Kohё tё vёshtira pёr migrantёt nga Ballkani

5 Tetor 2015, 20:03Rajoni TEMA

Rreth 200.000 serbë jetojnë në Gjermani pa leje qendrimi ose kanë aplikuar për azil. Në fillim ata erdhën për shak të luftës civile në ish-Jugosllavi, por më vonë me rritjen e papunësisë dhe varfërisë në vendin e tyre, njerëzit filluan të largohen nga vendi për arsye ekonomike. Kush nuk gjen punë në Gjermani, përpiqet të aplikojë për azil dhe gjatë procedurës jetojnë me ndihmat sociale të shtetit gjerman, si p.sh. me paratë për fëmijë. Shumica e tyre gati 90% janë romë, që vuajnë jo vetëm prej varfërisë, por edhe nga diskriminimi.

Pothuajse asnjëri prej tyre nuk lejohet të qendrojë në Gjermani. Sepse qeveria i ka shpallur Serbinë, Maqedoninë dhe Bonje-Hercegvinën vende të sigurta origjine e kësisoj banorët e këtyre shteteve përjashtohen nga ҁdo shans për azil. Qeveria për këto vende të Ballkanit mendon, se atje nuk ka as përndjekje politike dhe as trajtim antihuman apo përҁmim e ndëshkim.

Serbia është “vend i sigurtë origjine”

“Në kuadër të marrëveshjes për kthimin që nga viti 2008 janë kthyer nga Gjermania në Serbi rreth 7000 serbë,” vë në dukje për DW Ivan Miskovic, zëdhënës i komisariatit serb për refugjatë dhe migrantë. “Ne presim, që deri në fund të vitit të vijnë edhe 2000 të tjerë.”

Në sfondin e valës së madhe të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, autoritetet gjermane gjithnjë e më rrallë vendosin pozitiv për kërkesat për azil të migrantëve nga vedet e Ballkanit. Rreth 75.000 kërkesa, kryesisht nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria janë refuzuar, sepse Gjermania do t’i përshpetjojë procedurat dhe kthimin.

“Numri i njerëzve, që kthehen nga Gjermania, ndonëse sivjet është rritur, në muajt e fudit nuk konstatojmë rritje të mëtejshme,” thotë Miskovic. “Serbia me marrëveshjen e kthimit ka marrë masat për riintegrimin e të kthyerve. Për këtë vit shteti ka vënë në dispozicion për projektet për ndërtim shtëpishë 165.000 Euro, që do të zbatohen nga autoritetet lokale.”

Kthimi i pashmangshëm

Në shumicën e rasteve të kthyerit në Serbi jetojnë sërish në familjet e tyre. Kush nuk ka mundësi se ku të strehohet, përfundon në strehimoret qendrore në Sabac dhe Bela Palanka. Atje të kthyerve u jepet një dhomë e vogël, ushqime dhe ndihmë për sigurimin e dokumentave personale, nënshtesinë, kujdesin shëndetësor, si dhe informacion mbi të drejtat e tyre, detyrimet dhe mundësitë e jetesës.

Fikreta Kucevic, 63 vjeҁ, është ndërkohë e fundit që është kthyer nga Gjermania dhe që është strehuar në strehimoren “Varna” në Sabac. Në vitin 1992 ajo shkoi me të birin në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë. “Martesa ime dështoi. Unë nuk kisha punë dhe as mundësi t’i siguroj djalit një strehë. Shumë shpresë nuk kisha më. Ishte luftë dhe vendosa të largohem nga Sjenica, shkova në Këln dhe kërkova azil,” thotë për DW Fikreta.

Shpejt ajo u ambjentua në Gjermani, gjeti punë dhe rriti djalin. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë ajo ishte në varësi të ndihmës sociale nga shteti. Djali dhe familja e ndihmuan atë në përballimin e kohëve të vështira. Ajo u kujdes për nipat dhe kaloi kohën më të mirë të jetës së saj. Më 2011 iu desh të udhëtojë legalisht për në Serbi, për të marrë të drejtën që edhe në të ardhmen të mund të vizitojë të birin, i cili ndërkohë ka marrë nënshtesinë gjermane. Përderisa ajo nuk kishte fituar të drejtën e azilit, atë e kërcënonte kthimi i detyrueshëm me shënimin në pasapsortë, që ia vështirësonte kthimin në Gjermani.

“E kisha të vështirë të shkoja dhe të lija gjithҁka, por nuk kisha rrugë tjetër, nëse doja ta vizitoja djalin edhe në të ardhmen. U largova vullnetarisht nga Gjermania, sepse shpresoja, që do të më lejonin ta vizitoj herë pas here familjen time,” thotë ajo duke i rrjedhur lotë në fytyrë.

Shpresë e re

Kur u kthye në Serbi Fikreta gjeti të njëjtën gjendje si edhe në kohën kur ishte larguar shumë vjet më parë. Ajo ishte vetëm, pa familje, pa miq dhe pa shtëpi. Kur mbërriti në aeroport në Beograd nuk e kishte idenë se ҁfarë e priste. Kryqi i Kuq e dërgoi atë në qendrën për të kthyerit, atje ajo ka një strehë të thjeshtë, tre vakte në ditë dhe herë pas here kontroll mjekësor. Dhoma e vogël me një krevat, një divan dhe një televizor mbi një tavolinë druri është streha e re e saj. “Unë isha e dëshpëruar dhe nuk doja të dilja nga dhoma, qëkurse dëgjova që Gjermania nuk më lejon më të udhëtoj atje. Mua më merr shumë malli për djalin tim,” thotë Fikreta.

Disi më mirë u ndje ajo kur nisi të njihet me fqinjët e rinj. Mbi tetëdhjetë mijë vetë – kryesisht famlije me fëmijë, që janë larguar prej luftrave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë – jetojnë në qendrën “Varna”. Ndonëse ato janë larguar para njëzet vjetësh prej atdheut të tyre, shumë shpresojnë ende për një të ardhme më të mirë, edhe Fikretan e mban optimizmi. Ajo sheh se si fëmijët luajnë mes tyre e gëzojnë, ndërkohë që prindërit punojnë në kopështin e zarzavateve. Të tjerë punojnë në fushat përreth qendrës. Vështirësitë ata i përballojnë bashkë duke ndihmuar njeri-tjetrin. Kjo forcë rezistence dhe aftësia për t’u përshtatur e kanë inkurajuar Fikretan, që të nisë një jetë të re.

“Edhe djali ka filluar të më vizitojë, kjo më jep shumë shpresë për të luftuar më tej. Tani ne takohemi dy herë në vit. Së shpejti ata do të vijnë sërish në tetor, kur nipi ka ditëindjen,” rrëfen ajo për DW me fytyrë të qeshur.

Ka edhe një risi tjetër. Më 2016 komisariati për refugjatë e migracion do ta mbyllë këtë qendër dhe Fikreta e banorët e tjerë do të vendosen në shtëpi të përhershme. Qyteti Sabac ka vënë në dispozicion katër territore në zonë të mirë dhe OJQ-të do të zbatojnë projektin për ndërtimin shtëpive. Në fund të vitit të ardhshëm Fikreta do të ketë një shtëpi të re dhe vend të mjaftueshëm për të mirëpritur të gjithë familjen e saj.

2 komente në “Kohё tё vёshtira pёr migrantёt nga Ballkani”

  1. albani says:

    Perse thoni Serbe ju?
    Thoni Shqipetare te Serbise me mire,nga Medvegja,Presheva e Bujanoci,apo nuk na leverdis kjo?……………….

  2. €€€ says:

    Mos shkruani budalliqe o gazetar me dipllom kristali emigrante nga Shqiperia kosova maqedonia Mali zi serbi bosnja jene te gjithe me origjine shqiptare Sunit edepsez efendi jazek qenefi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje