INTERVISTA/ "Kaubojsi" i Lezhës: Më futën pa e ditur në listë, në parlament mund të vete me kapele

29 Tetor 2015, 09:09Politika TEMA

Eduart Ndocaj është personazhi i ditës.

Ai do të bëhet sot deputeti më i ri i Kuvendit.

Para betimit, mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion.

Ku e morët vesh lajmin?

Ishim në një kantier dhe një mik më telefonoi për vendimin e KQZ-së.

Përse e latë ritmin në Milano dhe vendosët të ktheheshit në Shqipër? Si ju lindi ideja për t’u bërë deputet?

U propozova në listë dhe e pranova me kënaqësi.

Si u njohët më zotin Rama?

Me zotin Rama jam takuar për herë të parë në Milano.

Ai takimi i famshëm për faturën 7-8 mijë eurosh?

Ishte i dyti. Takimi ishte i jashtëzakonshëm se erdhën mbi një mijë shqiptar në atë hotel për të takuar liderin e opozitës.

E besuat zotin Rama për atë që tha?

Po, pavarësisht se shumë pika nuk u realizuan.

Patët takime të tjera?

Po, patëm dhe tre takime të tjera. Më vonë mora vesh që isha në listë.

Pra, nuk e kërkuat ju?

Sa para shpenzuat në fushatë?

E kalojnë gjysmë miliardi lekë. Nuk kisha shpresa për t’u zgjedhur se isha i gjashti në listë.

Quheni njeri i pasur?

Modest. Nuk hyj në njerëzit e pasur në Itali. Në Shqipëri po. Në Milano kam ik në moshën 19 vjeç, në qershor të vitit ’96.

Pozimi me kapele?

Ishim në një udhëtim në Meksikë.

Nga vjen ky pasion prej kaubojsi. Kapelen e mbani gjithmonë në kokë?

Kapelen e kaubojsve nga filmat. Është një aksesor i pëlqyeshëm.

Ku i blini këto?

Kjo është blerë në Republikën Domenikane.

Keni shumë kapele?

Do t’i mbani në Parlament?

Nuk e di, por nëse do të bëhen objekt bisedash do t’i mbaj.

Do jetoni në Shqipëri apo në Milano? Keni banesë në Shqipëri?

Po, jetoj në fshat…

Në fshatin e Preç Zogajt?

Keni ju fuqi të ndryshoni diçka?

Do përdor të gjitha fuqitë e mia.

Nëse ju kërkoj një sugjerim publik për Ramën?

Sugjerimi sot është që të largojë fjalën burg për çdo problem që ka Shqipëria sepse nuk mund të edukohet një popull me dhunë, por kur t’i japësh një ekonomi, një vend pune. Të mos t’i lësh mundësinë që të vidhet.

Edhe ju e keni ndjesinë që këtu vidhet?

Këtu është vjedhur komplet.

Me cilët politikanë keni miqësi?

Me të gjithë.

Keni bërë dhurata për ta?

Kanë qenë reciproke.

Kush janë njerëzit më të afërt për ju në Parlamentin e Shqipërisë, me cilin do ndani kohën?

Nuk kam emra konkret.

Cili është shqetësimi yt i parë?

Shqetësimi im është emigracioni. Ne kërkojmë më shumë mbështetje është që ne kemi 25 vjet që nuk votojmë për t’u përfaqësuar. Emigrantët janë të përjashtuar totalisht.

Votimet në Shqipëri kanë shumë probleme, me LSI-në ka pasur probleme?

Në zgjedhjet e kaluara kam parë se vota e qytetarit nuk arrin ashtu siç duhet. Është kthyer në një pazar të turpshëm sepse nuk mund të blihet edhe ai pak dinjitet. Blihet vota e çdo qytetari.

Kush e blen?

Politika.

Blen dhe maxhoranca?

Në 2013 PS nuk ka blerë asnjë vota.

Po LSI?

Kemi pas raste që ka ble vota.

Në disa mënyra.

Do përpiqeni të mos ndodhë?

Në 2015 kjo u tregua.

Pati tentativë për t’i blerë?

Nga kush?

Nga LSI-ja.

 

10 komente në “INTERVISTA/ “Kaubojsi” i Lezhës: Më futën pa e ditur në listë, në parlament mund të vete me kapele”

  1. olti says:

    na dolen t gjith lezhiant kaubojsa e t zjut? prenc zogaj, aleksander frankaj, ndoka etj etj et se kush po i mban mend i cop ven e dolen deputet e t zgjut me shume se i qytet i madh kur dihej qe lezha ene sot esht sa i lagje tirones
    tani doli e ky kaubojsi me kapele e pistolet si sanco panco bobo cfar turpi qe se dinte fare cpo ndodhte e paprit u bo deputet ky esht kulmi bravo lezha doet t gjith deputet e koka shteti .cfar tmerri. n dor t kujt ka ra ky ven sikur tirona ska burra kshu e ngelen kta nga fshati lezh t jen t paret per cdo gjo.

    1. tan_tironci says:

      Ajo kapele, nuk eshte cowboy’s, por, meksikane. Mqse I paska qejf kto kapele, po ja dergoj nje me masen e vet, se kjo ne foto duket si kesule behesh te sapolindura.

  2. A says:

    Ky eshte “kaubojsi” EDUART NDOCAJ, a vlen ky per perfaqesues i popullit, deputet ne Kuvendit e Shqiperise dhe mik i Rilindjes, i Mazhorances, i Partise Socialiste dhe EDI RAMES. Ketu qendron ceshtja??!!
    Shikoni kete WEB, te EDUART NDOCAJ:
    https://www.youtube.com/watch?v=yIjiqBEzjfc

  3. Hanxhiu says:

    Nuk na thatë, ç’punë ka bërë dhe bën në Milano, ky katundari, që ka vënë kaq pasuri…???!!!

  4. lulja says:

    Shikoni kte gazetarucen , sa karagjoze duket ne kte foto…

  5. shqiponja says:

    BRRAVO KAUBOJ RRESPEKTE DHE SUKSESE NE DETYREN E DEPUTETIT.

  6. plaku dhe deti says:

    mos u tallni.A eshte e vertete qe ky ka dashur te formoje nje Lega Nord shqiptare? Nese po, si shkoi tek e majta? Si i shpenzoi gjysem miliarde leke per fushate? A ka mbajtur fature, se behet fjale per fonde qe i Kane shkuar tangent sistemit fiskal.Me fal o Edo Ndoci po me cfare ke thene ketu je nje koqe kandari, r pamundur te besh para me thase ne Varese me kaq pak rafinim, ishalla mos ardhte ndonje mandat nga GdF, se ndertimi eshte fusha e preferuar e lavatrices per parate e mafies.C’tu desh politika o mik, do te rruajne mire e mire por mbaj fort kapelen.

  7. katarakti says:

    Qenka nje derr trapi. Tamam si shoket e tij ne Parlament. Nga i gjeten keta per t’i bere deputete, mor aman?! Sikur nuk kishte derra plot! Faqe e zeze. Turp, turp dhe turp. Parlamenti i viteve 1920 ishte 1 milion here me cilesor se kjo stallave e derrave sot.Keshtu eshte kur votohet me lista te mbyllura. Nuk zgjidhet me i ndershmi dhe me i afti, por me servili dhe me idioti.

  8. . says:

    Ne Shqiperi edhe Zoti te ulet nga qielli do i versulen per korrupsion,kriminalitet,prostitucion.Ja ky asht mileti halldup shqiptare.
    Do i kerkojne:
    Me cfare merresh atje ne qiell,u kujtove tashti te vish deputet ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje