Kryeministri italian mesazh Ramës për fitoren në Armeni: Ju presim në Evropën politike

12 Tetor 2015, 16:04Politika TEMA

Kryeministri italian Mateo Renzi i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me fitoren e mbrëmshme në Armeni.

Renzi uron homologun dhe mikun e tij Rama për fitoren dhe kualifikimin për në Kampionatin Europian.

“Rroft Shqipëria që u bë pjesë e Evropës së futbollit. Tani ju presim në Evropën politike”, thuhet në mesazhin që Renzi i ka dërguar Ramës.

Lajmin e bëri të ditur vet kryeministri i Shqipërisë në fjalën e mbajtur përpara futbollistëve të kombëtare në selinë e Kryeministrisë.

4 komente në “Kryeministri italian mesazh Ramës për fitoren në Armeni: Ju presim në Evropën politike”

  1. LINDA says:

    EDHE FUTBOLLI EDHE POLITIKA JANE MASHTRIM

    1. Kaqaki Junior says:

      Rrnofte Shqiperia, por rrnofte edhe Italia mike, Renzi me duket qe oshte shqiptar – ashtu e ka facen! “Mille grazie signore Renzi”

    2. tfdf says:

      Vetem Rilindja eshte shpetim….

  2. Ben says:

    Rames i del koka mbi uje pa merak… kush do tja dije per te tjeret qe po mbyten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje