Një ditë pas lajmërimit të nisës “Tirana pa makina”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është parë në rrugët e kryeqytetit duke pedaluar me biçikletë. Fotot janë bërë publike në rrjetet sociale të cilat po qarkullojnë në disa faqe të ndryshme. Në një prej tyre, pedalimi në rrugët e kryeqytetit nga Erion Veliaj cilësohet si një shembull i mirë për më shumë biçikleta dhe më pak makina.
Bashkia e Tiranës po organizon një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë më datën 22 shtator, në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, ku do të bllokohet dhe qarkullimi në unazën e vogël. Këto ditë janë parashikuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, duke nisur nga mësimi për të rinjtë që nuk dinë të pedalojnë dhe deri tek koncertet.
Bravo
qiu
Po te ngjallet edhe njehere shoku Enver do te perdoren masivisht bicikletat ne Tirane (po te kishte halla k…) dhe atehere ky Erionka se bashku me ‘pionieret’ e tjere te SORO$-it do te pedalonin te qete (pa roje) dhe te pashqetesuar nga banditet e shumte me X6, Q7, R8, B12, etj.
Boll me propagande pa buke…
Eri ti je bota
Por kujdes nga rrota
Se bie te gropa
shum ok bravo,
Por per hir te brezave te ri dhe te ardhshem mos harroni te perdorni jelekun e verdhe dhe hemeten brojtese sepse jane mjete qe shpetojne jete njerezish.
Keep it up!!!
Po,edhe kjo Pune sikur autobusi! Nje dite e merr e pastaj i kthehet vêtures zyrtare me 10 veture policije shoqeruese per t’i hap rrugen,se je nuk i dell boll ! Po behu pak si koleget e tu qe cdo dite shkoje ne pune me transport publike a me biciklet,e leni show-et,se ne maje te hundes na keni ardhe me to!
O Lali nuk udhetohet me biciklete ne mes te rruges te makinave ,por ka krahun e vet bicikleta. Ne pedonale vendosni shenjat e bicikletave . Shpresojme te realizohet kjo nisme ,ne ate mori mjetesh .
ILum nena qe ka o djal je punetor prandaj kerkon pune.Bravooo
Po kutine e ndihmes shpejte e ka Erioni .Ne vend te fusi ushtrine te lajne rruget si kapanonet na ben xhiro me biciklete
Perse eshte gjithnji kjo tendence tek ne qe cdo veprim i drejte i nji individi apo grupi njerezish te konsiderohet material per humor dhe per te penguar inisiativat progresiste?Kujt i sherben kjo menyre shprehjeje e komenteve te tilla?
Perse eshte kaq e trishtueshme per disa qe cdo veprim progresist, aspak jashte kti planeti, qe shume shtete e kane, tu duket teme per humor?Eshte sens urrejtjeje apo mos deshire per te pare kte vend te zhvillohet?Le te heshtim me mire se sa te flasim gjera qe nuk i sherbejne mbare shoqerise!Duhet te flasim atehere kur eshte me mire se sa te heshtim!Nuk e them une,e thone ata qe jjane shume para se ne!
Edhe Basha kshu e nisi.. jane te papare kur sapo marin pushtetin. Qytetar shembullor.. Ta shohim si do jete vitin e dyte te mandatit..
Eri eshte si puna e gomarit ,kur eshte krric vrapon shpejt ,mbas nje viti nuk hecen dot .
po ne spital me biciklete do shkoj ky trapi,ose kur ti behet cici
Po e dini ju komentues injorante PSE perdor bicikleten Erioni, Jo se jeni kokrra e budallenjve. E para eshte gjimnastike pa leke, e dyta per te mbajtur qytetin ku jetojme me ajer me te paster nga ndotja e makinave. PRA kjo nisme qe Erioni e merr dhe promovon vete eshte per nje populate me te shendetshme. Nuk rrihet ne Tirane nga pluhri I makinave. Dhe distancat Jane fare te shkurta, qe e Ben bicikleten nje mjet te mire udhetimi. Vetem te kete me shume siguri. Sa vete vdesin ne Tirane nga ajri I ndotur, sa femije Jane alergjik, e sa e sa pasoja te tjera. Kjo eshte nje menyre e lire per te reduktuar tymmrat dhe gazrat.