Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina pasi festoi me "Shqiponjën"

28 Shtator 2015, 11:47Sport TEMA

Festimi i golit të shënuar ndaj Olimpiakos duke formuar shqiponjën me duar mund t’i kushtojë shtrenjtë Andi Lilës. Futbollisti i Pas Janinës është vënë në qendër të kritikave nga mediat greke që pretendojnë se gjesti me shqiponjën simbolizon Shqipërinë e Madhe, ndaj ai nuk duhet të luajë në kampionatin grek. Aludohet deri aty sa shkruhet që përjashtimi i futbollistit shqiptar është cështje kohe.

Në fakt edhe pse për mediat mënyra e festimit të golit nga ana e Lilës ka qenë cështje e ditës, nuk ka patur asnjë zhvillim apo masë ndëshkimore nga drejtuesit e Pas Janinës. Mediat greke shkruajnë se vendimi do të merret vetëm nga presidenti i klubit, Giorgos Christovasilis, i cili për momentin ndodhet jashtë Greqisë.

Nëse Lila do të ishte një lojtar i zakonshëm, vendimi do të ishte marrë pa hezitim, por përjashtimi i një futbollisti që luan në të dy krahët e mbrojtjes në mesfushë, madje edhe si shkatërrues, pra që është një xhol për trajnerin Giannis Petrakis, do të krijonte një boshllëk të madh në skuadër.

E ardhmja e Lilës gjithsesi mbetet në udhëkryq. Vendimi për përjashtimin e tij mund të merret edhe që në fillim javës, sapo presidenti Giorgos Christovasilis të kthehet në Greqi, por nuk përjashtohet mundësia që me kalimin e ditëve pasi debati të jetë minimizuar, gjithcka të vijojë si më parë.

13 komente në “Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina pasi festoi me “Shqiponjën””

  1. shq guximtar says:

    E presim krahehapur tek Skenderbeu te luaje ne pozicionin e Berishes.

  2. NO PASION says:

    UNE E PASHE NDESHJEN DIREKT NE NOVA SPORT ….MBROJTJA E JANINES ME NE KRYE LILEN ISHTE KATASTROFE….OLIMPIAKOSI ULI RITMIN PASI REZULTATI MUND TE ISHTE MBI 8 GOLA….GJITHSESI SHENIMI I ATIJ GOLI NGA LILA NUK MUND TA FSHEH ME KENAQI PASI NJE SHQIPTAR PO SHENONTE…MADJE KUR FORMOI SHQIPONJEN …TE LUMTE LILA….POR E TEPROI ME SHQIPONJEN SA VURA DUART MBI SYTE E MBI VESHE TE MOS DEGJOJA FERSHELLIMAT E PUBLIKUT…POR LILA PER CUDI NUK E KUPTOVA SEC CFARE KISHTE NE MENDJE TE BENTE PASI NUK PO NGRIHEJ NGA FALJA …TE MOS KISHTE SHKUAR NJE LOJTAR I EKIPIT TE TIJ AI NGELI NE TOKE…QE GREQIA NUK ESHTE TEREN I DASHUR PER FUTBOLLISTET SHQIPTAR KJO DIHEJ…POR QE TE TREGOHESH PATRIOT NUK ESHTE DASHUR TE BESH FIGUREN ME TE SHEMTUAR PARA 50000 TIFOZEVE…

    1. Pelasgian says:

      Je i lutur te mos vrasesh gramatiken e pafajshme!

    2. albano says:

      PSSIONI ANGLEZ …. NUK E KUPTOVA MIRE CDO TE THUASH ME ….NUK TREGOHESH PATRIOT ..DUKE BERE FIGUREN ME TE SHEMTUAR PARA TIFOZAVE ..NDOSHTA S KUPTOJ MIRE GJUHEN E NENES ?? POR NJE FRAZE KAQ TE SHPIFUR PER FLAMURIN TONE …KURRE NUK E KISHA LEXUAR ASNJEHERE ..JE NJE I SHPIFUR ..OSE PEDE GREK TE NA SHASH SHQIPONJEN TONE ..KUR NJE AFRIKAN BEN GJESTE TE VENDIT TE TYRE TE AFRIKES ..NE FRANCE ..NUK MARRIN ASNJE DENIM FEDERATA OSE KLUBI … ESHTE NJE AFRIKAN QE SA HERE BEN GOL .. SHTRIHET NE TOKE DHE ECEN SI NJE KAFSHE E VENDIT TE TIJE …DHE TE GJITHE QESHIN … TE CIVILIZUARIT FRANCEZE …. POR NE GREQI JANE AKOMA NE SHEKULLIN E ULLISES SE PENELOPES ….. PAK CIVILIZIM GREKEVE DO TJU BENTE MIRE …

  3. Nini says:

    Duan ta heqin se formoi shqiponjen me duar ( nuk i plas grekut per kete ) apo se ngriti b..t perpjete per tu falur allahut si nje musliman i denje ( dhe per kete grekerve ju plas)

  4. Klimax says:

    Ky turkoshaku festonte per golin e realizuar sikur ndeshja ne ato momente te ishte ne barazim dhe jo 0-5 per Olimpiakosin!!!!! Nuk e di, por sikur Oscar te festonte ne kete menyre golin e tij ndaj Gjermanise ne takimin e Boterorit Brazil-Gjermani 1-7, atehere me siguri me e pakta gjithe Brazili do ta quanin nje cope idioti! Ne Shqiperi e quajne “hero” patriotin e tyre!!!!!!! Dhe ky “hero” ashtu i vetem vraponte e vraponte per me shume se nje minute neper fushen e blerte si pordha neper breke duke treguar simbolin e shqiponjes me duar derisa “zbuloj” Allahun e tij qe te qetesohej duke futur koken ne terrenin e blerte te fushes dhe te ngrinte bythen perpjete!!!!!
    Sigurisht qe ishte nje veprim i paramenduar i ketij provinciali qe shpresonte se do te ishte ai qe do te shenonte per te marre ekipi i tij ndonje barazim Olimpiakosit e pse jo dhe fitoren per tu cilesuar “hero” i Janines dhe i Shqiperise. Por, kur rezultati eshte 0-5 dhe te festosh ne kete menyre per nje gol pa asnje vlere ne minutat e fundit atehere me te vertete ky tip ne ato momente u kthyhe ne nje qesharak cirku, ne nje majmun imitues!

  5. jam says:

    Nese do te puthte stemen e faneles se Janines mbasi te bente simbolin e shqiponjes do ishte treguar shqiptar i vertete,patriot dhe mirenjohes,por tashti te gjithe e dine (dhe humbameni me i madh) mjafton te besh shenjen e shqiponjes dhe fiton pike ne publikun shqiptar te verbuar nga injoranca dhe naiviteti.Rast ekuivalent me kenget e shpifura qe kendojne shumica e ”kengetareve”shqiptare,ne fund te fundit njerezve duhet tu japesh ate qe kerkojne jo ate qe eshte e vlefshme.

    1. Stefi Greqi says:

      I verbuar e injorant je ti qe shkruan e jo shqiptaret .Te duash vendin tend eshte detyre e krenari BRAVOdjalit tone per golin e per dashurine qe ka per Shqiperine tone

      1. jam says:

        Stefi nuk e kuptoj pse ndjehesh element i asoj pjese te shoqerise shqiptare qe une permend,mund te besh pjese te tjera,e kulturuar,patriote aty ky patriotizmi BEN VEND dhe ka vlere,i sjellshem dhe i hapur per te tjeret dhe shume veti te tjera si keto,ky po qe eshte shqiptari i vertete dhe meriton nje BRAVO shume here me te madhe nga ajo jotja.Berja e shqiponjes po bie ne banalitet,banalitet qe nuk nderon ate Simbol te cmueshem per shqiptaret e vertete.

    2. albano says:

      JE SUIS ….. JETOJ NE FRANCE DHE JAM PATRIOT … FIER …. TI QE JETON NUK E DI KU NUK MUND TA KUPTOSH KRENARINE E ATDHEUT …NE CDO VEND TE BOTES JANE PATRIOTA …. KUR I THEM NJE FRANCEZI QE KA MBIEMER PAK ITALIAN A ESHTE ITALIAN … AI ME PERGJIGJET ME NEVERI DHE PERBUZJE …. NON JE SUI FRANCAIS .. E KUPTON APO TI BEJ ME VIZATIME …… DHE JO VETEM NJE HERE ME KA NDODHUR …MERCI DHE KA KENGE ALBANEZE SHUME TE BUKURA …. PRANDAJ MBYLLE ..DHE SHKO VESHJA GJUMIT ..

      1. jam says:

        Shko meso shqip me pare se gjuhen e perzier une akoma nuk e kuptoj.
        Te fala francezeve
        .

  6. albti says:

    Duket se i qenka merzitur me lujt ne Greqi dhe e ka bere per ta parjashtuar.

  7. NO PASION says:

    e drejte pelasgian…por e postova pa e ripare …gjithsesi thelbi kuptohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje