FOTOT/ Fiks Fare deshmon si fëmijët mund të blejnë lirshëm duhan, alkool dhe hashash në Tiranë. Sociologët: Po rrisim përbindësha

10 Shtator 2015, 20:48Sociale TEMA
FOTOT/ Fiks Fare deshmon si fëmijët mund të blejnë

Fëmijët të cilët blejnë produkte si duhani, alkoli dhe droga kane qënë në fokusin e investigimit të emisionit “Fiks Fare” në dy puntata të transmetimit te tij. Kjo problematikë e trajtuar edhe më herët në këtë emision, erdhi ndryshe tek teleshikuesit , duke patur fëmijët si protagonistë. Dy të mitur te moshave  12 dhe 13 vjec, bënë disa blerje. Në pjesën e parë të investigimit fëmijët blene produkte si cigaret, pije alkolike,  si dhe vendosen një skedinë në një pikë bastesh. Ndalimi me ligj për përdorimin e alkoolit dhe  duhanit nuk i pengoi fëmijët të blinin këto substanca.

Investigimi nuk u mbyll me blerjen e cigareve apo pijes alkolike, por ai vazhdoj më tej duke pasur protagonistë fëmijët, të cilët në këtë rast kërkonin të blinin drogë. Pasi fëmijët morën informacionin se ku mund ta gjenin këtë produkt, u drejtuan në zonën ku i kishin orjentuar. Me të mbërritur në zonë, ato filluan të pyesnin banorët , të cilet i tregojnë se ku mund t’i gjejnë shpërndarësit. Pyetjes: “Ku mund të gjejmë pak bar” iu përgjigjen disa banorë… Kjo linte të kuptohej që ky produkt i rrezikshem që fëmijët kërkonin, mund të gjëndej lehtësisht.

Pas bisedave me banorët, fëmijët drejtohen tek shpërndarësi , i cili i pyet se sa duan të blejnë. Fëmijët marrin dy cigare me hashash, të cilat kushtojne 500 lekë. Nga pamjet që solli mbrëmë emisioni Fiks Fare, kuptuam se edhe kjo substancë mund të blihet lehtë nga cdo fëmijë. Kjo lloj droge, shitet në formën e cigareve. Shpërndarësi pasi u jep fëmijëve produktin që i kërkojnë i jep edhe kontaktet  që të mund ta gjejnë më lëhtësisht, për produktin e ardhshëm.

Investigimi i emisionit “Fiks Fare” u shoqerua edhe me mendimet e specialistëve të cilet janë kompetentë në fushat përkatëse. Zamira Cavo, sociologe e specializuar ne fushën e fëmijëve thotë se po rrisim përbindësha, të cilët më pas nuk do të jemi në gjendje ti kontrollojmë. Sipas saj, rolin vendimtar e luan familja, por edhe mjedisi ku rriten.

“Duhet bërë një punë më konkrete  për ndërgjegjësimin e fëmijëve që në kopësht” thotë Cavo.

Këtë problem, shefja e sektorit të mbrojtjes së fëmijëve në Ministrinë e Punëve Sociale dhe Rinisë, Ina Verzivolli,  e shpjegon me faktin se nuk është e mirëpërcaktuar mosha kur fëmija kalon në adoleshencë, ndaj fëmijët kanë nevojë për një kujdes më të madh, të cilin ligji ua mundëson, por mbetet për të parë se sa zbatohet ky ligj.

Specialistja e promocionit në ISHP, Gentiana Qiriako, na ndihmon me disa shifra për përdoruesit. Një në 10 fëmijë 11,13- 15 vjec kanë provuar duhanin. 3.4% e fëmijëve nga 11-15 vjec janë përdorues të rregullt të alkoolit.

5.7% e 15 vjecarëve kanë konsumuar kanabis gjatë jetës së tyre. Sipas saj, ka disa vite që në vendin tonë po realizohet një studim europian “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore”. Shifrat tregojnë se kemi  trend në zbritje përsa i përket alkoolit dhe duhanit , por kemi trend në rritje në përdorimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë këtë na e vërteton edhe shitja e hashashit. Këtë të fundit fëmijët e gjejnë  duke pyetur nëpër rrugë. Pasi marrin orientimin e duhur fëmijët shkojnë dhe bëjnë blerjen e fundit.

 

 

5 komente në “FOTOT/ Fiks Fare deshmon si fëmijët mund të blejnë lirshëm duhan, alkool dhe hashash në Tiranë. Sociologët: Po rrisim përbindësha”

  1. Riku says:

    Sociologet shqiptare jane perbindsha. Edhe un kam pire ne moshe te re dhe jam per bukuri, madje me i forte se shume moshatare te mi ne perendim qe shkuan per lesh sa mbushen moshen e arte per te pire “21” ose “16” varet ku je. Boll i infantilizuat njerezit. Ajo qe po rrit perbindesha ne ate shoqeri eshte PAPUNESIA dhe MOSDHENIA E PRONES, kapja e pushtetit nga nje bande kafsherore kriminale komuniste, mospergjegjesia e bandes kriminale PDPS etj etj.

    1. US says:

      Po; ke te drejte!!!!!

  2. A.R says:

    Perbindesha nese ka ne kete mes, jane ata qe quajne te rinjte keshtu!

    Dhe jo vetem sociologet shqiptare, por mbare hallkat e shtetit shqiptar, shoqeria shqiptare si dhe perfaqesuesit e klerit.
    Brezi i ri reflekton brezin e vjeter; kur ky i fundit eshte brutal, i korruptueshem e me moral te ulet; nuk ka sesi te edukoje me mire brezin e ri.

    Andrea Radi

  3. NIO says:

    Nje emision televiziv arrin te futet mes trafikut te hashashit … kurse qeveria , me teknologji antikriminale , te trajnuar dhe specializuar nuk arrijne te kapin dot qofte dhe nje shkeles te qrkullimit rrugor … Ky eshte ndryshimi mes nesh dhe jush , i thoni Tahirit dhe Ramickes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje