Malazezi i vë pistoletën në kokë turistit shkodran: Fol në gjuhën malazeze këtu, jo shqip

20 Gusht 2015, 16:47Politika TEMA

E përditshmja e Podgoricës, “Vjesti”, raporton nga Budva se si një malazez nën kërcënimin e armës kishte detyruar një turist nga Shqipëria të “mësojë” gjuhën malazeze.

Gojko B. (50), nga Budva, siç shkruan kjo gazetë, është arrestuar, sepse ka keqtrajtuar turistin shqiptar G.Sh (46) nga Shkodra, duke e kërcënuar me revole që “të mësojë të flasë në gjuhën malazeze”.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes në një kafene të Budvës, jo shumë larg nga stacioni i autobusëve, raporton Koha Ditore.

Sipas kësaj gazete, shqiptari ishte duke ndenjur në një kafene dhe pasi kishte porositur kafenë, Gojku kishte nisur ta keqtrajtonte.

Atë, sipas raportimit, e kishte neveritur shqiptari derisa fliste shqip.

“Gojko B. ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kërkuar prej shqiptarit që të përsërisë fjalët që ai i shqiptonte në gjuhën malazeze dhe ndërkohë ka nxjerrë revolen, të cilën ia ka drejtuar nga këmbët, nën tavolinë”, shkruan “Vjesti”.

Siç shkruan gazeta, fillimisht askush në kafene nuk e kishte vënë re se po ndodhte diç e çuditshme, deri sa kamerierja e ka parë se turisti i frikësuar po përsëriste pas fjalët që i shqiptonte Gojko.

Kamerierja i ishte afruar tavolinës dhe e kishte pyetur Gojkon se ç’po ndodhte, ndërsa ai më pas ishte ngritur nga tavolina, kishte filluar ta puthte shqiptarin dhe kamerieren, ndërsa turisti kishte ikur nga kafeneja.

Turisti më pas e ka paraqitur rastin në polici.

Policia pas marrjes në pyetje, Gojkut i ka caktuar masën e ndalimit për 72 orë, shkruan kjo gazetë.

27 komente në “Malazezi i vë pistoletën në kokë turistit shkodran: Fol në gjuhën malazeze këtu, jo shqip”

  1. Pelasgian says:

    Shko prap ne Shkini pi..dhmotre shipec

    Su mushet nji here me men…

    1. emigranti gjermani says:

      fillo Propaganda …te tera keto jane genjeshtra more njerez deri dje thate Serbi plagos me thike Shqiptarrin dhe kjo ishte genjeshter turp turp te keni qe ngjallni urrejtje me fqinjet….asnje nuk eshte kercenuar nga serbet.

      1. e di si eshte puna says:

        Malazezet perbejne 45-50 % te Malit te Zi (10% shqiptare,10% boshnjake,35-40% serbe) ne nje shtet me gjithsej 700 mije banore. Malazezet ne fakt jane shqiptare te sllavizuar,per shkak se i perkisnin kishes ortodokse sllavone (si rasti i Rekes ne Makedoni).Me kalimin e kohes,kur te krijohet Federata Shqiperi-Kosove-Makedoni-MalZi-Epir,keta malazezet do thirren te rikthehen ne rrenjet e tyre shqiptare dhe te jeni te sigurte se ne kushte dhe rrethana te tjera do ta bejne me shume zell ?

        1. Open your mind.. says:

          Pse çuditemi kaq? Cdo vend ka idiotet dhe kriminelat e vet. Jam i sigurte se ky kafshe qe ka bere kete veprim,nuk perfaqeson gjithe popullin malazes.Ne i vrame turistet çek para nja 2 muajve,apo jo?Edhe ne kemi psikopatet tane,biles me shumice.

  2. Tema says:

    Përse ka shkuar te ata?

    1. Toni KS says:

      Pikerisht. Budva eshte vend i cetnikeve. Bregdeti shqiptar eshte me i mire se ai malazez. Cuditem me kete snobizem absurd te disa shqiptareve qe perbuzin vendin e vete.

      P.S. Ky rast eshte nje ilustrim i vogel per forumistat e Temes te cileve ju duken serbet e mire. Natyrisht pas cdo vepre kriminale te tyre, arsyetimi standard eshte – kam qene nen ndikimin e alkoholit.

      1. Bole ka cdo komb. Kush me shume e kush me pak.

      2. miilena says:

        shani tani vendin tuaj shqiperine jugu shtrenjt bregdeti jugut shtrenjt durrsi kshu saranda ashtu vlora kshu valbona ashtu s ben shqiperia me mire jashte mal i zi greqi itali per turist me lire etj
        ikni o plera po ku ka si vendi yt
        t gjith te huajt pershtypjet me t mira
        del shqiptari shqipria kot e hani n b.. jashte e tani rrini urrte mir tju behet . boni si patriot pastaj

  3. BISTURIA says:

    Po ballkani i mbushur me derra eshte,vetem se flasin gjuhe te ndryshme.

  4. BISTURIA says:

    Ballkani stalle derash.

  5. baci says:

    shkrim leshi, te ishte shqiptari I dehuri do e kish vrare…..

  6. Shqiptari says:

    Keto jane pasojat e Enver Hoxhes qe i mbajti shqiptaret e Shqiperise te izoluar per 50 vjet dhe nuk dine akoma dhe sot se cilin kane armik.Biles shkon e ben denoncim ,per armikun tek armiku.

    1. u dhime tu qesh says:

      Enveri ja lidhi komet ne qafe atij armikut dhe koqeve miq si puna jote ?

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Ne kemi nje fjale te urte “te dehurit i hap rruge dhe budallai”

  8. gazetari me kater (me hater) klase fillore says:

    Titulli thote “pistoleten ne koke” kurse teksti me poshte thote “ia kishte drejtuar nga kembet poshte tavolines”. Pordhi kali ne dere te hanit. Gazetari rrumpallhane.

  9. llazi says:

    E rendesishme eshte qe e mbyllen me te puthura …

  10. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Ballkani ka popull idiot perfshi edhe shqiptaret ketu.

  11. Laveri says:

    Pune pijanecesh

  12. Fotaqi says:

    Ahaha Malazezi ne fund filloi te puthte kamarieren e turistin shqiptar ! Lajme pe bythe qe i nxirni nga mendja.

  13. Berti says:

    Meqe u puthen urime me nje djale

  14. kushtrimi says:

    budva eshte plot serbe sepse nuk kane ku ti kalojne pushimet. kroatet nuk i Duan ne shqiperi nuk vijne. ky malazezi ndoshta i dehur por i dehuri tregon ate qe ka ne zemer.ne kete rast urrejtjen per shqipetaret.

  15. A says:

    Keto ngjarje nuk jane te bukura. Por ngjarja qenka mbyllur ne menyre paqesore.
    Nuk perkrahi mendimin qe mos te udhetojme per pushime jashte shtetit, sejcili i din vete punet dhe deshirat e veta.
    Atehere i bie qe ne Shqiperi te mos te na vije kembe CEKU, se disa humben pa lene gjurme, dy te tjere na i vrane ne Alpet Shqiptare.
    Duke ditur qe turizmi shqiptar eshte ne gjendje mizerabel, aty ku lahesh ne det derdhen ujrat e zez, plehrat nuk pastrohen, trajtimi qe te behet neper hotele nuk eshte i mire se mundohen me ta fute ne cmimin e akomodimit, te ushqimit dhe cadres se diellit me dy shezllong. Turistes se huaj jo vetem qe ja nuk i benin sherbimin e mire, si akomodim, si ushqim, por sa dilte me kostum banjoje me u la personeli i hotelit shqiptar ja ngulte syte neper shale tek organi intim, tek vulvi. Lere mo kur jane shqiptare te kosoves dhe te huaj si te sillen dhe si te sherbejne, per turp. Ky nuk eshte turizem.

  16. nji uj selite te lutem says:

    IK ore legen mashtrus dhe rrenacak,plera qe vetem balt hidhni per turizmi SHQIPTAR, ty po nuk te pelqeu shko pirdhu ne budva vetem mso jugosllavisht,te huajt po shtohen me mijra çdo vit tek ne, ne SARAND me shum ka turista te huaj nga ter bota se shqiptar,kerkon te mashtrosh te tjeret ti,njeri qe ben prapagand gratuit kunder kombit ton.

  17. kuq e zi says:

    Hahaa
    Nuk i pelqente uliqini e tivari donte budva plot me serbe e rus ma mire ta hiqnin

  18. Bardhi says:

    Rracen e sterkeqe e kerrcnon cdokush bile edhe malazezi qe eshte i pa komb.po c,ju desh Shkodran shkerdhates te ik per pushime ne Mal te zi,duke pas mijra km.bregdet shqiptar.Siq duket shkodrani ka nje nostalgji per serbo sllavet andaj edhe ka shkuar.Sllavet nuk i pranojne vitet e fundit as shpiunet as perkrahesit e tyre ata duan o te behesh komplet sllav ose do e hash si e hander shkodrani i pa korriz.

  19. reiz says:

    Kur Cmimet ne bregdetin shqipetar brenda dy vitesh kane shkuar ne stratosfere .
    Nga nje qeveri krejt e pa pergjegjeshme .
    Bile ka arritur qe edhe te ket diferencime ,kur shikojn qe eshte shqipetar i malit te zi apo kosoves dhe maqedonise shitesi ta ben cmimin 3-4 fish
    Politik kjo e frustuar nga vet qeveria per te mbledhur sa me shume taksa.
    Por me se shumti keta shprehin anti kombetarizmen e tyre si komunista qe jane .
    Kjo i detyron njerzit qe te shkojn ne Budva ku nje shtrat ben 10 euro kurse ne Sarande dhe Vlore arrin 100 euro.!!!!

    1. u kenaqem duke u kenaq says:

      Madje madje,qeveria komuniste i detyron turistet te shurrojne ne det! Po po mos e besoni po deshet! Qe thoni ju shkon qeveria komuniste te guzhinieri dhe i thote: m’bej kater qofte.Pastaj shkon te kamarieri dhe i thote : sa bejne gjashte qofte? Pastaj i thote pronarit : pse ma rrite cmimin dhe ja fut me shpulle!
      Keshtu shqiptaret per te gjetur komtarizmen e tyre shkojne ne Budva dhe aty gjejne Pallen Reiz qe vetferkohet dhe puth flamurin.
      Pthuuu qeveri e poshter!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje