Berisha thotë se Zeni dhe Argita japin vetë llogari, por asnjë prokuror s’ka guxuar t’i marrë në pyetje

14 Shtator 2015, 18:03Politika TEMA

Në letrën e gjatë me të cilën Sali Berisha i përgjigjej raportit të dalë nga OSBE, ai ka përmendur edhe akuzat ndaj fëmijëve të tij, Argitës dhe Shkëlzenit.

Berisha ka thënë se ata japin vetë llogari për veprimet e tyre, por ai përgjigjet moralisht për veprimet e tyre.

Fakt është se as Shkëlzen Berisha dhe as Argita Malltezi, edhe pse janë akuzuar për vepra të rënda kriminale, nuk kanë dhënë asnjëherë llogari.

Deri më sot, asnjë prokuror nuk ka guxuar t’i marrë ata në pyetje për përfshirjen në afera të tilla si ajo e Gërdecit apo përqindjet që iu merrnin biznesmenëve të ndryshëm.

Dhe, duket se kështu do të vazhdojë, edhe pse tashmë babai i tyre nuk është më kryeministër dhe në pushtet kanë ardhur të majtët.

2 komente në “Berisha thotë se Zeni dhe Argita japin vetë llogari, por asnjë prokuror s’ka guxuar t’i marrë në pyetje”

  1. sit..back..and relaks →→→ says:

    edhe? ca dmth? eshte faji i xenit me giten qe nuk merren ne pyetje?

  2. p says:

    Sypeshkaqeni+dranja=krimi i organizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje