Artur Zheji jep alarmin: Ky dimër po vjen me kosë në dorë, por njerëzit e kanë mendjen nga byçkat e Bleonës

17 Tetor 2015, 11:03Sociale TEMA

Artur Zheji shkruan sot tek Mapo, se situata nuk është aspak e mirë dhe ky dimër do shkaktojë shumë probleme.

Por, sipas tij, njerëzit prapë më shumë kanë interes për byçkat e Bleonës, se sa për realitetin e vështirë.

Dimri po vjen me kosë në dorë, ashtu si edhe e përshkruante Fishta 100 vite më parë. Një dimër që kosit dhe vendos në vështirësi njerëzit dhe shtetin adoleshent të shqiptarëve.

Një paradhënie të vockël e dha do ditë më parë, kur tri ditë shi gjunjëzuan disa qytete shqiptare dhe lanë pa drita, pa hidrovore e pompa, qindra fshatra të përmbytura.

Por nëse këto pamje dhe këto lajme të vjetra, të vjetra sepse të ripërsëritura vit mbas viti në të njëjtën masë dhe formë, në këso kronika dhe me këto pamje bardh e zi pra, do t’i nënshtroheshin testit të klikimeve, do të ishin shumë më poshtë se interesimi për byçkat e Bleonës hokatare, apo për një varg byçkash të tjera që përmbysin, me kthesat, harqet e tyre dhe lakuriqësinë e tyre, faqet tona on line.

Që janë, padyshim edhe faqet e interesit të shfaqur publik, ku përqendrohet energjia kombëtare e vëmendjes”, shkruan Zheji.

Dimri vjen gjithsesi. I ashpër. I ftohtë. Dhe na gjen të pambrojtur. Si çdo vit.

Sepse të gjithë e dinë, ndonëse të gjithë veç e pëshpëritin, që kriza ekonomike e këtyre viteve vazhdon edhe ajo. E panënshtrueshme. Si korrupsioni dhe si ndërrimi i stinëve. Të pashmangshme në këtë vend, që të dyja. Prandaj edhe dimri që vjen të tremb. Me borë, stuhi, shi dhe na gjen me xhepa të grabitur. Vit mbas viti.

Do të jetë ftohtë, parashikojnë meteorologët.

Por, a kemi një rrjet energjetik që ta përballojë? Askush nuk shkruan për këtë. Nuk ka klikime. Duhen byçka dhe telenovela, ato po sigurojnë Klik Klikun Magjik.

A kemi një sistem ngrohjeje alternative? Bah, gaz e qymyr do ketë. Edhe djegie, edhe shpërthime bombolash të pakolauduara. Askush nuk shkruan. Buzka, Byçka dhe Breçka. Klikime, bum bum.

A do të vijojnë të priten pyjet edhe këtë vit, për të mbyllur ciklin e shfarosjes së tyre kombëtare? Për t’u ngrohur plaku dhe plaka, çuni dhe goca? Sigurisht që po, sëpatat dhe sharrat kumbojnë ngado, por kush pyet? 0 Klikime, e pra, 0 Vëmendje.

A do të ketë prapë Përmbytje? Ouuuu! Asgjë e re edhe kjo. Byçka, Breçka, Bythfije. Të ngopet syri, kjo është çështja. Rekord klikimesh.

Mirëpo në këtë vrap të përjetimit të kësaj orgazme kolektive, në trinitetin e ri, Byçka, Breçka, Bythfije, në dhe nën këtë fasadë erotike nacionale, që ka kampionët dhe kampionet e veta, lëvrin edhe një jetë tjetër e padukshme”, vijon më tej ai.

26 komente në “Artur Zheji jep alarmin: Ky dimër po vjen me kosë në dorë, por njerëzit e kanë mendjen nga byçkat e Bleonës”

  1. TJ says:

    Zheji, le te vazhdoje te diskutoje tek Fevziu, i zi,se kush ka vjedhur me pak Berisha apo Meta ,Basha apo ministrat e tjere dhe qe nuk jane fajtore se vetem gishtrinjte kane lepire! Mjerane mercenare! Mblidhini ne nje vend dhe veruni zjarrin,ketyre bastardeve,Kopileve, te kombit shqiptar!

  2. gjini says:

    Nuk e ka thane Fishta ,por Mjedja ate shprehjen “Po vjen dimni me kose n’dore….!! ç’ka tregon shume çka per ju “analistet”!!

  3. KORCARI says:

    Fatkeqesisht, keni shume te drejte Z.Zheji, njerezit po merren me deckat dhe po humbin pyllin.

  4. clubwf says:

    pse vetem bythet e Bleones dhe jo masturbimet e vidiove te politikaneve te larte shqiptare, qe jane me dhjetra per tu bere publike? Keshtu eshte dirigjuar ky popull pa identitet, pa te ardhme,, edhe Hoxha sa here qe kishte ndonje krize, na vinte te ushqeheshim me filmin brazilian Izaura, e njejta gje nuk ndryshon me kete populol qe dhjet atje ku e ze…

  5. A1 says:

    Te drejte ke Z. Zheji, je shume i sakte, Shqiptaret sot ndihen te indinjuar nga paradat gej dhe jo nga paradaded e vjedhjeve qe kryen ne kurriz te tyre…

  6. malukati says:

    o gazetar
    jem shqiptar
    komb pidhar
    shkerdhatar
    qytetar
    e katynar
    biljonar
    e proletar
    kem dy koka
    ne flamur
    me dy kara
    osht cdo burr
    nji mes shalve
    nji mbi supe
    …….

  7. Kulaku says:

    Mrekulli nje Popull qe i Vihet Kesula sipas Kokes,cka me mire sgjendet me . Dy gidhta me 1991dhe Dy gishta prap me 2015 hhhhhhaaaaaa haaaaaa Ja kjo eshte Shqiperia,lum,o Shqiperi me keta politikan qe ke ti.Ta kan Fut sakrahu ty

  8. Doni says:

    Mbase e ke ti mendjen aty. Ne mendojme te sig ndonje kontrate pune jashte.

  9. Doni says:

    Shqiperia nuk ka mbrojtje civile se nuk ka para dhe ad drejtues, tmerr….kane blere ndonje mjet?

  10. Muzapopullore says:

    Kafshate qe skaperdihet eshte kur i le te gjithe leket ne bixhos Mulla trimi
    Kafshate qe te zen ne fyt dhe te kap trishtimi

  11. Grexit says:

    Mjeda jo Fishta.
    Nuk te njoh, dhe as nuk te kam lexuar.cop mishi

  12. Hanxhiu says:

    Bukur, @malukat…!

  13. LORA says:

    Eshte kenaqesi per mua kur shoh e degjoj se te paret qe po e ndjejne kosen e dimrit qe po vjen,jane bythofaget sterile te studiove televizive dhe mediave qe nuk I hyjne as dreqit ne pune.
    Mirseven o Dimer,qe te shpelash e perpish specien me te ndyre te takemit zheji.
    AMIN.

  14. Lili says:

    Po te doket aty,qe flirt on vetem me gazetat e gazetaret qe na japin si yshim shpirtnor keto b..e! Po mos kujto se réalité ti eshte faqet e gazetat tuaja apo émission et tuaja!
    Nuk punet kush per ju sot…jeta eshte qefi eshte ma serioze se ju e masturbimet e juaja’intelektuale’ qe nuk sjellin asgje kombit!
    Kur te fillojsh ti mû ndergjegjesuar per mizeren ku e keni futur shtypin shqiptar,dite qe populi e ka mbaruar ate pune:nuk ju leçon me kush!

  15. alfred says:

    shqiperine po e mer lumi o shqipetar,mjaft me porno e bixhoze o mekatar.!!!!!!!!

  16. altin says:

    Heu bre nonen.Qitash po e merr lumi shqipnine? !!

  17. zheji kokrra e gomarit says:

    ik or gomar pi ndonje got raki te ditlindja e Metes.

  18. shvejk says:

    Epo ku kemi perfunduar,Artur Zheji qe hiqet si profet.

  19. katarakti says:

    Duhet rifilluar nga e para o Zheji. E para eshte te ribehet shteti. Te vendoset ligj dhe rregull. Te nxitet prodhimi i brendshem kombetar. te shtetezohen bankat dhe pasurite kombetare ne menyre qe te rritet mireqenia e popullit. Ose rruga tjeter eshte te fillojme prape me drogen, prostitucionin, kriminalitetin, azilin, vjedhjen etj.etj. Keto dy rruge kane ngelur.

  20. Berisha dhe kelyshet says:

    Sido qe te vije puna, kete dimer zoti Xheji do vazhdoje me siguri te marre qetesisht rrogen e tij te majme dhe te shkoje per Krishtlindje ne Paris apo Berlin…
    Ka kush ja qan hallin ketij populli!

  21. iliri says:

    Ore po dimri me kos ne dore sikur eshte i Mjedes e jo i Fishtes!!?

  22. komentues says:

    Hipokrizi nga titulli deri ne mbyllje. Zheji eshte inteligjent po kete shkrim e ka hipokrizi se eshte pjese e sistemit politik te sotem dhe anatemon ato segmente te sistemit qe nuk I interesojne dhe mbron e gjallon ne ate segment qe I intereson, ndaj Zheji ky dimer po vjen me kose por te siguroj qe kosa edhe kete here nuk eshte per ty.

  23. juristi says:

    Turi mendon per popllin – duke ja heq mendjen nga bythet e …

  24. pjatalarsi says:

    Me fjale te tjera, fjalimi “patetik” i Arturos perkthehet: tregetari shan mallin e vet!
    Pse e ben ai kete? Thjesht per te treguar se eshte tregetar serioz! Por, a ka tregetar serioz???

  25. Nio says:

    Ketu ka dy rrugzgjidhje ose problemet e vendit ti zgjidhi vete populli me qeverine , per gjithcka qe kane shkaktuar ose do ti zgjidhe vete natyra me forcen e saja …

  26. 100 says:

    tani….kete politike se bejne ufot po ata njerez qe nxirren nga ai popull.Popull shkerdh…edhe politikane shkerdh….popull qe sdi asnjehere cthote ligji e t engrihet e te beje pa fund protesta deri sa ca horra aty siper te shkojne e ngulen ne ndonje kunj.popull qe epeson dhe rri tere diten kafeneve me lloqe; qe te punoje hoic. qe do vec te eci me taka dhe te mendoje se po perjeton tere telenovelat turke.asgje tjeter sjemi…mire e ka thene NJE POPULL ADOLESHENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje