Sesioni i ri parlamentar nis me rrëzimin e dekreteve të Nishanit

20 Gusht 2015, 13:33Politika TEMA

Sesioni i ri parlamentar, çelja zyrtare e të cilit është të hënën e parë të shtatorit, pritet të nisë me shqyrtimin nga komisionet përgjegjëse të dy dekreteve të Presidentit të Republikës, që kthejnë për rishqyrtim në Kuvend ligjet “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor” dhe ligjin “Për turizmin”.

Brenda një jave, kreu i shtetit ktheu mbrapsht ligjet e miratuara me votat e maxhorancës në dy seancat e fundit të sesionit kuvendor, në fund të muajit korrik.

Ligji “Për turizmin”, i miratuar më 27 korrik, ka disa momente, që sipas Presidentit bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Në arsyetimet e parashtruara në relacionin që shoqëron dekretin, presidenti është kundër parashikimit në ligj të përdorimit nga ana e ministrisë së Ekonomisë të një fondi të posaçëm, për financimin e projekteve apo studimeve, fond që nuk i nënshtrohet procedurave të prokurimit. Ky përcaktim, sipas Presidentit, bie ndesh me ligjin ‘për prokurimet’.

Një pikë tjetër e kontestuar nga Kreu i shtetit ka të bëjë me pasuritë e patundshme që ndodhen në zonat e përcaktuara me përparësi turizmin dhe që do i kalojnë me vendim qeverie ministrisë përkatëse. Sipas Presidentit, një parashikim i tillë prek parimin kushtetues të autonomisë vendore dhe bie ndesh me të drejtën e pronësisë së njësive vendore.

Po ashtu, sipas Nishanit, ligji i ri ‘për turizmin’ në të paktën dy nene cënon parimin e sigurisë juridike, pasi nuk shpjegon mënyrat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore.

Ligji tjetër i kthyer nga Presidenti Nishani është ai “për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, i debatuar dhe kundërshtuar më herët nga përfaqësues të qarqeve universitare dhe akademike, dhe i miratuar më 21 korrik nga maxhoranca në Kuvend.

Në argumentet kundërshtuese që presidenti parashtron në relacionin shoqërues thotë se në qendër të këtij ligji vendoset shteti dhe jo universiteti e studentët. Ligji i ri, sipas Kreut të shtetit, ka qasje të rritjes së tarifave të studimit, ndërsa nuk ka të njëjtën qasje sa i takon rolit të studentëve në vendimmarrjen për reformimin e sistemit arsimor. Po ashtu, Kreu i shtetit, thekson se aktet nënligjore rrezikojnë të kufizojnë autonominë dhe të çojnë në kontroll të tepruar, abuzim dhe stanjacion, duke krijuar mundësi për cënimin e parimit të sigurisë juridike.

Sipas Nishanit, ligji nuk parashikon rregullime mbi tarifat në universitetet publike dhe private, ndërsa shteti nuk merr përsipër të garantojë fonde nga buxheti, duke e kushtëzuar arsimin e lartë mbi bazën e pagesave të tarifave të larta. Po ashtu, sipas Presidentit, ligji nuk i bën të qarta kushtet dhe skemën për kreditimin studentor, duke krijuar një pasiguri juridike për studentët. Ligji gjithashtu nuk garanton autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike, gjë që cënon dhe konkurencën mes univeristeteve përmes bordit të administrimit.

5 komente në “Sesioni i ri parlamentar nis me rrëzimin e dekreteve të Nishanit”

  1. elona says:

    Po mire e ka bere,prape do me vjedh Ben Ahmeti?Te kalojne fondet pa prokurim ne dore te kryehajdutit-psiqiko-kurvaro-manjako-depresiv xhuxh????Pupupu….vazhdojne si ne kohe te Sales I,bejne ligjet e nje shteti per ti fut ne xhep te vet.E tmerrshme!
    Ligji per “turizmin” i thencin,prape te Ben Ahmeti e coj ujin.Ministria perkatese,nje lesh.Te Min.Ekonomise behen privatizimet apo administrimi i prones shteterore.
    Me shkul floket…

  2. Tj says:

    Rezoni Nishanin! Nuk ka zgjidhje tjeter! Beni referendum per Nishanin , drejtesine,per Berishen Meten dhe njerezit e korrruptuar! Vetem keshtu mund te filloje Shqiperia te ece perpara!

  3. Tema says:

    Shpenzime të kota në imprimant

  4. mira says:

    Ligjin e arsimit le ta kaloje sa te doje KURRE nuk ka per te gjetur zbatim, te rinjte nuk jane as te saliut dhe as te Rames, po te popullit dhe te Shqiperise, dhe megjithese Rilindja po ben rufjanlliqe kur thote se ligji nuk do hyje ne fuqi kete vit( kur eshte i drejte perse te mos hyje ne fuqi qe kete vit???!!), te jene te sigurte se nuk ka per te hyre as mot dhe as KURRE!
    Poshte hajnat dhe mafia!

  5. alban says:

    hiqeni nishanin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje