Nuk u ndjeva mirë kur dëgjoja ofendimet që m’i bënë tifozët shqiptarë, sepse ata nuk e dinë historinë time që nga fëmijëria e deri sa u rrita, dhe përse kam vendosur të zgjedh Danimarkën para Shqipërisë.Kur ta mësojnë tani të vërtetën besoj se do të pendohen për vërshëllimat që m’i drejtonin atë mbrëmje”-tha Riza Durmishi
Shqiptari i kombëtares daneze, që debutoi me formacionin e Morten Olsenit ndaj kuqezinjve, më 4 shtator, në “Telia Parken”, sqaron opinion në lidhje me akuzat që i janë bërë nga një pjesë e mediave shqiptare, sipas tij. Riza Durmishi ka lindur në Danimarkë, por me origjinë është nga Kamenjani i Tetovës.
Luan për ekipin e Brondby, ndërsa tani është prurja më e re e formacionit të Danimarkës.
Para ca ditësh luajti kundër Shqipërisë dhe u kritikua për tradhti. Ky etiketim i disa mediave e ka lënduar atë.
Përmes një interviste dhënë gazetës “Lajm” në Maqedoni, Durmishi rrëfen të vërtetën e tij futbollistike.
Si u ndjeve në ndeshjen ndaj Shqipërisë, në Kopenhagen?
Nuk u ndjeva mirë kur dëgjoja ofendimet që m’i bënë tifozët shqiptarë, sepse ata nuk e dinë historinë time që nga fëmijëria e deri sa u rrita, dhe përse kam vendosur të zgjedh Danimarkën para Shqipërisë.
Kur ta mësojnë tani të vërtetën besoj se do të pendohen për vërshëllimat që m’i drejtonin atë mbrëmje.
Po, cila është e vërteta?
E vërteta është se Federata Shqiptare e Futbollit kurrë nuk më ka ftuar. Ju betohem se asnjëherë nuk më kanë bërë asnjë telefonatë.
Ku ka shqiptar që nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë? Edhe nga damarët e mi rrjedh gjaku i shqiptarit, edhe unë jam shqiptar.
Por s’jam ftuar. T’ju them edhe një realitet. Mua, para disa muajsh, më ftoi Maqedonia. Më është paraqitur një trajner shqiptar i Maqedonisë, por unë i thashë “Jo”.
E tani, kur bëj zgjedhjen, sepse s’kam nga t’ia mbaj, FSHF-së i del gjumi. Por tani, gjithçka është vonë.
Po etiketimet “tradhtar”, a të kanë lënduar?
Natyrisht që po, sepse unë nuk ndjehem aspak tradhtar, por një shqiptar i vërtetë. Jam me rrënjë shqiptare nga Tetova dhe, siç ju thashë edhe më lart, zgjedhjen e kam bërë, pasi kam parë se askush nga drejtuesit e FSHF-së nuk kishin shprehur interesim për mua.
Unë këtu jam rritur, jam shkolluar dhe kur më erdhi koha për të vendosur, askush nuk më është paraqitur, prandaj vendosa të luaj për Danimarkën, sepse më duhej të mendoja për perspektivën time si futbollist.
Dua të sqaroj edhe një gjë, se kritikat e fundit që janë bërë ndaj meje nga ana e mediave dhe tifozëve shqiptarë kanë dalë pas deklaratave të mia në mediat daneze, ku këto të fundit kanë shtrembëruar deklaratat që u kam dhënë atyre.
A e di ai himnin shqiptar?
Po, e kam mësuar. Është himn me tekst shumë të bukur, që të emocionon. Edhe atë mbrëmje, kur e dëgjoja himnin shqiptar, u ndjeva i emocionuar.
Cilët lojtarë të Kombëtares shqiptare të pëlqyen më së shumti?
Lorik Cana ishte një top-futbollist, që i motivonte bashkëlojtarët e tij. Pastaj më pëlqeu portieri Berisha dhe Taulant Xhaka.
Në përgjithësi, Shqipëria ka një kombëtare cilësore, nuk është ajo Shqipëri e viteve të kaluara, por një skuadër me lojtarë që luajnë në ekipe europiane.
Çfarë i dëshiron Shqipërisë në ndeshjen kundër Portugalisë, të hënën, në “Elbasan Arena”?
Po çfarë t’i dëshiroj, përveç fitores. Uroj të fitojnë, sepse edhe unë i gëzohem suksesit të Shqipërisë. Shpresojmë që në “Euro 2016” të kualifikohemi të dyja kombëtaret./Telesport
Vertet per tu respektuar!
Lereni Durmishin te kete sukses atje se ishte gjithe ai cun. Atje lindi, atje e vleresojne.
Dëgjo djalë atdhe quhet vendi qëtë plotson kërkesat ekonomike shoqërore ky vend nuk të jep asgjë dhe pasi ti merr të gjitha të flak dhe të përbuz je me fat dhe të ka mbrojt Zoti që nuk të kanë bërë ftesë. Unë isha tifoz me Danimarkën vetëm sepse të kishin zgjedhur ty, një shqiptarë që e meritonte
Shiko karrieren tende more djale se keto gjera i sajon supermafiozi DUKA. Te urojme kerriere te sukseshme.
Njeri,burre dhe shqiptar me vlera. Te urroj suksese kudo qe te jesh. Shiko shtepine dhe familjen tende se sporti eshte paresor per ty edhe dytesor per te gjithe neve qe komentojme ketu.Kur te jemi ne lufte do te ta kemi nevojen ty edhe shume te tjereve. Tani ne kohe paqe be zgjidhjen qe te zgjidh ty anen ekonomike dhe te lejon te ecesh perpara.
Duket qe federata ose ka qene indiferent ose se ka njohur..seshte faji i tij ,por mendoj se do kishte patur interes per ne komb shqipetare mund te isbhte bere inisiator edhe vete perkete…
Respekt! Dhe per te gjithe shqiptaret kudo ku luajne!!!
Ce degjon injorancen shqiptare
Bravo mor djale, ishe fantastik edhe ne loje dhe meriton vec respekt sepse keshtu ve me ne pah gabimet tona.
Ju befte mire cfare ky cun krenar ju dha dhe tha.shqipja dy krenare me teper I takon ketyre djemve,sidomos djemve te komtares,por dhe ketyre qe luajne me zemer duke respektuar vlersimin e te huajve per ata.ju ne shqiperi,se keni idene,merpo idene,sa shqiptaret neper bote sado duken sikur ulin kryet ku hajne buke,duan shqiperia ti ngrej kryet.por ata skane studiot opinion,ku kallaret shqiptare flasin per futbollin ,sikur po gatujne nje hallve me shum sheqer.nise nga loro borici,perfundoje tek kta shqiptar qe me futboll po njohin shqipen neper bote me teper sa miss univers te trampave,,thjesht meritojn nga cdonjeri nga ne,respekt .
Po ti a u interesove ?
Ket pytje duhet ti kishte bo gazeKari?
Qe Duka dhe federata jan MAFIA dora vet kjo sdo as mend e as kalem
Ty a te lindi dashuria me e vesh fanellen e kombtares apo jo?
Nqs je interesu dhe te kan mbyll deren athere qofsh i lumtur me Danimarken.
Po patjeter qe do jete shume i lumtur me Danimarken, vetem nje driteshkurter si ty arrin ta vej ne dyshim! Po keta talentkerkuesit e Dukes qe bredhin lart e poshte per cfare paguhen? Apo tani del qe djali duhet te dergoj vete nje CV qe administrata e FSHF ta marri ne konsiderate? Turp qe arrini e shpreheni ne kete menyre, ne vend qe t’ju behet qejfi qe nje i ri shqiptar ka arritur sukses ne vend te huaj, iu ha inati dhe zilia per brenda dhe e jsutifikoni me atdhetarizem!
Atdheu eshte atdhe z,Tili edhe kur te vret se ne fakt nuk te vret atdheu por dikush qe per momentin gjendet me pa te drejt sic ndodh kudo ne bote,ne krye te tij.zzz Deri me sot nuk kemi njohur ndonje atdhe qe te plotesoj cdo kerkese nevoje apo teke te te gjithe njerzve qe e perbejne perfshire ketu dhe kombet e zhvilluara ,megjithate ata nuk ushqejne armiqesi ndaj kombit te tyre,sic bejme ne konteporanet shqipetare qe zgjidhjen e vetme qe bejme kur ndihemi ne veshtiresi objektive e gjejme tek braktisja e vendit qe nga ata qe mund te gjenden vertete ne veshtiresi deri tek ata qe kane miljona…moo
Hallall djal suksese ty dhe kombetares shqiptare Je me kemb ne tok
Pavaresisht sekush e drejton federaten asnjehere as federata as stafi i Kombetares nuk i kane trajtuar lojtaret njeri te njerkes dhe tjetrin te babes.
Turp te kete per komentusit qe bejne thirrje qe talentet shqiptar te zgjedhin Kombetaret e tjera sepse po zgjodhen Shqiperine do tju shkaterrohet karriera. Mos valle ju shkaterrua karriera Etrit Berishes? Elisejd Hysajt? Taulant Xhakes etj etj.
Turp te keni!
Jo, nuk ju shkaterrua karriera por vetem se marrin nje rroge ekstra duke luajtur ne menyre skandaloze. Kombetaret e tjera po nuk pane rendiment, nuk e kane problem te zevendesojne se talente ka plot. Se cfare ndodh ne kombetaren tone, ate e dine ekspertet Duka dhe de Biazi, ata te japin llogari se perse nje kombetare qe ka gjithe keta yje detyrohet te vendos te gjithe shpresat tek rastesia dhe jo tek aftesia e lojtareve te saj!
Shiko jeten dhe te ardhmen dhe pac fate ne jete
NUK te ka ftuar se je ANTISHQIPTAR ti kokrra legenit shum mir ka ber qe ste ka ftuar nuk ka nevoj kombetarja jon per legena si ty qe çmon hymnin ton kombetar, nuk te thirren se nuk ke gjak SHQIPTARI ne na dridhet trupi vetem per hymnin kombetar kurse ty tu dridh per hymnin DANEZ vet e the ne koment je vetem nje bajg,komentoj duke u nisur nga theniet e tua pler,ka djem plot kombi SHQIPTAR ska nevoj per bythshitur si ty,ty te rrespektojn te gjith antishqiptaret qe kan shitur bythen si ty ne kto komente ke ca si veten dhe ktu.
I/e deshtuar je vete qe shan ne anonimat neper gazeta ndersa djali i botes vleresohet dhe paguhet aq sa nuk do fitosh ndonjehere ti ne jeten tende mizerabel. Njerez si ty e turperojne vendin tone. Person i frustruar!
Edhe ne kombtaren daneze,prape se prape ti na nderon per arritjet e tua,pra mos u merzit hic per keta kritika:nuk mundon gjithe lojtaret shqiptare me qene ne Kombtaren,pra ku te keni mundesi shkoni:prape i sherbeni permiresimit te imazhit te Shqiptareve aty ku jeni! Vetem suksese per ju te gjithe se na béni krenare ne te gjitheve!
RIZA DURMISHI, shqipetari, te pergezoj dhe te uroj suksese ne jete, por edhe fat.
Mos e vrit mendjen shume, sepse kur behesh i zoti ne jete, atehere je ne qender te vemendjes. Po te mos ishe, nuk te dinin se ekziston.
Ne qoftese vendi dhe kombi i jot nuk te ka dhene asgje dhe gjithcka e ke arritur me munde dhe djerse shif ku te intereson.
Se Shqiperia, me sakte injoranca shqiptare ka qejf ato qe quajne “SA i SHKATHET” sepse vjedh, grabit, shperdoron dhe “I ZGJUAR” atij qe mashtron dhe genjen.
Tjetra shif jeten tende, se Shqiperia dhe shqiptaret pas 25-se vjetesh te ashtuquajtur demokraci jane vendi dhe populli me i varfer ne Ballkan dhe ne Evrope.
Po t’ja hapi dyert Bashkimi Evropian shqiptareve vrapojne si te marrosur eksod. Prandaj shif punet tuaja, jeten tende se Shqiperine ketu e ke, sepse NENA SHQIPERI, sipas Pashko Vasesh, prej ketyre politikaneve dhe klaneve te tyre mafioze eshte me koke ne hi. Tung.
ik mor adolishent skllav i lekut, ti the se tu ngjeth trupi per himnin e danimarkes, dhe ky milet qe shkruan per djale te mire shpresoj te mos jesh me orgjine nga koprencka se na felliqe zonen..