“Shekulli” justifikon deputetët e “fortë” të PS-së: S’mund të përballeshim me Berishën, me deputetë “zonjusha”

7 Shtator 2015, 09:18Politika TEMA

Gazeta e Koço Kokëdhimës ka justifikuar përzgjedhjen e deputetëve të “fortë” nga ana e PS-së.

Arben Rrozhani në një editorial të vetin, thotë se Berishën nuk mund të mundje ndryshe.

Është bërë bajate dhe vetëakuzuese për shumicën qeverisëse në pushtet prej gati dy vitesh shprehja “Fajin e ka Saliu”. Por përtej lodhjes, shpotisë, ironisë dhe bumerangut të kësaj shprehje emblematike që do të shoqërojë mandatin e bashkëqeverisjes PS-LSI, e vërteta nuk mund të injorohet. Sepse Saliu ka qenë në politikë prej vitit 1991, ka qenë në pushtet politik plot 13 vite, ka patur dhe ka pushtetin ekonomik prej mëse 23 vitesh dhe litarin e ka lënë jashtë sa herë ka hyrë në gropën e opozitës. Kështu edhe në rastin e përfaqësuesve të popullit në pushtet.

Jo vetëm në pushtetin qendror, vendor, por edhe në Gjyqësor dhe Legjislativ. Armando Prenga, për fatin e keq të tijin, ashtu si dhe Armandot e tjerë që sot janë ende në politikë, nuk erdhi këtu se deshi populli i majtë, filozofia qeverisëse e PS-së, por sepse u zbatua pikë për pikë aksioma “Gjaku do gjak”, apo ‘plumbi do plumb”, sepse beteja për të drejtuar popullin nuk u llogarit si në çdo vend demokratik si një “fair play”, por si një betejë për jetë a vdekje, ku fituesi i merr të gjitha dhe humbësi duhet eliminuar. Kjo histori nisi këtu e dy dekada më parë, kur politika iu mor mendjeve të kthjellëta dhe të ndritura në fushat ku ato militonin, por t’iu dhënë njerëzve pa mendje, por me muskuj dhe me armët në kokë”, shkruan ai.

Çfarë do të kishte ndodhur në historinë e zgjedhjeve shqiptare nëse përballë të djathtës së mbipopulluar me elementin rrugaçëror dhe të fortë, që rrëmbente pushtete të gjithëfarëllojshme vetëm më anë të forcës, e majta do të kishte mbetur një organizim politik “zonjushash”? Shembulli më i qartë është ajo çfarë ndodhi ditën e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit 1996. Një parti rrugaçe, e blinduar me armë, e mbështetur nga të gjitha agjencitë ligjzbatuese të gjitha bashkë në funksion të një qëllimi të vetëm: fitores me 99 për qind të zgjedhjeve, ashtu siç edhe ndodhi, pasi komisionerët e PS-së dhe të partive aleate u tërhoqën nga komisionet e votim-numërimit, për t’ua lënë vendin banditëve të PD-së, që mbushën kutitë në një formë shembullore, aq të shëmtuar sa hynë në analet e historisë se si mund të grabitet masivisht vota e një populli të tërë.

Edhe pse zemërthyer, e majta i ka pranuar me vetëdije të fortët që do tu kundërviheshin të fortëve të kampit tjetër, sipas parimit “dhëmb për dhëmb”. Dhe në shumicën e rasteve janë përzgjedhur figura që janë përfaqësues në zonat më problematike, dhe janë figura që të “blera” nga PD-ja. Të bezdisurit nga kjo strategji elektorale mund të komentojnë dhe argumentojnë kundër, shumë kollaj nga zyrat e Tiranës, por siç e kanë treguar edhe zgjedhjet e fundit, ato të 23 qershorit 2015, të vlerësuara si më të qetat dhe më të rregulltat e zhvilluara ndonjëherë në vend, zona si Malësia e Madhe, Kurbini, Kruja, Lezha, Puka, Shkodra etj. edhe për shumë kohë do të duhet të jenë peng i kësaj politike, përderisa kampi kundërshtar të vë përballë një të fortë, të rrethuar nga të fortët dhe ku fatin e zgjedhjeve nuk e ka në dorë vota e lirë e individit, por vendimi dhe dominimi që ka fisi”, vijon më tej Rrozhani.

Ai e mbyll shkrimin duke thënë se për këtë gjë “fajin e ka Saliu”.

18 komente në ““Shekulli” justifikon deputetët e “fortë” të PS-së: S’mund të përballeshim me Berishën, me deputetë “zonjusha””

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Esht fakt pa diskutim

    1. ari says:

      te bashkoi bari i enverit dhe leshi i negjmijes qe tash rama ju perzien me Kokain partie dhe nuk i ndahesh bythes se tyre duke e lepi.enveri bare stalini qelbsire tahiri Kokain rama lesh qe te beni pak pershesh e ta hani ne kurvelesh.

  2. gegetoske says:

    Me fal o “Tema” !!!
    Po kaq fycke jane ca “gazetare”,”Redaktore e “Kryeredaktore” !!!!!
    Ne vitin zgjedhor 2013 edhe une, fshatari i varfer te kisha kandiduar perballe deputeteve te pd do te kisha fituar !
    Cfare do te thote te forte????
    Cfare do te thote trim ????
    Me ke bene lufte keta “heronj” te se majtes shqiptare ne zgjedhjet e 2013 dhe e fituan!??
    Populli edhe mua, fshatarit te mire, do te ma jepte voten me 2013, sepse donte te hiqte qafe
    KRYEKRIMINELIN,bashke me kriminelat,
    KRYEHAJDUTIN bashke me hajdutet e tjere,
    KRYEMAFIOZIN me bashkepunetoret,
    KRYTRADHETARIN E trojeve dhe inreresave mbare kombetare tek armiqte me te eger te pupullit shqiptar.
    Populli nuk mund te mbante mbi qafe akoma nje MONSTER te tille!!!!!!!
    Prandaj,te nderuar “gazetare”,kur te shkruami jepni vlere te vertetes, vehtes suaj dhe gazetes qe shkruani!
    Mos harroni nje gje: Perballe keni nje popull shume te zgjuar dhe inteligjent!!!!!!!!!

    1. tarrasi says:

      o gegetoske ske kuptuar nje gje. Ndoshta nga qe je fshatare i mire.
      te fortet PD i jan dash per te mbajt pushtetin dmth qe ti si fshatare i mire mund te te votoj populli,por ti numerojne votat te fortet . Kaq nuk e kupton?

      1. Dritëroi says:

        Jo i dashur “Tarrasi”, zoti “gegëtoska” ka jetuar vetëm në Toskëri dhe mbase prandaj nuk e ka idenë që në Veri, edhe ai që e merte vesh dhe e shihte qartë se çfarë derrash, hajdutësh dhe horrash ishin PD-ja, deputetët dhe përfaqsuesit e saj nëpër qytetet, qytezat dhe katundet e Veriut, as që guxonte t’a çonte nëpërmënd të votonte për të majtën dhe, edhe nëse ndodhtë të ishte fis i madh apo “trim i çartur” dhe votonte të majtën, bandat e PD-së i numuronin votat pë të djathtën pasi qëndrat dhe komisionet e votimit ishin nën terrorin e “të fortëve” të PD-së dhe ishin kthyer si skena të teatrit ku luhej Artoro Ui e Berishës me regji në Beograd.

        PO, Rogozhani ka plotësisht të drejtë për çfarë shkruan se, vetëm me të fortë përballë të fortëve, mund të çrrenjosej berishizmi dhe të rrëzoheshin bastionet e tij në Veri.

        Me banditët flitet me gjyhën e banditit, me mesjetën përdoren metodat mesjetare dhe horrat përdoret huri.

        Vetëm se në këtë rast, të fortët e të majtës në bastionet e Berishës në Veri, u përdorën për të hequr kryeqelbësirën nga froni i Shqipërisë.

        Dhe tani, përpara se horrat e Berishës në Parlament të rrahin ministrin e brendshëm në fillim dhe pastaj Ramën në mbarim, ky i fundit, dmth Rama, duhet tu dalë zot të fortëve të tij e jo ti lëshojë në dorë të Berishës.

        1. ari says:

          dritero-ti neper drit han lesh negjmie per kete je ber terro.

        2. oldman says:

          Pse more Dritero (alias deputet i jugut) ben dallime percarese veri-jug?
          Meqe jam nga veriu, une shoh me shume bandite me kollare deputeti nga anet tuaja. Edhe droga eshte me e perhapur nga jugu… Apo jo?
          Po te rrime shtrember dhe te flasim drejt, trima dhe bandite, por edhe shume njerez te mire (zonjusha, zonja dhe zoterij) ka si ne veri edhe ne jug. Ne vecanti banditet apo te “fortet” sikurse ju i quani, jane perqendruar me shumice ne Shqiperine e mesme (prane detit ose afer mbretit). Ti nga emri dukesh edhe i ditur…
          Mashtrimi tjeter i madh qe ti perpiqesh ta justifikosh eshte qe meqe ish Klani ne pushtet ka bandite qe kandidojne dhe numurojne votat, duhet qe edhe Klani i Rilindjes te mbushet me bandite te tjere per te luftuar kundershtarin. Sipas teje i bie qe ne Shqiperi luftojne bandat e banditeve me njera tjetren dhe popull ziu eshte si kopeja e bagetise qe shkon me hajdutin e radhes. Kete deshe te thoshe zotrote?

  3. eli says:

    Eshte per te ardh keq sesi PD ka arrit ta zhys dhe ta shkaterroj ne mjeruim shqiperine per gjithe keto vite qe ka qene ne qeverisje.

  4. oni says:

    Te fortet e PD qe ishin bere si padronet e PD shyqyr u larguan gati shpejt se imagjino te kishin qendruar edhe per 4 vite te tjera do ishin bere si pronaret e gjithe shqiperise se si Pablo Escobar me shoke ishin bere

  5. Te fortet says:

    Po mor Koco… ty mor injorant dhe dallaverazhi ordiner ‘zonjusha’ te duken intelektualet dhe njerezit e kulturuar!
    Prandaj jemi ne kete derezhe sot…
    Cfare te bejme sipas teje: te mesojme kallashin dhe te shkojme neper katunde te mbjellim hashash dhe te vrasim shefa policie? Pastaj ti vete nuk je nga ata trima…
    Pra sipas teje: Rrofte droga dhe fshataresia! Poshte dituria dhe fisnikeria! Poshte demokracia dhe shteti ligjor! Rrofshin hajdutet dhe kriminelet!
    Mjere ky popull nga kush perfaqesohet ne parlament…

  6. T says:

    Kjo eshte e verteta!

  7. faro says:

    Populli:
    Gozhda del me gozhde
    Fatkeqesia eshte se gozhda tjeter sa eshte shtyre, por nuk ka dale. Perkundrazi kerkon te futet. Atehere me se ta nxjerrim? Me fisheke pambuku?
    Kjo ka ndodhur ne fakt. Edi Rama ka patur ndershmerine te na pergatiste qe para zgjedhjeve, kur kerkoi te afroj ne kualicion cilindo, mjafton te largonte nga pushteti te keqen e Madhe. Nje shtet te inkriminuar, perfaqesuesit e te cilit, therrasin edhe sot ne opozite, madje me te madhe vetem e vetem per destruksion.
    Mjafton te lexoni qendrimin antishtet qe mbajne per reformat, ku gjithenje marrin ne mbrojtje ata qe vjedhin energjine, ata qe nuk paguajn taksat, ata qe nuk japin fature tatimore, ata qe jepnin diploma fallco, gjyqtaret me 6 muaj shkolle etj etj.

  8. hajdari says:

    Dhe ti copa e katunarit vendose te besh aleance me kriminelet dhe jo qytetaret ? Hajde Rilindje hajde. Dmth imagjino Naim Frasherin dhe Pashko Vasen qe per ta kultuaruar me shpejt popullin te benin aleance politike me horrat e lagjes, fjala vjen me Haxhi Qamilin !

    Koco Katunari, hallen tende “heroine” ta varen gjermanet per kontrabande benzine, kujdes me integrimin, se hajdutlliku eshte me xhins e me rrace, e kete me mire se ty vete askush se ka vertetuar.
    Te kujtohet Frigoriferi i Durresit ? Nuk ndryshon shume historia nga benzina e halles tende.

    Kujdes nga “gjermanet” se e kane ruajtur nje cope litar edhe per ty !

  9. Shpetim says:

    Rozhani nuk njeh realitetin, nuk njeh elektoratin e majte. Me futjen ne pjesen fituese te listave per ne Kuvend, te ketyre te forteve, PS gaboi rende. Demotivoi socialistet dhe mbeshtetesit e saj. Keto te forte u shumefishuan kudo, sepse i forti sjell te fortin, krimineli sjell kriminelin, i korruptuari te korruptuarin, ndersa qytetari i mençur, i pergjegjes, sjell vetem te tille. Ashtu ju duket ju nga zyrat e Tiranes, te partive apo te medias, Keto te forte e kane zbritur numrin e votuesve dhe do te vijojne ta zbresin. Kjo praktike ka rrjedhoje negative, qe do shume kohe te tejkalohet. Qytetet qe thote Rozhani, Shokodra, Puka, Malesia e Madhe, Kurbini, Kruja. jane marre peng nga te fortet e PS dhe LSI-se. Mos shkruani nga zyrat. Shkoni ne keto vende dhe shikoni. Zgjidhja. Zgjedhje te parakoheshme. PS, pa te fortet dhe pa LSI-ne, i fiton zgjedhjet. Ju e keni sugjestionuar Ramen, prandaj ka ndodhur kjo.

  10. REALITETI i HIDHUR! says:

    Interesant! Përmendin fjalën popull dhe komb “shqiptar”, kur akoma nuk po kuptojni se në “Shqipëri”, ky “popull” e ky “komb” qëllimisht është ndarë në dy gjysëmturma, njëra gjysëmturmë që e përbëjnë “ish” pronarët është plot me tru e cila është stepur, nuk flet e nuk vepron dot nga gjysëmturma tjetër pa tru, ku në të është rreshtuar pa përjashtim “ish njeriu i ri socialist”, që sot ka marrë emrin “pronari i ri”. Pra si është gjysëmturma që i voton ashtu është edhe politika dhe vetë pushteti. Mor të “zgjuar” e tepër të “mençur” nëse dhe ju që komentoni këtu nuk jeni edhe ju pjesë e gjysëmturmës pa tru, akoma nuk po kuptoni se çdo “rrotacion” në këtë vend që quhet “Shqipëri”, që pas gjoja rrëzimit të diktaturës, siç shte largimi i Nanos si Kryeministri i parë “demokrat” pas Adil 9arçanit, dhe ardhja në pushtet e të quajturës Partia Demokratike me në krye Sali Berishën si gjysma e egër e ish Partisë së Punës ishte pikërisht një marrveshje e fshehtë midis tyre?! Dhe fill pas marrveshjes së parë akoma deri më sot vazhdojnë të tilla marrveshje, por më në fund duhet të kuptoni se të “fortët” e njërit klan nuk u duhen për t’ju kundërvënë të “fortëve” të klanit tjetër, por të “fortët” të gjithë të bashkuar, bashkë me gjysëmturmën pa tru u duhet për të frikësuar vetëm njerëzit e ndershëm, dhe për 25 vjet vërtet që ja kanë arritur plotësisht. Kjo është e vërteta!

  11. ERMAL says:

    PD I LENTE BANDITET RRUGEVE NUK I BENTE DEPUTET E DREJTOR RAMA COPA KARIT I FUTI NE PARLAMENT DHE I DHA PUSHTET DHE HAN DREKA DARKA ME ATE PO DO IA SHOFI FUNDIN SHUME SHPEJT VETES ME ATO

  12. petro says:

    Pra te dyja palet e prune vendin ne kete derexhe qe s ndreqet me.Tungjatjeta miq, ta gesoni fitoren mbi humbjen, kushdo qe ta arrije.Bandit njera, bandite, tjetra, injorante njera, injorant tjetra…Bukur…Vazhdoni…Historia e ketij vendi ju ka denuar tashme si vrases te shpresave.A don me shume?

  13. polici says:

    me kusht qe te rrezoje berishen shkoi me mullixhiun,,, tani shko edhe me ver llapen se sbehet nami, rama se kuptoi se e keqja me e madhe e tij eshte meta jo berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje