FOTOT/ Për Bashkinë e Tiranës s’ka të paprekshëm, ndërhyn edhe në shkollën “Kristaq Rama”

20 Gusht 2015, 12:31Politika TEMA
FOTOT/ Për Bashkinë e Tiranës s’ka të paprekshëm,

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5 nuk i ka shpëtuar as shkolla “Kristaq Rama”.

Për më shumë se 20 vite ky objekt arsimor i ka shpëtuar çdo fushate dhe ndërhyrje nga ana e bashkisë apo të qeverisë.

Madje, sa herë flitej për ndërhyrje dhe lirimin e hapësirave publike, sfida e madhe për të gjithë ishte lirimi i trotuarit që kjo shkollë ka uzurpuar në zonën e “Komunës së Parisit”, aq sa kalimtarët duhet të rrezikonin jetën duke kaluar në rrugën me makina.

Gjithashtu, ndërhyrja e bashkisë në shkollën “Kristaq Rama” u pa nga qytetarët edhe si një bankë prove për kryebashkiakun Veliaj, të cilën me sa duket ai e ka kaluar me sukses.

Siç shihet edhe nga fotot, ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtesës deri në rikthimin e hapësirës së zaptuar në trotuar për banorët e zonës së “Komunës së Parisit’.

Ndërkaq, mësohet se emri i kësaj shkolle nuk ka asnjë lidhje me familjen e kryetarit të qeverisë, Edi Rama, por drejtuesit e saj me sa duket e kanë vendosur këtë emër për efekt marketingu e reklame.

Në ditën e gjashtë të aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike janë prishur dhjetëra shtesa pa leje apo uzurpime te çdo lloji.

Aksioni është i ndarë në tre faza, ku fillimisht bëhet prishja e hapësirave të zëna, pastaj bëhet rehabilitimi dhe në fund Bashkia e Tiranës bën rikualifikimin e zonës në funksion të banorëve.

 

 

 

26 komente në “FOTOT/ Për Bashkinë e Tiranës s’ka të paprekshëm, ndërhyn edhe në shkollën “Kristaq Rama””

  1. Boshllek says:

    Edhe thoni qe kjo ishte prove per Erion Veliaj edhe pastaj thoni qe emri shkolles skishte lidhje me plakun e Edi Rames. Pastaj Erioni e ka deklaruar haptaz ne televizion qe do ja dije per nder perjete Edi Rames sepse e beri njeri e ka bere miljoner.

    1. Bureto says:

      Kjo puna e ndereve eshte semundje ne Shqiperi. Populli nuk thote kot: “me mire nje mik se nje ciflig”! Jam i sigurte qe nuk ekziston ne asnje gjuhe te botes. Po ku Erioni e ku Kaci i Zi psh. Erioni eshte ne fillim tekarrieres se eshte i ri, kurse Kaci afer te 60-ve iu u lepi Sales ,( kur kishte provuar cdo gje nga pushteti, minister i Aresimit i Ramizit, kryetar Kuvendi po i tij, minister i Nano-Metes, i jashtem e i financave, deputet etj) dhe vete ka deklaruar se ia di per nder atij, se ndryshe do te kishte dale nga politika. Se helbete ai ka lindur per politikan dhe e ka kuptuar mire se edhe politikezeza nuk ben dot pa te. Thjesht nje rast sa per krahasim se mjedisi shqiptar e ka kete fenomen si ajrin, pa te cilin nuk rron dot. Ndaj dhe jemi kerthiza e botes.

  2. 01vlora says:

    Suksese Erion dhe gjithe bashkise,shebullin tuaj ta ndjekin te gjitha bashkit e vendit.

  3. Rita says:

    Ca thua dhe ky shitsi i fiqve eshte milioner

  4. Emigrant says:

    Urime e vetmja gje qe nderon nje drejtues eshte barazia ne zbatimin e ligjit.

  5. GREGOR BABAKRISTAQI says:

    NUMURI FANTASTIK 233

    Pak dite me pare Erjon Veliaj publikoi listen e perfituesve te banesave shoqerore me 242 emrat, tipologjine dhe pagesen perkatese.

    Ne te vertete lista permbante vetem 241 emra, mungonte “perfituesi/perfituesja” me numurin rendor 233 !

    Te kete fshehur emrin e Matilde Makoçit apo te Shqiponje Veliajt ?

    1. yp Xhixhi says:

      Ka qene emri i sat’eme ? ? ?

      1. GREGOR BABAKRISTAQI says:

        Jot’moter ku e le, nen urat e Lanes apo ne Xibrake ku shitet me dite e blihet me nate.

    2. Nina says:

      Kjo eshte nje pytje prej ifdjoti qe ke bere ti?? Ju jeni njerez pa karakter?? Pse po te ka frik ty? Qe nuk ka ven ate emer apo tjetrin?? Pse do punoj per friken tende Erjoni keshtu?

  6. Sokoli says:

    O Boshllek, e gezofsh emrin qe ke vendosur ! Me te bukur emer nuk do gjeje……….

  7. Xhoni says:

    Po Hotel President qe jo vetem ka zene trotuarin por po del edhe ne rruge ne mes te Tiranes do bej ndonje gje lali Eri?

  8. dajti says:

    Ne Shqiperi ka shume emra shkollash qe jane vene nga pronaret e tyre per qellime abuzimi. Ne Koder Kamez eshte shkolla private “Dritero Agolli” qe eshte sknadaloze etj etj. Arsimi privat 9-vjecar duhet ripare krejtesisht, pasi ne hapesira te vogla ka shume nxenes.Eshte thjeshte biznes.

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Urrrrraaaaaaaa! Rrofte Pushteti Popullor! Shoke! Na nxorret mallin e atyre viteve te lavdishme. Falemnderrit!

      1. Heu bre says:

        Nuk ke shonc ta krahasosh me pushtetin popullor lale,mos u masturbo kot !

      2. Nina says:

        Po more Labist i Saliut.., urra posht PD-istat,, normal pushteti do jete i popullit pse i joti??? Do e sshifni me dylbi me ta o PD-ist

  9. Juri says:

    Prova me e rendesishme eshte a do e prishe bashkia restorantin ne pronesi te Fatos Nanos prane stadiumit Selman Stermasi. Ky restorant jo vetem qe ka zaptuar trotuarin ku duhet te kalojne kembesoret por edhe nje pjese te rruges ku kalojne automjetet.

    Te shohim a do jete i prekshem Fatosi???

    A dhe dicka tjeter, pse asnje media nuk e pasqyron kete fakt, apo vari lesht te gjithe te varur.

  10. qytetari says:

    Po Lul Basha pse nuk e mori kete mase kundrejt “Kristaq Rames”!?

  11. Arti GUZA says:

    Na ha karin o erjon legeni kopili i Atmadinexhatit!!!

  12. stela says:

    Si pronKar i kesaj shkolle, ka dale ne skene nje kokrra e katunarit & injoranti, qe e diskretiton emrin e Kristaqit.

  13. Tema says:

    Emri shkollës i ësht vën para se t’i thyhej hunda apo pas rrëmbimit të ikonave

  14. mira says:

    Titull idiot, qe bie ndesh me permbejtjen.

  15. spartak says:

    Pastertia e ambjentit arrihet, por duhet koncepti . Duhet modeli Japonez i konceptimit. Po e le me kazanat që shtyj e shtyj kanë dalë në rrugë e bulevard , edhe ushtrinë e NATO-s të fusësh , nuk realizon asgjë. Vendosi kazanët ( jo ato të mëdhenjt e rrugëve ), çdo banese, çdo hyrje pallati , çdo
    shkolle , kopshti , çerdhe , institucioni , qendre tregtare, institucioni , por hapi rrugët për të shku me i marrë plehrat atje ku janë kazanët , se për ndryshe;ke bërë asgjë . Tek këto kazanë , edhe ato që i zbrazin për kanoçe e shishe plastke e kanë të pamundur të veprojnë , se banori që ka shtëpinë aty apo kushdo qoftë nuk i lejon kollaj ti derdhim njeri plehrat nga kazani
    Vendos në hyrje të çdo ambjenti publik , marketi apo institucioni , mikro koshat për fikjen dhe hedhjen e bishtave të cigareve . Vendos të tillë me qindra pranë çdo stoli nëpër parqe, përgjatë rrugëve dhe patjetër , kur krijon kushtet vetvetiu ambjenti dhe opinioni të imponon të veprosh me kulturën e duhur.

  16. neseba says:

    Në vend që të inkurajohet për vullnetin e mirë që ka, mbroçkullitet nga disa komentues.Jo çdo gjë e mirë realizohet sa hap e mbyll sytë. Ku kanë qenë më parë këta komentues, apo nuk i lejonte partia të kritikonin nënën e tyre. Tani, siç duket, u preket interesi.

  17. Heart Of Europe says:

    VK injorancë pa kufi.

  18. "BALASHI" says:

    Ne rast se doni te shihni nje rruge qe eshte ne kundershtim me gjitheçka eshte rruga nga LSI qe del tek “Mjelma”, pra rruga para ish njesise bashkiake nr. 5. Pa trotuar, hekura te ngulur per parking, gure e copa çimento qe ruajne parkinget, zinxhire, tra, shkalle pallati te shtrira deri ne rruge, zaptim nga nje lokal i quajtur “Mai Tai”, shtese pallati ne hyrje e ne dalje te rruges, duke e fshire trotuarin. Gje me skandal nuk mund te gjesh ne tere rruzullin. Perbindsha zaptimesh. Kush kthen kete rruge ne te banuar do te jete super njeri…

  19. edi las vegas says:

    per kafshet qe jetojne shqiperi duhet prish cdo gje qe asht zabtu pas 90 cdo gje se jan ndertu pa asnje urbanizim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje