Ratko Mlladiç u përpoq ta "blinte" gjykatësin me një litër raki!

21 Gusht 2015, 11:15Rajoni TEMA

I akuzuari i për krime kundër njerëzimit, gjenerali famëkeq serb, Ratko Mlladiç, i ka premtuar kryetarit të trupit gjykues të Tribunalit të Hagës, një litër raki pasi të “lirohet” nga aktakuzat e ngritura kundër tij.

Kështu së paku krimineli Mladic, i tha gjyqtarit Alphons Orie pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtjes, Zharko Stojkovic.

Stojkovic ishte kumbar i dasmës së tij në Beograd më 16 korrik të vitit 1995, përkatësisht në kohën kur, sipas aktakuzës, u ekzekutuan mijëra burra myslimanë në Srebrenicë të Bonje-Hercegovinës, transmeton Telegrafi.

“Kur ju të më lironi, do të ju qeras me një litër raki”, i tha gjyqtarit, gjenerali Mlladic, duke iu drejtuar atij “Shoku Ori”.

Ish- komandanti i Ushtrisë së Republikës së serbe, Mlladiç (73 vjeç) është akuzuar për genocid në Srebrenicë, persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve në Bosnje-Hercegovinë, terrorizimin e civilëve në Sarajevë duke granatuar qytete dhe se kishte marrë pengë disa ushtarë të UNPROFOR-it si pengje.

1 komente në “Ratko Mlladiç u përpoq ta “blinte” gjykatësin me një litër raki!”

  1. Tema says:

    S’kemi lidhje me bosnjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje