPNIS,DHE MAR SHQIPTARVE.
    MATREN KU TA KET AI QE SHAN MAS PC.

  13. emigranti says:

    Enver hoxha ka qene njeriu me i poshter i te gjitha kohrave. E la shqiprine ashtu te varfer deri ne maksimum vetem e vetem per te ruajtur jeten tij mondane (aristokrate).Popullin e vet e izoloje ne maksimumum,mbaj mend radhat e gjate per shume ushqime , te gjithe njerzit visheshin njesoj mundesisht si kineze dhe ne trup nje pale pantallona kishte, lag e the. Me e shemtuara nuk mund te thoshe qofte edhe nje fjale sepse denoheshe per agjitacion dhe propagande e cmund te Flasesh me shume.prandaj larg nostalgjikeve Enver hoxha man vendin e pare nga ata njerez qe udhehoqen vendi, pra nje super kriminel neqoftese saliu ose zogu do vritshin nje Person enveri do te vriste 1 mire.

    1. marko says:

      Emigrant Ti andej nga ke emigruar i lensh Kockat mor qen i shitur….ENVER HOXHA ishte dhe do te mbetet burri ma i nderuar i ketij Kombi…sepse qe kur ka vdekur ai Burr Shteti Shqiperia ka marre rrugen e mutit…e shkaterroj islamiku Terrorist sali Berisha e futi Popullin ne Grope: LAVDI VEPRES SE PA HARRUAR TE ENVER HOXHES:

      1. Shqiptari says:

        nuk ben mire Marko – ska perse ti urosh lenien e kockave !! kete ta them sinqerisht.
        Njerezit sot jane te lire !!! dhe kjo eshte e vetmja e mire e ketyre 25 viteve. Dhe POOOO sigurisht qe sahale vucidoli dhe truproja e tij kosokare na e sollen !! e gjeti te shpella ku jetonte dhe e zbriti poshte per gjithe vatanin… Per kete dhe gjithe ato te mirat e tjera ndaj Kombit, saliqeni sigursiht meriton varjen per gjuhe, por meqe jemi ne dhjerokraci, jane plot burgjet me deshtake ordienre.

        Githsesi, dikush kujton me nostalgji kohen kur rrinte 3 ore radhe per 2 kg arra, nje here ne vit (para vitit te ri) dhe nga nje ore cdo dite per 1liter qumesht, por qe mund ti kerkonte edhe tre feta buke borxh komshiut ne ora 9 te darkes …

        Dikush tjeter gezon qe sot, ha tule mishi te rritura me hormone, thith ajer helmues dhe sguxon te mos mbylle me tre celsa pompen e ujit …

        Me kujtohet se si Thomas Maltus-i quhej reaksionar, sepse teoria e tij ishte: “populli eshte turme/bageti”

  14. qytetari says:

    Pse nuk nxorri djemte e vet kjo plaka Nexhmije per te mbrojtur monumentin e te shoqit ,po paska dashur te vriten te tjeret !

  15. Mehmet shehu says:

    Shoqja nexhmije ty xhaxhin ramiz dhe kriminelin arjanit cela duhej tu priste litari per krime kunder popullit shqiptare po te kishte drejtesi sa do pak tash rri mos bej za se pshtove bukur me 5 vjet burg gjoja per ca kafe

  16. beni si dua une por jo si bej une says:

    po cti besh moj zonja/shoqja Nexhmije “Te gjallet me te gjallet te vdekurit me te vdekurit” nuk je vetem ti inteligjente ka dhe plot te tjere

  17. fusha says:

    I mut ishin të gjithë, edhe ky që flet, sikur ramuti mos te ishte krahu I djathtë I enverit

  18. tori says:

    Ta provonin po te donin te godisnin popullin se populli do ju digjte te gjalle keta palaco qe vrane e prene popullin per 50 vjet…

  19. Mentari says:

    Po pse nuk e leni shqiperine ju shkerdhatat qe mbroni Enverin.Ne qoftese ne kohen e Enverit ishte “aq’mire sic tregoni ju sot eshte kapitalizmi dhe jo komunizmi I Enverit ikni e shkoni ne Korene e veriut qe eshte kopje e shqiperise se kohes se Enverit,Ju inorante e Idiote shqiperia e Enver kriminelit ishte nje Kopesht Zoollogjik ,nje shpelle qe njerezit jetonin me barishte mali si ne kohen e Mesjetes .Nuk ka vend ne shqiperi apo ne te gjith territoret shqiptare per njerez kriminele si Enver Hoxha e mbeshtetes te tij.Ne kohen e tij nje shqiptar I kishte te ardhurat vjetore vetem 250 dollar kurse sot shqiptrat e kane mbi 5000 dollar dhe ke lirite e plota dhe bej krhasimin.Ne qoftese nuk ju pelqen shqiperia e sotme ikni merrni rruget e shkoni ne Kore se edhe Kuba po e kupton se sa gabim ishin.

  20. kandari i rilindjes says:

    shyqyrqe ti tori mbete gjalle dhe emigranti eshte me mire se ne regjimin e enver hoxhes,pasi vete do te behet edhe deputet atje ku emigron dhe nga fisi dhe shtepia ne shqiperi i ka te gjthe me pune, te gjith vijne verdalle,mos kane shitur edhe shtepine e kan dale per azilant ne gjermani.
    te flasesh per dy sistemet nisesh nga pasuria apo varferia qe ke vene tani.
    por nje gje eshte madhore
    ENVER HOXHA,cdo dite qe kalojme mbas ketyre 25 vjeteve, mbete lapidar
    se
    zhduku gjakmarrjen
    zhduku papunesine e xhelozine per njeri tjtrin e familjen.
    jo kot e shani per njeriun e ri qe u krijua
    sa krime behen sot brenda familjes,perdhunime,ngacmime seksuale ne zyra e shtetit ose presione,tregojne se vertetet njeriu nuk ishte ujk si sot, ku e di qe je me kancer dhe te merr edhe buken e femijve,
    apo edhe leket e shtepise.
    kyeshte dallimi.
    dhe kete e beri ENVERI,qe zhduku malarjen,analfabetizmin dhe beri hidrocentrale,te shohim sot,beri miniera qe te vjedhin keta sot, beri
    kontroll ushqimesh qe sot nuk dime cfar hame,beri dhe drejtesi ku denoheshe dhe pas denimit te jepte edhe pune.
    beri edhe gabime…..por banken e shtetit nuk e la te vidhej,eksportonte energji e blente artikuj qe nuk prodhoheshin,
    e sot vidhet energji me blerjen me cmimin me te larte.
    por e matin ligjerisht sa blihen realisht?
    kete e tregon sa i varfer eshte nje popull, dhe sa te pasur jane ata politikane qe kane drejtuar kete adminitrim te HEC-eve dhe energjitikes
    i gjeni vet.
    dilni te gjiri i lalezit
    dilni te vilat qe kane.
    thone se keto dy vjet te qeverise se rilindjes te gjithe shqiptaret do kene nga nje vile te tille.
    i pate ata sot ne mjekes.mrika po heton mbasi folen mediat.
    nuk genjejne, e pate realizim ne doganat, tatimet, ilace te ribursuara
    specialiste keta socialistet,ja kaluan edhe bluve qe i hoqet me vote,
    kete demokrazi nuk e beri ENVERI, dhe se beri gabime.
    dhe se nexhmijen e kish grua,qe mund te bente edhe gjemen e busteve.
    vleren e jep koha.

  21. pjatalarsi says:

    Nexhmija: si nuk u vra nje njeri per Enverin, o Ramiz! Mijra njerez jane betuar ne emrin e tij!
    Ramizi: E ate thom edhe une! Si nuk u vra ndonjeri!? na e paskan patur me hile ky milet! qenkan betuar kot!
    Nexhmija: Po ti pse nuk dhe urdher te qellonin!? Edhe ti je betuar me hile?
    Ramizi: Une u thashe te zbatojne ligjin! Dhe ne nuk kemi ligj per te qelluar ata qe prishin monumentet! por vetem perdorimin e shkopit!
    Nexhmija: Jo, jo, nuk me mbushet mendja! Duhej vrare ndonjeri, qe te behej hero ne te ardhmen.
    Ramizi: Nga cila pale te vritej? Nga ata qe donin ta mbronin monumentin, apo nga ata qe donin ta rrezonin?
    Nexhmija: Eh, c’rendesi ka! Thjesht te vritej dikushi sepse pa vrasje nuk shkon kjo ngjarje!
    ramizi: E ke shume mire! ne te ardhmen, do ta shohim kete opcion!

  22. Tili says:

    Përralla Guro përralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje