Deputeti Armando Prenga, pasi fitoi tenderin nga Ministria e Bujqësisë për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, ka tentuar t’ia shesë licencën kundrejt 500 mijë eurove, peshkatarëve të familjes Cali, që deri në mars të 2015 e kishin ata në shfrytëzim.
Ky fakt u konfirmua nga Gjon Cali, administratori dhe përfaqësuesi i peshkatarëve që për 10 vite kishin licencën e shfrytëzimit të Lagunën së Patokut, të dhënë nga ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka në vitin 2004.
Sipas Gjon Calit, deputeti Prenga i shoqëruar nga vëllai i tij dhe dy persona të tjerë, vetëm pak ditë pasi ministria që drejtohet nga Edmond Panariti e kishte shpallur fitues të licencës së shfrytëzimit të Lagunës së Patokut, ka takuar pjesëtarë të familjes Cali duke i ofruar shitjen e licensës.
Por, pjëstarët e familjes Cali e kishin kundërshtuar, duke ankimuar vendimin e shpalljes së fituesit të tenderit në Gjykatën Administrative, raporton ABC News.
Kjo e fundit pasditen e së hënës do të vazhdojë seancën e radhës gjyqësore, ku pritet që Ministria e Bujqësisë të dorëzojë dosjen e plotë të tenderit të zhvilluar në mars të këtij viti.
Burimet nga prokuroria i thanë ABC News se ka qenë ky ankim në gjykatë, që është bërë edhe shkaku i përplasjes fizike dhe me armë mes pjesëtarëve të familjes Cali dhe Prenga mbrëmjen e 4 shtatorit në rrugën Patok –Laç dhe pranë komisariatit të Kurbinit, ku për pasojë u plagosen 7 persona, mes tyre Nikoll dhe Tom Cali, të cilët dyshohen se janë qëlluar me armë zjarri nga deputeti Armando Prenga.
ABC News ka kontaktuar avokatin Qazim Gjonaj, që mbron interesat e deputetit Prenga, në lidhje me pretendimin e familjes Cali, por ai tha se zyra ligjore nuk ka dijeni për këtë takim apo ofertë të klientit të tij.
Ndërkohë në spitalin qendror të traumës, ku po mjekohen dy vëllëzërit Cali, me kërkesë të prokurorisë mjekët i kanë hequr predhën nga këmba 66-vjeçarit Tom Cali.
Predha, e cila sipas hetuesve, është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore për të bërë krahasimin me gëzhojat e gjetura pranë Komisariatit të Laçit, ku ishte edhe vendi i ngjarjes.
Nga ana tjetër, edhe pse kanë kaluar mbi dy javë nga ngjarja, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit janë urdhëruar të ruajnë dy të plagosurit brenda dhomës së spitalit, ku ata po mjekohen.
Ky urdhër mësohet se është marr për efekt sigurie, që të evitohen përplasjet e mundshme mes dy familjeve brenda ambienteve të spitalit në Tiranë.
Pune malokesh. Apo? me falni malesoresh se keshtu ju pelqen malokeve tju therrasim.
Qe te jesh Malesor duhet te perbushet kushti kryesor, te jetosj ne mal dhe mes malesh, ku i sheh malet ne Lac, ata jane fusharake dhe per me teper ne nocion gjeografik nuk jane veriore.
Jo eshte pune jugoresh, apo, me fal, pune lalucesh si ju pelqen juve te thirreni.
Ik ore bobi ku ke byth ti te flasesh per malesoret. Jeni bere te gjithe djem me byth te femrash e cica me te medhaja se Kim Kardashjan. Turp qe i thoni vetes djem Shqiptare. Rrofte malesia nga jugu ne veri.
Peace brothers.
Ç’na kenaqet me keto lajme!!!Po nga abc çfare s’del prit kur ti shkoje vlera 5mil € hahaaaa.Sa here do e ndryshoni deshmine e ngjarjes aman se na trashet?Po kush i ha keto aman?Konflikti ka nisur qe kur eshte marre tenderi se keta calajt se perballuan dot humbjen e lagunes 100vjeçare se malsise madhe ups sorry te patokut se keta jane autokton kurbinas.A medet gazetaria ne diten ku ka arritur!!Mire qe i mbani krahet paulina hotit e pd ju te abc po mos i ulni vlerat vetes si gazetare duke mashtruar publikisht.Ky floke e vetull lyeri i calajve qe jep intervista i ka bere prite ne 11 e 45 te nates deputetit ketu fillon konflikti.
Ju qytetaret shquheni per femra te bukura dhe djem bythshpuar. Malesoret, nga jugu ne veri, jane trima, luftetare dhe te drejte, kurse lalucet qe kane mbytur qytetet gjithmone sahanlepires kane qene dhe te tille kane mbetur. Shumica te shartuar me Egjiptian.
e bene shqiperine monopol me para te vjedhura slane gje pa blere po koken e tyre do hane