Tahiri: Shumica e azilkërkuesve s’kanë dalë nga Shqipëria, Gjermania të heqë faktorët nxitës

25 Gusht 2015, 13:37Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se qeveria shqiptare po bashkëpunon me partnerët në rajon dhe BE dhe janë marrë të gjitha masat në kufi për përballimin e çdo situate potenciale që lidhet me vendin tone, në lidhje me krizën e emigrantëve.

Kemi marrë të gjitah masat për të përballur çdo lloj shqetësimi që mund të vijë nga kjo situatë” tha Tahiri.

Ministri qëndroi në një linjë me kryeministrin Rama duke deklaruar se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë azil janë emigrantë shqiptarë me banim në vendet e BE-së, që shpërnbulen në vendet të tjera.

Madje solli dhe shifra

Numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në 7 muajt e parë është rritur me 0.6 % në krahasim me një vit më parë.

Kjo do të thotë se kërkesat për azil e shifrat e deklaruara nga Gjermania apo BE nuk përputhen me shifrat tona në pikat kufitare të vendit tone”, tha Tahiri.

Ai tha se Gjermania duhet të heqë të gjithë faktorët nxitës që kanë shërbyer si motiv për shumë shtetas të kërkojnë azil.

Tahiri u shpreh se i ka kërkuar homologut të tij gjerman, Thomas de Maiziere, klasifikimin e Shqipërisë si vend origjine i sigurtë nga vendet anëtare të BE-së, si një masë frenuese për azilkërkuesit.

Në përmbushje të detyrës time i kam kërkuar në mënyrë intensive homologut gjerman shuarjen e të gjithë faktorëve ftues në vendet pritëse, që kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë si motiv që shumë shtetas udhëtojnë për të kërkuar azil, të cilët të nxitur nga këta faktorë në vendin pritës marrin iniciativën për të udhëtuar me këtë qëllim.

Shqipëria të klasifikohet në listën e vendeve me origjinë të sigurtë, që do të shkurtonte në mënyrë drastike kërkesat për azil dhe nga ana tjetër do të thotë dekurajim dhe mos mbajtjen gjallë të shpresave të qytetarëve për të kërkuar dhe përfituar azil në mënyrë të paligjshme në Gjermani apo çdo vend tjetër.

Të njëjtën gjë i ka kërkuar dhe kryeministri Rama kancelares Merkel dhe ky është një proces që ka nisur në Gjermani.

Të rishikohet mënyra, përmasa dhe lloji i ndihmës ditore sociale, gjë që do të dekurajonte iniciativën për azil për të përfituar dhe për aq pak kohë”, tha ministri Tahiri.

 

16 komente në “Tahiri: Shumica e azilkërkuesve s’kanë dalë nga Shqipëria, Gjermania të heqë faktorët nxitës”

  1. plaku says:

    ska rendesi nga kane dale , ka rendesi se jane shtetas shqiptar dh ikin nga vend i tyre, c erndesi kush eshte shteti tranzit

    1. Albann says:

      Ai atepo te thoteqe jane shqiptare po qe s ikin nga vendi I tyre…Pse c pret ti nga 500 000 shqiptaro-greke me ate krize te mos ikin ne evrope 20-30 mije? Eshte faji I tahirit se ikin ngaGreqia? Tahiri s eshte mburur se ka standarte me te larta se ne greqi…Ai kapergjegjesi neseata shtetas vijne ne Shqiperi e ikin po jo dike qe jeton ne Greqi e iken qoftedhe nepermjet porteve,aeroporteve shqiptare…Ata qe jane me vendbanim ne Greqi duhen konsideruar fluks grek pavaresisht prejardhjes…

      Qeveria te kerkoje listat e tu vere kryqin grek atyre qe figurojne banues ne greqi…pastaj tia ktheje gjermanise per verifikime…

    2. Mushka says:

      Qe s’diti te qeverise Sali krushka dhe pas tij po qeverisin ca mushka.

  2. Gjirokastriti says:

    Peralla me mbret.
    Po te ishin nga Greqia jane me dokumenta te rregullta nuk do rinin ne kamp
    Gjithash Edhe nga italia.
    Ose mund te jene shqiptare nga Anglia e USA hahahahaaa

    1. Korabi says:

      Lejeqendrimit ne vendet e Shengenit jane te vlefshme vetem ne vendin qe i leshon. Pra nuk mund te shkosh per te jetuar ne Gjermani me lejeqendrimi greke. Per me teper nese shkon ne Gjermani dhe u deklaron autoriteteve qe ke nje lejeqendrimi te nje vendi tjeter te hapsires Shengen nuk ta pranojne fare kersen e azilit. Mund te qendrosh 3 muaj si turist po deshe, pastaj majat nga thembrat.

  3. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Hahahahaha.
    Ska mundesi nga shqiperia. Ne sjemi ne krize. Greket jane.
    Hahahahahahaaaa.
    Hiqni dhe ca nga puna. Rrisni taksat se ka thene fmn.

  4. luli says:

    hahahahaha,,,filluat dhe ju O Z MINISTER,,,,te genjeni ja po te them unete gjith emigrantet qe kan ikur ne gjermani jan shqiptar me banim ne shqiperi,,,sepse per njerezit e paster nuk jetohet ne shqiperi,,,shqiperia eshte vendi qe jetojn vetem ,,politikanet,,,hajduterit,,,te korroptuarit dhe kriminelat,,,njerezit e paster kerkojn te ikin, dhe ata qe kan ikur nuk durojn dot ,,,,politikanet ,,,hajdutrit dhe te korruptuarit,,,neper spitale,,,,gjykata,,dhe hipoteka,,,,kur une vet kerkuva nje dokument ne hipotekdhe pagova taksen e shtetit 37mij lek te vjetra dhe me than ahjde merre per ja 10 dit,,,dhe i thash asaj zonjes ,,cfar thua moj ti per 10 dit po me tha,,kurse nje miku im me tha mir mir se do e rregullojm,,dhash dhe 50mij lek te tjera dhe ate dokumentin e mora per gjysem ore,,,nga 10 dit qe do te prisja kjo eshte gjendja z minister qe njerezit e paster nuk durojn dot

  5. ananananananannannanana says:

    Ata qe kerkojne azil jane jashteqitja e kombit. Njesoj si baballaret dhe te bijte.

  6. AntiPatreas says:

    Ketu brenda papunesi cmime stratosferike,vjedhje ne dogana abuzime me fatura afrofe etj etj etj pa fund mjerim….per qershi mbi torte nuk te lene as te emigrosh,dmth Rilindja qe e votova edhe une (me keqardhje e them tani) te rreh e ste le as te qash mo vella.

  7. Tema says:

    Kureshtarë dhe solider me të huajt në kontinentin ton

  8. Lili says:

    S’kane dale nga shqiperia jo, kane reja prej qiellit!
    Cka s’duhet me degjuar!

  9. sh says:

    Nuk arrij te kuptoj sedren e madhe qe tregojne keta qeveritare ,kur akuzohen per shpergulje te Shqipetareve ,jashte atedheut . Keta qeveritare. duhet te jene te ndergjegjeshem ,qe nuk kane bere akoma asgje per rritjen e mireqenies se popullit ,pra papunesia vazhdon me te njejtat permasa si dikur. Perse mundohen te gjejne keto justifikime boshe ???? Rilindja duket se ka ardhur vetem per politikanet ne fuqi . Ata po shijojne Rilindjen e premtuar nga shefi i tyre ,ndersa te tjeret, endrra ne sirtar .

  10. Eri says:

    Rinasin e ke qamet, nje barake xhami e stermadhe ku per Munich biletat ben mbi 500 euro, Shkupi lire fare me dy kat aeroport

  11. ILIRET says:

    Nuk jane nisur nga Shqiperia direkt per ne Gjermani. Sepse nuk e kemi ne kufi Gjermanine. Sigurisht qe kane kaluar neper shtete te tjere.

  12. mirel drejtesia says:

    Ata jane shqiptare…..qe iken nga mjerimi i qeverise se PD-se….si po ikin tani dhe nga kjo qeveri. Pa asnje te ardhme per punesim….Lexojme vetem mburje,lexojme vetem forcen qe bejne keta pushtetare per te zbatuar ligjet.Si do i zbatoje ligjet populli i papunesuar…..?Mendoni per ndonji uzine ashtu si premtuat,mendoni se si te punoje populli,te ushqehet.Saliu i prishi te gjitha fabrikat,uzinat dhe u drejtua popullit,do hame me luge floriri….Per keto krime ata duhet ta paguajne .Nje qeveri qe nuk mendon per popullin,nuk mendon per vendin e tij,eshte tragjedi…Ata jane vetem per tu pasuruar per vete.

  13. shqip says:

    Po ca po thu o Tahir se na hoqe trurin.Jane te gjith Shqiptare te Shqiperise, njerez te pashprese, qe kan shkuar per buken e gojes, leri perrallat.
    Se si te duket vend i sigurt Shqiperia ty nuk e marr vesh. Jam dakort me komentuesin”Luli:…. ketu tek ne lutu te mos kesh pune ne ndonje hipoteke, Polici, spital, a Prokurori, se te ze kokrra e belase po nuk pagove ryshfet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje