Nëse shihni këtë video, do të mendoheni mirë para se të vendosni të konsumoni drogë.
Amy Thompson, një 16-vjeçare, konsumoi një kapsulë të vogël me akstazi.
Ajo rrëfen se mori një pilulë me MDMA.
Por, pasojat për të ishin fatale.
Ajo përfundoi në koma, ndërsa tashmë mezi flet.
Jo vetëm kaq, por droga i ka dëmtuar trurin dhe ka dëmtime të rënda në trup.
Video është publikuar si një mesazh sensibilizimi për të gjithë ata të rinj që konsumojnë apo duan të konsumojnë drogë.
Mos e bëni!