Rama: Shmangëm kolapsin total në fushën e energjisë dhe një borxh të papërballueshëm, nëse do shkonim në Arbitrazh me CEZ

16 Tetor 2015, 10:24Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takimin e ministrave të komunitetit të energjisë, deklaroi se reforma në energji ka bërë që ky sektor të rimëkëmbet dhe shtoi se marrëveshja me CEZ-in bëri që të shmangej një “borxh i papërballueshëm për financat e shtetit”.

U përballëm që në fillim me borxhe të rënda në sektorin e energjisë.

Edhe Banka Botërore, para se të ndërmerrte reformat, përcaktoi qartë se gjithçka do të varej nga ajo që do të bënim me energjinë.

Kompania e shpërndarjes së energjisë, jo vetëm që ishte në prag të një kolapsi total, por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë.

Shqipëria gjendej në një kërcënim tjetër, atë të arbitrazhit ndërkombëtar, ku rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit”, tha Rama.

“I jam shumë mirënjohës komunitetit të energjisë, që në atë moment të vështirë, u bë mbështetje në një proces kaq transformues, për një reformë të gjerë. Kemi vënë themelin e një historie suksesi”, shtoi Rama.

5 komente në “Rama: Shmangëm kolapsin total në fushën e energjisë dhe një borxh të papërballueshëm, nëse do shkonim në Arbitrazh me CEZ”

  1. Lloji says:

    Si ta perceptojme titullin? Nuk ka sens, duhet te mereni me drejteshkrimin e gjuhes Shqipe kjo mund te konsiderohet emergjence gazetarie!!!

  2. toni says:

    Bravo Rama, je nje hero i vertete. Pordhe me rigon

  3. Voce says:

    Berisha ben zhurmuesin,per te dale I lare nga njemije te zezat qe i ka bere ketij shteti. PD duhet te zhduket si parti e ndyre qe eshte .

  4. alfred says:

    o legena o servila pa ca komentoni si idiota ore palaco njerez

  5. Argita_B says:

    Eshte e vertete qe CEZ u la ne gjndje te mjerueshme dhe u administrua ne menyre katastrofike si nga pala çeke, ashtu dhe nga qeveria shqiptare e cila duke mos kryer detureen e saj te verifikimit tee situates e dergoi te gjith sistemin energjitik shqiptar drejt kolapsit.
    Eshte e vrtete gjithashtu se marveshja e nenshkruar me palen çeke per çlirimin e Korupsioni ne Shqiperi nuk eshte vetem dukuri e Partise Demokratike, as vetem e Partise socialiste, po eshte fenomen i shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
    Kur pranojme te votojme njereez te koruptuar, nuk mund te qahemi neser per korupsionin qe ndodhemi sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje