"Naledi Homo", shkencëtarët zbulojnë një specie të re njeriu në Afrikë

10 Shtator 2015, 12:14Lifestyle TEMA
"Naledi Homo", shkencëtarët zbulojnë një specie

Një specie e re e njeriut është identifikuar nga kockat e fosilizuara të të paktën 15 personave, të cilët ishin të varrosur ritualisht thellë nën tokë në një shpellë të Afrikës së Jugut mijëra e mijëra vjet më parë.

Kjo specie e re e zbuluar ka ngjashmëri anatomike me njerëzit modern të ditëve të sotme, si  këmbët e projektuara për të ecur në distanca të gjatë, por mbart edhe karakteristikat  si të majmunit si shpatulla e ngushta dhe gishtat e lakuar për ngjitje.

Edhe pse speciet, e quajtura Naledi Homo sipas shpellës ku janë gjetur, kishin një tru jo më të madh sesa një kokërr portokalli, shkencëtarët besojnë se Naledit duhet t’i ketë varrosur të vdekurit e tyre sipas një rituali, gjë që është një nga shenjat dalluese kryesore të qenies njerëzore.

Këta njerëz sipas fosileve të zbuluara, ishin trupvegjël, jo më të gjatë se rreth 1.5 metra dhe peshonin afërsisht rreth 45kg.

Ata përfaqësojnë një specie të re që i përkat gjinisë Homo, për shkak të ngjashmërive të tyre me njerëzit e tjerë, por me karakteristika unike, të cilat i përcaktojnë  si një entitet i veçantë, pohojnë shkencëtarët./j.h

 

 

5 komente në ““Naledi Homo”, shkencëtarët zbulojnë një specie të re njeriu në Afrikë”

  1. Edvin Rama says:

    Si Cim Peka ngjaka ky

  2. Ulk says:

    Ua tfgs dhe enter dora vete!

    1. shtrember rri dhe shtrember fol po deshe, por mos u bej serb e grek ! says:

      Ke harruar Klaus-in, Adriatikun dhe ca te tjere, per te cilet jam i bindur se kane te gjithe te njejtin surrat, surratin e «Naledi Homo»

  3. bibroni says:

    te dhjefsha shkrimin e perkthimin.
    une e kuptoj qe gabime ndodhin, por ne kete gazete gabimi eshte norme e korektesia edhe ndodh.
    Kjo eshte e pafalshme qe ne cdoshkrim, perkthi, titull apo nentitull te kete ne menyre konstante gafa e jo gabime.

    orientalizmi si stil dhe rehatlleku si dama oriental I kane hedhur rrenjet fort ne mentalitet.

    I dashur gazetr kur hyn ne zyre e ulesh ne tavoline per te shkruar bej nje pyetje vetes: do ti vjedh leket e dites ap to ti fitoj me djerese?
    me keto shkrime me siper del qe jane para te vjedhura- se produkti eshte skarco.

    Lajmet mbi zbulimin I kam lexuar nga disa agjenci, por te tera e kuptojne dhe e shpjegojne njesoj ate qe ka ndodhur. Cudia ndodh kur lexon per kete ne shqip.

    Nje specie qe gjykohet te kete jetuar ndermjet 1-3 milion vjet me pare afrohet nga gazetari ne: disa mijera vjete me pare – faleminderit gazetar ?

  4. kazaz damaxhani says:

    ky esht patjeter nji pellazg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje