Atletët duhet të bëjnë gjithmonë kujdes: problemet fizike shumë shpesh ndodhin papritur.
Gjatë kampionatit të kaluar të Serisë A, Antonio Candreva është dëmtuar duke festuar pasi kishte shënuar një gol të bukur kundër Palermos. Ka vrapuar poshtë sektorit ku ndodhej tifozeria ultras dhe ka përplasur gjurin me vetratën. Dy minuta më pas është zëvendësuar dhe javën pasuese, në Sassuolo, luajti vetëm 15 minutat e fundit.
Më keq kanë shkuar gjërat për brazilianin Emerson. Duhej të kishte qenë kapiteni i verdhjeshilëve në Botërorin e 2002-it, por gjatë një seance stërvitore është dëmtuar në shpatull dhe ka qenë i detyruar të hiqte dorë nga evenimenti. Gjëra që ndodhin? Jo saktësisht: Emerson është dëmtuar ndërsa po luante duke bërë rolin e portierit. Për më tepër, Brazili atë vit fitoi Kupën për herë të pestë. Dëmtime të çuditshme, fëmijërore, kurioze. Por ajo që i ka ndodhur Artjoms Rudnevs të martën nuk ka precedentë.
Ka qenë një plagë e thellë, që ka shkaktuar rrjedhjen e vrullshme të gjakut. Rudvens ka shkuar menjëherë në spital ku i kanë qepur gjuhën që ishte pothuajse e këputur. Lojtari është shtruar me emër të rremë, por lajmi është përhapur gjithsesi. Policia i ka vënë prangat gruas. Artjoms nuk ka dashur të lëshojë asnjë deklaratë për mediat dhe të shpjegojë arsyet e sherrit. E ka mbajtur gojën mbyllur dhe fatmirësisht gjuha ka shpëtuar./ Telesport
te tere futbollistet e kane gjuhen e keputur, asnje nuk tregon per trukimin e ndeshjeve