Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet, vijon gjobitja e urinuesve (FOTO)  

9 Tetor 2015, 17:05Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet, vijon gjobitja e urinuesve (FOTO)

 

Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet nga aksioni kundër ndotësve të ambienteve publike.

Pavarësisht shtrëngimit të masave nga ana e Bashkisë, qytetarë të pa përngjeshëm kanë vijuar të shkelin rregullat e jetesës në komunitet duke ndotur ambientet publike. Ndaj Policia Bashkiake ka qenë në vijimësi e detyruar që të ndëshkojë shkelësit e këtyre rregullave duke vendosur gjoba sipas parashikimeve që bënë vendimi i Këshillit Bashkiak.

Kështu edhe gjatë ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja disa qytetarë, të cilët kanë sfiduar urdhrat bashkiak dhe kanë urinuar në zona shumë të populluara të kryeqytetit siç është edhe zona te ura e Lanës në bulevardin kryesor të Tiranës, shumë pranë tre pikave ku Bashkia ka vendosur banja të lëvizshme.

Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është se shumica e personave që janë gjobitur nga Policia Bashkiake për ndotje të hapësirave të përbashkët kanë pasur mundësi financiare që ti paguajnë në vend gjobat.

Çka tregon edhe një herë se urinimi përgjatë Lanës apo në lulishtet e ndryshme të qytetit ka të bëj më shumë me kulturën e qytetarëve sesa me pamundësinë financiare për të frekuentuar banjat e lokaleve.

 

6 komente në “Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet, vijon gjobitja e urinuesve (FOTO)  ”

  1. Arkidi says:

    U kerkojme falje gjith lexueseve te kesaj teme se polici e ka shkrur me kembe kete flet gjobe se me dore po kruante bythen…

  2. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    nuk te le njeri ne lokal te perdoresh banjon pa blere gje. do thuash ti po me lire te bie te blesh nje gje ne lokal se te paguash gjobe, eshte dhe nuk eshte ashtu. sepse njeriu shurros shume here ne dite, dhe shume dite ne jave. pra nqs ai shurros gjithe javen poshte ures dhe nuk kapet i ka kursyer vetes nje gjobe ne jave gjithahtu i ka kursyer vetes 3-4 kafe ne dite per te vajtur gjate dites e shurrosur neper lokale. por qellon qe dhe mund te kapet disa here brenda javes dhe quhet jave e pafate. eshte bere dhe shurrosja ceshtje fati, si me te ra llotaria. duhet ligj bashkiak qe lokalet kane detyrimin te lejojne perdorimin e banjove nga nevojtaret sic eshte ne gjithe boten. banjo publike nuk ke. ha gjob popull.

  3. komunisti parizien says:

    po po 50000 leke per nje shurosje.po nje argat punon pese dite per ato leke morr maskarenj,ka njerez qe kane probleme me shendetin dhe se mbajne dot

  4. Ardenica. says:

    Sipas mendimit te komentuesit “Arkidi” policit duhet t’i japim makine shkrimi me vete. Pse i nderuari komentues, shkrimi eshte i lexueshem? Pse e ofendon policin ?

  5. demokrati i djathte ,ish mbajtesi i epruvetes me shurre te xhaxhit says:

    dhiz iz a mirakull ov fridom.Mos lini nam poshte lanes duke marre gjoba ,shurra duhet bere ne shqup se aty eshte hale komplet.

  6. Kolonja says:

    Zotrinj! Jemi ne kapitalizem e jo ne socializem,ku c’do gje pergjigjej shteti. Edhe nerastese bashkia do te ndertoi banja,aty perseri do te paguhet,pasi do punonjesin dhe mirembajtjen. Nuk ka me ha Muco e pi Muco….. tani ka vetem leka-leka ,kudo qe te hysh e te dalesh….. Pse shurros 100 here ne dite dikush , mos duhet lene te shurosin posht urave? Pastaj pse shkruhet : bashkia nuk ndalet,vale mos e beri per fushate? Apo jemi mesuar qe ligji zbatohet 3 dite e pastaj harrohet..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje