Një shtetas është arrestuar nga policia pasi ka goditur efektivët blu gjatë detyrës së tyre.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi Flori Mullaj 35 vjeç, banues në Sukth të Durrësit është arrestuar pasi; Më datë 25.09.2015 ka goditur me grusht, gjatë kryerjes së detyrës Punonjësit e Policisë së Rendit,të cilët kanë qenë duke kryer veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes,pasi po digjej makina tip Golf me targa AA 660 GO,në pronësi të të arrestuarit.
Makina është djegur në pjesën e përparme dhe shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit i ka dhënë makinës me frena dore.
Gjithashtu,nga kontrolli që i’u bë me aparat Drager ka rezultuar se shtetasi i mësipërm kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Goditja për shkak të detyrës”parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal.
Volkswagen Golf me frena doret perpara nuk ka pasur nuk ka edhe besoj nuk do te kete.Hiqeni si lajme se late name.