Partia Demokratike ka një plan për ta kthyer në zgjidhje për shqiptarët, duke e nisur me pastrimin e menjëhershëm të qeverisë nga krimi.
Kështu u shpreh lreu i demokratëve Lulzim Basha.
Ai tha tha në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama shpalli amnisti për kontrabandistët.
Rritja e taksave, tha Basha, ka nxitur rritjen e informalitetit.
“Ne kemi një plan, kemi vendosmërinë që këtë plan ta kthejmë në zgjidhje për qytetarët shqiptarë. Kjo kërkon vendime të vështira, por unë, PD e opozita, bashkë me qytetarët e vendit, jemi gati t’i marrim këto vendime. Pastrimin e menjëhershëm të qeverisjes nga krimi, vendosjen e taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, barazi para ligjit e konkurrencë të ndershme. Por, më parë se të gjitha, pastrimin e menjëhershëm të qeverisjes nga krimi”, deklaroi Basha.
Ai tha se Edi Rama po mbush gropën e madhe të krimit në dogana e tatime duke goditur biznesin e vogël.
“Zgjidhja e Edi Ramës është të mbushë gropën e madhe të krimit në dogana e tatime, duke goditur biznesin e vogël, sipërmarrësin e vogël e të ndershëm që e ka çuar në zgrip të falimentimit. Rritja e taksave, dyfishimi i tyre është shkak i parë që solli këtë gjendje, barra e rëndë ka sjellë falimentimin e tyre, largimin e tyre nga vendi dhe ka nxitur informalitetin, bilancet e dyfishta, fshehjen, devijimin, evazionin”, tha Basha.
Basha akuzoi më tej se nuk ka asnjë fajtor për 160 milionë dollarët e vjedhura, ndërsa deklaroi se Rama “uli traun e doganave për klientët dhe ngriti kërbaçin për ata që mezi mbajnë barkun me bukë”.
Do ju myket plani
Ti nuk je politikan ,por karagjoz,hajdut dhe vrases . Fajin per 160 milion dollar qe i mungojne shtetit ne dogana dhe tatime nuk e ka taksa progresive, por ato hajdut qe jane akoma ne detyrte prej 20 vitesh ne administrate ,dhe kjo eshte toleranca e Rames ndaj jush. Ti e provove veten ne 21 Qershor, qe humbe me dfiference 500 mije votues ,prandaj prit dhe dy vjet te tjera dhe bej keto propozime ,ku me taksen e sheshte paguante fukarai dhe shtoshin parat bisneset e oborrit . Ti dhe Saliu keni marr fund, dhe po e ktheni PD ne OJQ . Ju ishit 8 vite ne pushtet ,ku buxheti juaj ishte sa 70% i ketij te sotmit , dhe ju jo vetem se realizuat asnje vit, por e rishikoshit dy here ne vit ,se ishit qeveria me hajdute qe ka pasur Shqiperia per 100 vjet pamvaresi . Beni protesta , se me vote ju as keni fituar dhe as do fitoni ndonjehere , se ministrat tuaj erdhen ne pushtet me valixhe druri, dhe sot kane bisnese te krijuara nga vjedhja e shtetit , dhe kurre nuk dolen para drejtesise ashtu si dhe ju .
O Lulzim! A e kuptoni qe jeni bere si loqe?!Nuk ju beson me njeri! Regulloni fjalorin! Une kurre nuk do te jepja voten per PD, neqoftese vazhdoni me kete gjuhe!Mos u beni qesharake! Nuk eshte fajtor Rama per c’do gabim qe behet ne Shqiperi! Po kush eshte fajtor per c’fare ndodh ne PD? Prape Rama,sigurisht! Keni mbetur nje grusht njerezisht krimenle hajdute e te korruptuar! Mendoni se ju beson me njeri O lulzime?!
Ik ere kokpordhe
p.d. ti kishte atuar planet kur ish ne pozite.ky gjelastrak mos te krekoset shume se nuk ka lezet se i kane rene pendet e i dalin mishrat.
Pjesen e pare e kishe mire, taksat duhet te ulen se perndryshe nuk ka interes te besh biznes. Ndersa pjesa e dyte qe flet per biznesin e vogel eshte kot, sepse nuk te ngre as te ul sasia e parave qe vjen nga biznesi i vogel ( i vertete ama). Rama i perjashtoi ata nga kjo fushata qe do bente se dhe ai vete e kupton qe nuk del dhjame nga pleshti. Ai qe duhet mbrojtur eshte biznesi i mesem ai eshte dhe promotori i ekonomise, ambicja e saj. Por ti nuk flet per keto sepse e ke interesin vetem tek vota ( qe vjen sigurisht nga biznesi i vogel) jo tek e verteta. Shprehja peshku i madh e ha te voglin nuk vlen per biznesin e vogel (qe nxjerr buken e gojes).Aktualisht ne shqiperi konkurrenca e vertete eshte ndermjet biznesit te ndershem dhe pa mbeshtetje politike dhe atij te madhit te pandershem qe ecen vetem me mbeshtetje politike, dhe ti dhe klani jot e mbeshtesni pikerisht kete lloj biznesi.
Hahahahahahaaaaa, ik o pall, si pall dukesh ne surrat e pall je. Pse se bere sa ishe ne post, po tani u kujtove. Kush te beson ty ore lapanjoz, hajdut, kriminel.
NUK JU BESON NJERI, per humbien tuaj nuk bete nje analize pune por ja hodhet fajin kundershtarit tuaj politik.RRI tani ne opozite dhe bej qejf.