Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj është dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani në detyrën e Komandantit të ri të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë
Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht arritjet, por dhe sakrificat e gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, duke u ndalur tek kontributet e forcave ajrore në funksion të arritjes së sigurisë në vend përgjatë dy dekadave të fundit.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vlerësoi në mënyrë të veçantë arritjen madhore të vendit, anëtarësimin në NATO, si një nga sukseset kulmore të Shqipërisë, duke theksuar se qënia vend anëtar i NATO-s sjell në vijimësi nevojën për rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura për t’u përballur me sukses jo vetëm me sfidat e brendshme, por dhe me ato në nivel global.
Presidenti Nishani theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm do të vijojë të ketë në qendër të vëmendjes vlerësimin dhe mbështetjen pa rezerva ndaj Forcave të Armatosura duke theksuar angazhimin e Tij për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen sot ato.
Njëkohësisht, në vlerësimin e Kreut të Shtetit mbetet e nevojshme që këto sfida të adresohen me buxhetin e nevojshëm në mënyrë që të arrihen dhe forcohen standardet e arritura, si dhe të ballafaqohen me sukses ato që shfaqen në vijimësi, qoftë në rrafshin civil apo dhe atë ushtarak duke nënvizuar faktin se siguria mbetet gjithnjë e kërcënuar.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave Ajrore shprehën falënderimet e tyre për vlerësimin dhe mirënjohjen e shprehur nga ana e Presidentit Nishani për arritjet e Forcave të Armatosura përgjatë dy dekadave të fundit duke u angazhuar për vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve profesionale dhe institucionale në përballimin me sukses të çdo sfide dhe të proceseve integruese në të cilat është përfshirë vendi ynë.
Çfarë “komandon”, Komandanti ynë i “Forcave Ajrore”…???!!!
Në fakt, Presidenti ynë, “që i paçim uratën”, duhej të dekretonte për “Komandant të Forcave Ajrore Shqiptare”, atë që lëshoi dronin në Beograd,…sepse, përveç këtyre dronëve-lodra, unë nuk di që Shqipëria të ketë aeroplanë luftarakë…
kemi helikoptere mer burre… pastaj te forcat ajrore, nuk futen vetem mjetet e fluturimit, futet dhe armatimi kunder-ajror. Per te gjitha keto duhet te kete dhe personel, po dhe gjithe ky personel e do nje dash mbi koke. Pastaj ne fund te fundit eshte e percaktuar edhe ne kushtetute, qe Shqiperia ka force tokesore, detare dhe ajrore.
Kemi forca ajrore ne?
NA KA LENE ENVERI AVIONA TE LUFTES … DHE SHUME ARME PER TU MBROJTUR .. NGA ARMIQTE ..????? KEMI BUNKIERET E ENVERIT PER TU MBROJTUR …HA HA HA ..
Di me pilotuar avionin. (5O orë stimulim)
turp te zoti. te pakten mos i jepni si lajm.force ajrore pa nje koker aeroplani.
Ju I dashur gazetar duhet te sqarosh se cfare do te komandoj KY Gjeneral,sa Avion luftarak,sa bombardues,sa lloje raketash etj,qe edhe ne te mesojme.
duhet te vendosni nje kapter komandant te forcave ajrore mos harxhoni kot rrogen e gjeneralit ose futni salen ne burg per te justifikuar prishjen e aviacionit luftarak shqiptar.