Danimarka këmbëngul: Nuk do të hyjnë në stadium gjithë tifozët shqiptarë

4 Shtator 2015, 16:37Sport TEMA

Tetë mijë shqiptarë që kanë blerë bileta për të ndjekur nga stadiumi “Telia Parken” ndeshjen e sotme, sipas të gjitha gjasave, do të mbeten jashtë.

Dje, autoritetet e sigurisë së shtetit danez njoftuan se nuk ka asnjë shans që të lejohen tifozët shqiptarë që kanë bileta jashtë sektorit të vënë në dispozicion enkas për kuqezinjtë.

Vetëm 2500 tifozë shqiptarë që kanë rezervuar biletat në FSHF do të futen normalisht në stadium, pasi të tjera, sipas asaj që raportojnë autoritetet e sigurisë dhe policia daneze, nuk do të lejohen. As më pak e as më shumë, por bëhet fjalë për një numër të madh, prej 8 mijë shqiptarësh, që jetojnë prej vitesh në vendet skandinave dhe nordike.

Këta të fundit, duke pasur dy shtetësi, kanë mundur të blejnë bileta në sektorët ku do të qëndrojnë gjithashtu tifozët danezë. Mirëpo, policia vendëse u druhet incidenteve dhe nuk e ka marrë përsipër lejimin e tyre.

Për të mos i zhgënjyer tifozët që kanë prerë bileta në sektorët e palejuar, danezët kanë menduar që afër stadiumit të ngrenë një ekran gjigant, përballë të cilit të ndjekin ndeshjen mijëra shqiptarë.

Kjo do të bëhet për të evituar ndonjë përplasje të mundshme, por gjithsesi zhgënjimi për ata që kanë blerë biletë dhe nuk do të munden ta shikojnë ndeshjen nga stadiumi është vërtet i madh.

Dje Kopenhageni dukej sikur ishte i pushtuar nga shqiptarët, pasi në çdo cep kishte tifozë kuqezinj, të cilët dalloheshin lehtë, pasi mbanin me vete flamuj kombëtarë dhe për më tepër shëtisnin sikur të ishin në Tiranë.

Qindra tifozë shqiptarë me flamuj nëpër duar kanë pritur lojtarët e Kombëtares kuqezi dje pasdite në aeroportin e Kopenhagenit. Shumica e tifozëve që dolën dje në aeroport jetojnë në shtetin skandinav.

Mes ovacioneve, fotografive të çastit dhe përshëndetjeve me lojtarët, emigrantët shqiptarë përcollën skuadrën deri në hotel.

Emocionet kanë qenë të mëdha, në një kohë që futbollistët ua kanë plotësuar dëshirën tifozëve, të cilët ishin të fiksuar për të bërë foto me idhujt e tyre. Atmosfera e zjarrtë ka habitur jo pak personelin e aeroportit.

16 komente në “Danimarka këmbëngul: Nuk do të hyjnë në stadium gjithë tifozët shqiptarë”

  1. Albanian says:

    DANAZET NUK DUHET TE LEJOJNE TE FUTEN NE STADIUM MJEKERZINJTE JIHADISTET KOSOVARE SEPSE JANE POPULLI ME I PABESE TURKO-ARAB NE BALLKAN QE MBJELLIN VEC URREJTJE:!!!!!!1

    1. Romeo says:

      Tifozez kuq e Zi duhen lejuar vetem ata qe vijne nga Shqiperia. Kosovaret nuk kane pune me Shqiperine le te shkojne e te bejne tifozllek Kombetares se tyre Turko-Kosovare

      1. Elion says:

        Po ne qe jetojme prej 20+ vitesh ne Amerike dhe Kanada dhe femijet tane kane lindur dhe rritur ne USA & CA dhe duan te bejne tifozllik per Shqiperine si I behet?

        Djali im 22 vjecar ka mbledhur rrth 50 shoke te gjithe Amerikane ne Kanadeze me nenshtetesi Amerikane dhe Kanadeze, shumica e tyre lindur dhe rritur ne neto dy vende, pse duhet ti ndalohet hyrja per te pare ndeshjen ne stadium?

        C’rendesi ka nese ata kane prinder Shqiptare apo Kosovare? Pse duhet tu ndalohet hyrja?
        Po sa te tille te te njejtat kushte ka nga Europa?

        1. Pelasgian says:

          Mos u marr me Kerrmat gerrke!

          Ata leri te vdesin nga shpirtkazmlliku i shen kazmes!

  2. Bond says:

    Kjo eshte zgjidhja me e mire…nje ekran te madh per te gjithe qe eliminon konfliktet, sherret dhe mdonje denim te mundshem te kombetares!
    Danezet jane njeres te qete dhe te qyteteruar por siguria eshte e para! Prandaj te reepektojme rregullat ne shtepine e mikut…

    1. Elton says:

      Ku ka tifoze shqiptar ka perher siguri. Asnjeher nuk kemi Bere sherr me tifozat e huaj si ne shqiperi si jasht

      1. Realiteti says:

        Epo mire.Le te mos marre pjese edhe trecereku i kombetares qe jane kosovare dhe te shohim se kush do te luaj pastaj.

    2. Elion says:

      Atehere te kerkohet rimbursim 100% nga federate Daneze per pagimin e biletave te avionit, hotelet, biletat e te gjitha shpenzimet sepse nuk I shiten biletat ne internet me keto kushte.
      Ky eshte racizem dhe totalisht e jashteligjshme. Go ALBANIA! You have supports all over the world.

      1. Elion says:

        BTW – Meqe ra fjala, kane njoftuar Amerikanet dhe Kanadezet ambasadat perkatese nese atyre nuk do ju lejohet e drejta per te pare kete ndeshje. Kjo eshte e drejta jone legjitime si shtetat te huaj ne nje vend si Danimarka.

        Go ALBANIA!

  3. Labi says:

    Shteti danez duhet te zbatoje ligjet qe ka shkruar vete.Nese nje tifoz ka blere bilete,kjo do te thote se ai ka te drejte te hyje ne stadium.Eshte shume e thjeshte.Danezet duhet ta kishin parandaluar kete situate me heret,duke mos shitur bileta ne sektorin Danez.Kujtoj se ne Genova,ketu ne Itali,ne stadium u futen Shqiptare me bileta qe i perkisnin sektorit te tifozeve Italiane.Nuk mund te ndalohet te futet ne Stadium,nje person qe ka bileten te paguar rregullisht.

  4. Elion says:

    Me vjen shume keq qe Danezet po tregohen kaq raciste. Si mund ti ndalosh te drejten ti nje shtetasi jo shqiptar por qe ka per zemer ekipin tone mos lejimin e hyrjes ne stadium per te pare nje ndeshje?

    GO ALBANIA! Keni cuna dhe goca nga Amerika dhe Kanadaja qe kane udhetuar enkas per kete ndeshje. Atyre nuk kane c’fare ti bejne sepse jane nenshtetas te huaj dhe po ti kerkohet pashaporta tek hyrja e deres.

    1. Pelasgian says:

      Gjyq or gjyq per diskriminim rracor

      Le ti bejme nje pytje danezve ;Nese kta tifoza do deklarojne se bejne tifo per Danimarken cdo te Bente federata dhe shteti danez?

      Un kam pa ndeshje te Barcelones ku pothuajse 30% e tifozave ishin te huj ,jo spanjoll dhe askush si kthente biletat …kta po ju kthejn biletat edhe vet rezidenteve ne danishscumland!

      C’pret akoma Derri i shijakut?

      U be gati 1 jave qe ata po diskriminojne hapur dhe nga derri duka nuk ka ende asnje prononcim!

      Eshte SKANDALOZE qe akoma fshf nuk ka thene nje fjale te vetem per kte rracizem danez!

  5. Apofiritira metaqirizmeno says:

    ne more malaqizmeno ! te gjithe, bile do marim dhe emigrantet greke ne dhania per tifozllik !

  6. Tema says:

    Të kishte vën ekran gjigand jasht stadiumi

  7. england says:

    Ne ate skuader bejne pjese,dhe lujne te perfaqesojne shqiperine te gjithe ata djem nga krahina ku flitet shqip!Nuk do desha ti pergjigjem dyshes ne krye te komentuesve,qe per mendimin tim nuk kane asnje lidhje me Shqiperine ku mundohen te ndajne shqiptaret e kosoves si mbeshtetes jo te shqiperise,por nga ana tjeter harrojne se kombetarja shqiptare ka ne gjirin e saj lojtare prej kosove qe flasin shqip,jetojne ne troje shqiptare,kane te njejtat zakone shqiptare si ju te dy te paret ne komente.Ndersa keta danezet pse paskan kaq shume frike nga tifozet shqiptare,ata nuk do hyne ne fushen e lojes te luajne futboll,nese danezet duan te fitojne te luajne futboll dhe te fitojne ne fushen e lojes,dhe jo ne shkallet e stadiumit,se ndryshe do barazojne veten me serbet qe nuk lane asnje shqiptar te mbeshtese ekipin e tyre.

  8. gres says:

    Cfare eshte ky muhabet? Si nuk u lejokan shqiptaret qe kane nenshtetesi daneze? Ata jane qytetare te barabarte si te tjeret ne shtetin ku jetojne. Le te futen si daneze dhe ti kendojne edhe arbitrit po te duan, s’ka pune fare nenshtetesia shqiptare nese kane edhe ate daneze. FORCA KOMBETARJA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje