FOTO/ Horror në Australi, mësuesja kyç në kafaz 10-vjeçarin autik

10 Shtator 2015, 15:29Bota TEMA
FOTO/ Horror në Australi, mësuesja kyç në kafaz

Mësuesja e një shkolle fillore në Australi është pushuar pasi u zbulua që kishte përgatitur një kafaz me shufra metalike për të kyçur një fëmijë 10-vjeçar autik.

Për ndërtimin e kafazit me lartësi dy metra dhe me shufra blu ishin shpenzuar 3 mijë euro nga mësuesja.

Kafazi ishte konceptuar si “një vend i qetë” për fëmijën autik.

Pas publikimit të fotos së kafazit në një gazetë lokale në Kanberra të Australisë drejtori i shkollës e pushoi menjëherë mësuesen.

“Është komplet e papranueshme që një qenie njerëzore të futet në një kafaz të tillë”, tha drejtori Joy Burch./a.l

2 komente në “FOTO/ Horror në Australi, mësuesja kyç në kafaz 10-vjeçarin autik”

  1. shkenca says:

    Normalisht ajo mesuese duhet te ishte largur vete nga puna ,pasi nuk eshte per te .

  2. Riku says:

    Normalisht duhej futur mesuesja brenda ne fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje