Arsimimi është forca më e madhe lëvizëse për zhvillimin e njerëzimit. Krijon mundësitë për të hapur dyert për tregun e punës, lufton pabarazinë, përmirëson shëndetin e gruas, redukton vdekshmërisë e fëmijëve, nxit solidaritetin, dhe promovon ndërvetëdijen për administrimin e mjedisit. Arsimimi i fuqizon të gjithë njerëzit me njohuritë, aftësitë dhe vlerat që ata kanë nevojë për të ndërtuar një botë më të mirë.
Arsimimi është prioritet kombëtar dhe ne të gjithë duhet ti përgjigjemi kësaj kërkese legjitime. Askush nga ne nuk mund të përballoj “disfatën e humbjes” së talentit të një gjenerate. Të gjithë ne duhet të japim gjithçka nga vetja, si shoqëri për të siguruar mjedise të sigurta universitare, libra, biblioteka, mbështetje për prindërit, transportin për në shkollë dhe trajtimin e vazhdueshëm për pedagogët.
Përkundër nevojës urgjente për investime në arsim dhe përfitimeve të qarta, progresi në këtë front ka ngecur në vitet e fundit për shkak të mënyrës sesi ne si shoqëri kemi debatuar për të dalë me një zgjidhje të përbashkët.
Debati në vetvete është një aktivitet që vë në lëvizje natyrën kurioze të njeriut. Çdokush është i interesuar të mësojë të vërtetat; a na duhen reforma arsimore të mëtejshme? Pyetje të tilla i takojnë të shkuarës dhe do t’i takojnë edhe të ardhmes dhe në thelb të tyre qëndron kërkimi i së vërtetës.
Detyra kryesore e një debatuesi është të jetë sa më i ndershëm në argumentat që paraqet, në faktet që servir në mbështetje të tyre dhe audiencës. Një debat jo i ndershëm, me argumenta jo të besueshme pason me kosto që margjinalizojnë të rinjtë në kampe të rrezikshme ideologjike duke kompromentuar zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë drejt anomisë.
Arsimi është një prioritet për njerëzit në mbarë botën, dhe për ne studentët e FRESSH është qëllimi jonë i përbashkët.
Të garantojmë të drejtën për arsimin të të rinjve. Duhet që të gjithë bashkë ti bëjmë universitetet më të hapura në mënyrë që tejkalohet frika e brendshme që pason në mbyllje dhe konservatorizëm duke krijuar ndasi artificiale midis studentëve të universiteteve të ndryshme.
Të përmirësojmë e cilësinë e mësimit duke rritur frymën kritike dhe jo konformiste të të mësuarit në universitet, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të fitojnë aftësitë e duhura për të marrë pjesë me sukses në shoqërinë e sotme të bazuar në dije.
Është e nevojshme që ne të nxisim modelin e qytetarisë globale sepse studenti mbi të gjitha ka një detyrim moral për të qënë elitar në shoqëri. Arsimi është shumë më tepër se një hyrje në tregun e punës. Ajo ka fuqinë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe botë më të mirë. Politikat arsimore duhet të promovojnë paqen, respektin e ndërsjellë dhe kujdesin ndaj mjedisit.
Një shoqëri demokratike ka nevojë që qytetarët e saj të besojnë në vlerat dhe parimet e demokracisë dhe ti aplikojnë ato. Synimi jonë i përbashkët për të nxitur qytetarinë nuk mund të plotësohet nëse në universitet nuk ushtrohet demokracia për të zgjedhur struktura legjitime të përfaqësimit studentor.
Ne u bëjmë thirrje studentëve, pedagogëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e edukimit, për t’u bashkuar në sfidën e përbashkët për të përmbushur premtimin për një arsimim më cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Së bashku, ne mund të fuqizojë individët për të transformuar botën.
Koordinator Kombëtar i Studentëve të FRESSH