Nani vlerëson Shqipërinë: Na pret një ndeshje e vështirë

3 Shtator 2015, 15:42Sport TEMA

Përballë Shqipërisë më 7 shtator, Portugalia ka shansin të hedhë një hap të rëndësishëm drejt Europianit 2016. Por Nani, një prej yjeve të skuadrës luzitane, vlerëson kuqezinjtë e De Biasit, që sipas tij janë rritur në vitet e fundit:

“Do të jetë një sfidë e komplikuar. Kohët e fundit, Shqipëria ka regjistruar rezultate të mira. Përballë tyre luajtëm në fillim të eliminatorëve dhe treguan që praktikojnë një futboll të bukur. Nuk presim të jetë e lehtë, pasi shqiptarët luajnë në shtëpi”.

Thuajse një vit më parë, Shqipëria regjistroi suksesin historik 1-0 në Aveiro të Portugalisë. Trajneri Bento u largua, ndërsa në vendin e tij u emërua Fernando Santos. Me teknikun e ri, luzitanët i kanë fituar katër ndeshjet e luajtura dhe kryesojnë Grupin I, ndërsa mesfushori i Fenerbahçes vlerëson ecurinë:

“Rezultatet kanë qenë të mira dhe dëshirojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Skuadra ka më tepër ndeshje së bashku dhe ka fituar besim. Shpresoojmë të ruajmë formën e mirë të ndeshjeve të fundit”.

Përpara duelit me Shqipërinë në “Elbasan Arena”, të premten Portugalia zhvillon miqësoren me Francën në stadiumin ” Jose Alvalade”.

4 komente në “Nani vlerëson Shqipërinë: Na pret një ndeshje e vështirë”

  1. . says:

    po te thane llafin e mire ta kane futur

    1. truku says:

      jam dakord por ti je trap

  2. ari says:

    ylli luizian e luan ne turqi.kur u bo yll dhe nani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje