Fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është botuar nga prestigjiozja Financial Time si editorial me titullin “Për të mposhtur terrorizmin nevojiten të dyja, dialogu dhe forca”.
Kjo ishte fjala e kryeministrit shqiptar në Samitin e liderëve botërorë për luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga Presidentit Barack Obama.
Unë jam udhëheqësi i një vendi myslimanësh dhe të krishterësh që jetojnë në atë që Papa Françesku e quajti vëllazëri fetare e që ka një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Unë jam udhëheqës i një vendi, i Shqipërisë, i cili, pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat përballet, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb me shumë besime që janë në harmoni. Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime si Kryeministër deri tani ka qenë vizita e Papës në kryeqytetin shqiptar.
Ndërsa njerëzit e të gjitha besimeve ose pa asnjë besim dolën për të pritur Papa Françeskun, unë u ndjeva krenar që jam shqiptar, krenar që jam Ballkanas, sepse besoj se, pikërisht, ai moment që u përjetua në Ballkan ka një rëndësi më madhe, në kuptimin e sfidave të mëdha që hasim të gjithë bashkë.
Kërcënimi nga radikalizmi i ideologjive dhe, veçanërisht, ekstremizmi i dhunshëm xhihadist nuk do të mposhten lehtë.
Duhet përdorur forcë ushtarake, dhe Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër së keqes së ekstremizmit të dhunshëm, në fund të fundit, për të mposhtur ideologjinë, na duhet të fitojmë betejën për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, pasi është fuqia e ëndrrave të tyre që e bën ndryshimin një realitet të përditshëm.
Këtë e pamë në Ballkan, ku aspirata e brezave të rinj, refuzimi i tyre për t’u lidhur me çdo lloj mënyre tradicionale veprimi të politikës ballkanase, imponoi dhe siguroi dialogun në vend të konfliktit, mirëkuptimin në vend të luftës, jetën në vend të vdekjes.
Duhet të ketë strategji politike dhe ushtarake. Dhe ashtu sikurse ne në Ballkan na u desh të zgjidhnim mosmarrëveshje me njëri-tjetrit, po ashtu duhet të trajtohen edhe mosmarrëveshjet në Irak dhe Siri.
Kombinimi i forcës ushtarake ndërkombëtare dhe dialogut politik mund të ketë sukses në Lindjen e Mesme, ashtu sikurse ka pasur në rajonin tonë.
Por, mbi të gjitha, u duhet bërë thirrje brezave të rinj në mbarë botën, që ata të shohin shpresë dhe jo gjak në horizont, që të shohin se ne e luftojmë ekstremizmin, ndërkohë që punojmë për të ardhmen e tyre sikur terroristët të mos ekzistonin.
Ne, në Shqipëri, do të nisim një reformë për të siguruar që çdo fëmijë të edukohet me një mendësi të hapur ndaj botës së besimeve të ndryshme dhe ngjarjeve historike. Po ja ku jemi, Kombet e Bashkuara. A nuk mundemi të biem dakord të gjithë për një Kartë globale mbështetur mbi një grup vlerash, e cila të bëhet pjesë e të mësohet në programet e shkollave në mbarë botën?
Më tej, le të hartojmë programe për komunitetin, rininë, artin dhe kulturën, si Qendra Rajonale kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që jemi duke ngritur në Tiranë, për të luftuar ndarjen ndëretnike dhe për të çrrënjosur stereotipet me anë të dialogut.
Ne na duhet koalicioni i ushtrive, por kemi nevojë edhe për koalicionin e ndjenjave e, po kështu, duam që komunitetet të mos përçmojnë besimet e të tjerëve, për të besuar atë që ne besojmë.
Në fillim të këtij viti, pamë në Paris si njerëz nga mbarë bota u mblodhën bashkë, pavarësisht nëse solidarizoheshin me pikëpamjet e viktimave për botën.
Para se një sulm tjetër të na tregojë edhe njëherë të gjithëve sa thellë ka shkuar e keqja, le të mobilizohemi për të krijuar një pengesë të pakapërcyeshme të ndjenjës njerëzore me një Kartë globale, një thirrje që shkon drejt e në zemra, që, pavarësisht urrejtjes që mund të mbartin, thellë tyre kërkojnë një botë më të drejtë.
Le ta shoqërojmë këtë Kartë me masa që dëshmojnë angazhimin më të sinqertë për ta bërë botën një vend ku besimet dhe dallimet e çdokujt respektohen; një botë më të barabartë e të qëndrueshme, që nga rrethinat e Bagës deri në ato të Parisit.
Unë shpresoj që disa prej atyre që kemi mësuar në Ballkan të mund t’i vlejnë kësaj beteje.
Ashtu sikurse një vit paqeje dhe dialogu nuk mund të fshijë një shekull të tërë shenjuar nga lufta dhe urrejtja në Ballkan, ashtu edhe një Kartë nuk mund të zhdukë verbërinë e terroristëve apo etjen për më shumë pushtet të kujtdo që përfiton nga shkatërrimi që ata sjellin.
Por le t’i bëjmë thirrje frymës globale, asaj që duhet të luftojë radikalizmin, ashtu siç i bën ballë në të njëjtën kohë ndryshimeve klimatike, sepse asnjë shtet, asnjë ushtri nuk mund t’i mposhtë këto i vetëm dhe, me siguri secili prej popujve, dhe aleancat tona ushtarake së bashku mund të munden prej tyre.
Por nëse ne qëndrojmë së bashku, me vendosmërinë e shpresës, atëherë, ashtu sikurse dikush e ka dëshmuar tanimë, pavarësisht se sa e madhe është sfida, ne mund t’ia dalim (Yes we can!).
Faleminderit!
O Edo ,bota do qetesohet kur te ngopen te gjithe me pare dhe pidh.Vetem forca e dhipit do beje cudira.
T’emen,ai vend nxjerre vec dylbereve sunite por edhe te tredhur te pa fe………..corapekuq ,po tallet gjithe bota me ty,lere ”karten” e korrakut dhe mblidh mendjen!
Korraku nuk njeh gjuhe tjeter vec me forcen e armes,me”karten”dhe kuranin fshin menderen……
ore ti tfgs sa te paguan greku qe nuk le rrjesht pa komentuar me terma rrugaçe anti shqipetare. Nuk ke faj ti por keta te temes qe te botojne komentet tua qe ne çdo fjale vjell vrere.
je nje ndyresire greke.
ti u q,,, robte berberave e jo me ISIS
dobic
une jam udheheqesi…
uuuu.. prijesi..mbreti..
ka delire ky njeri
cdo fjalim e mban me argumentin e forte te harmonise fetare te shqiptareve
cdo fjalim e mban duke permendur vetem meriten e popullit dhe asnje sukses te tijin
hipokrit qe perfiton nga indiferenca “harmonike” e fetareve shqiptare.
..po me ca argumenti ta mbaje, qe ne kemi industri? Apo qe kemi njerez te zgjuar..? apo histori me keshtjella baroke dhe romake..?
Ja fusni dhe ju pordhes o lexues me ca komente te cekta te papunesh…
Cakall,ky eshte niveli ,keta jane komentuesit ,me keta do te merremi !-Le te thote secili te veten .Nuk meren me MESAZHIN DHE QELLIMIN E TIJ ,por meren me …e lagu s’e lagu,jo çorapekuq jo po korraku jo po…. …INJORANCA NUK KA BRIRE …KATUNDARIA MALOKERIA !
Fjalimi i tij eshte thjesht nje retorike boshe. Shqiperia dhe Shqiptaret duhet te vendosin njehere dhe pergjithmone se kujt feje i perkasim: krishtere apo myslymane. Te thuash qe nje vend me 3 million ne Europe eshte dhe katolik dhe mysliman eshte qesharake dhe pa asnje llogjike.
Loja me harmoni fetare eshte nje farse.
e kane vendosur pra, ca muhamedane e ca te krishtere. si do ti qe ta vendosim, ta vendosim ne kushtetute?
Financial Times eshte leter higjenike… Fjalime ishin ato qe bente Saliu dhe qe publikoheshin ne faqe te para te gazetave me nivel te larte intelektual si 55 dhe RD-a. Iken ato kohe thuaj….
He mo Edi e paske paguar ndonje shkrim me leket qe ka marre Tony Blair nga Crown Agents?
Po shko o i mbaruar lufto krimin dhe korrupsionin ne Shqiperi atje ku te kane zgjedh fakirat si kryeminister e mos u merr me tema qe sia ke haberin fare si e Enveri (Puna & Nafta) e Saliu.
Pse ,
e dika z.kryministerr, si u luftoka terrorizmi ???
Atehere perse i le te lire ne Shqypni -paten e terrorit salef qeni berish ?
Perse i le te pellasin imamet 5 her ne dit me parrlante ,
me gjuhen e djallit Terrorist ?
YYYYYYYYYYYYYYY Hipokrit
se kuptova, ky ka nder mend te kandidoje per postin Papes ne 2017? O Lider, bjeri naj leke e naj pale breke popullit qe udheheq je qe je atje e cmimet i kane me lire se ne vendin qe ti udheheq.
Nuk jane disa eksponente mor Lun por eshte nje ze populli qe nuk e donte bashkimin me LSI.Likja eshte parti e punonjesve publike,e atyre qe jane punesyuar ne pune shteti.Me pare eshte parti e hajduteve te zene me ze e figure.Edhe une qe personalisht do te votoja PS nuk e doja bashkimin me Ilir Meten.Ky bashkim pati nje qellim te vetem te shpetoje ne bllok klasen e sotme politike nga revolta e popullit.PS ishte me mire te humbiste e vetme me 2013 se sa fitoi me LSI.A nuk jemi akoma me te korruptuar se dje?A nuk jane akoma kompanite e Metes e te Berishes qe po denden me para publike?Ja pra qe Rama (Edi) nuk ka se çfare te beje.Njera kembe e koalicionit eshte e mbeshtetur ne pirgun e madh te korrupsionit.E vetmja gje e ndershme e drejte dhe e mençur qe mund dhe duhet te beje Edi Rama eshte qe Te distancohet nga Likja dhe ta çoje vendin ne zgjedhje te parakoheshme dhe pastaj ta shikojme sa rendon Like malesori.
PO TE HAPESH FJALORIN UDHEHEQSI ESHTE BARABAR DREJTUESI,ESHTE NORMALE DHE SKA AS DHE NJE SHPREHJE GABIM SIDOMOS NGA EDI RAMA NJE DASHNOR I GJUHES SHQIPE,QE AS DHE NJE HERE NUK PERSERIT MENDIMIN DY HER RESHTE.KEJ MERI POR JEPI HAKUN CEZARIT.
BARDI
po mire qe u’a the more picketor…..
po “harmonine fetare” a e permende prape edhe te ky fjalim??
Shum komentues jane te varfer,per te sugjeuar problemet shperthyese
politike,ne arenen nderkombetare..Nuk munden te zgjidhen problemet politike duke I rene tavolines me grushta,por eshte edukata dhe kultura e thelle qytetare,qe mund ti japin drejtimin e duhur
problemeve politike..Z Rama ne OKB-e e demostroi veten,si perfaqesuesi
me I denje per gjith shqiptarin…Per te till politikan ka nevoje sot
shqiptaria,qe te na prezantojn si Qytetare te denje ne arenen ndrkombetare,dhe jo si barbar te mesjetes..
edhe ne gje tjeter o Lider, je qe je ne NY futi nje te qethme tek berberi dhe shiko a te jep kupon. po ka shume mundesi jo vetem mos te te japi fare kupon por dhe ti lesh nja 5$ bakshish mbi 15$
Ke te qethi mo karo,koken lart o koken poshte?
Nje nga tiparet e hipokriteve eshte fakti te mahnisin kur flasin. Nuk dua te them qe Rama eshte hipokrit vetem se flet bukur po mendoj se eshte me te vertete hipokrit. Perkunder kesaj fryme qe shpreh ne OKB ai po deshton ne Shqiperi. Ja shembujt 1-Nuk ka qene I prirur asnjehere per te krijuar fryme konsensuale jo vetem me opoziten por edhe brenda kualicionit 2-Nuk ka krijuar nje horizont shprese per te rinjte dhe femijet shqiptare sepse Shqiperia eshte gjithnje e me shume nje vend I zymte e kete e tregojne mijerat qe ikin. 3-Nuk ka asnje politike , asnje organizate, asnje nisme ne Shqiperi antiterrorizem pervec luftetareve paqeruajtes ne Lindjen e Mesme. 4-Pervec shtimit te dialogut me vendet fqinje ende nuk ka projekte reale ekonomike, sociale konkrete qe te jene te perceptueshme ne shoqeri. 5-Perkunder frymes sociale ne OKB Rama ka deshtuar te beje nje qeverisje sociale ne Shqiperi sepse te varferit jane me te varfer tashme, siguria per jeten vazhdon te jete e ulet, fshatra te tera jetojne ne mjerim, familje te tera jetojne ne mjerim, komuniteti rom jeton ne mjerim etj etj. Si perfundim, pergezime Edi Rames per botimin e fjalimit por shqiptaret nuk kane si mos vene buzen ne gaz kur bejne dallimin e realitetit qe pikturon Rama me fjale me realitetin qe kane ne shtepite e tyre.