Nard Ndoka: Ndocajn e mësova si të bëjë betimin, ai është profesional në stilin e tij

29 Tetor 2015, 10:48Politika TEMA

Për Nard Ndokën, Eduard Ndocaj është një deputet ndryshe nga të tjerët, me stil të veçantë dhe me kauzën për të mbrojtur votën e emigrantëve.

Ai rrëfen për takimin e parë me Ndocajn në Milano, kur as nuk e mendonte se një ditë do ta kishte koleg në Kuvendin e Shqipërisë.

Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Ndocajn, mbi procedurat parlamentare që ndiqen, betimin. 

Ndocaj ka qenë në listat e PS  dhe është produkt i asaj force politike.

Është edhe vetë vendimi i Ndocajt të jetë pjesë e kësaj mazhorance përderisa dhe PDK është pjesë e saj, nuk ka problem sa i përket qëndrimit politik.

Është tip ndryshe nga parlamentarët klasikë që jemi mësuar të shikojmë, është profesional në stilin e tij, nuk është rritur në Shqipëri është rritur jashtë vendit ku ka ndërtuar biznesin e tij të suksesshëm.

Ka në vetvete kauzën e emigrantëve.

Unë kam qenë në Milano përpara një viti dhe kam nënshkruar një marrëveshje për votën e emigrantëve, që të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë duke votuar në zgjedhje.

Unë nuk kam pasur njohje më parë, njihem kohët e fundit.

Është treguar korrekt në bashkëpunimin që patëm, dhe e aderuam në Partinë Demokristiane.

Nuk kishte lidhje fare me parlamentin.

Është tipi i tij, fjala kaubojs është e madhe, është cilësuar nga një kapele që ai ka dëshirë ta mbajë”, tha Ndoka për Report tv.

Kreu i Partisë Demokrastiane thotë se bashkëpunimi që pati deri para zgjedhjeve vendore me ish-kryeministrin Berisha ka qenë korrekt.

Ai bën fajtor për daljen nga radhët e aleancës së djathtë vetëm kryetarin e ri demokrat Lulzim Basha, i cili sipas tij ndryshon shumë me Berishën në “mbajtjen e fjalës”.

Me Berishën unë kam bashkëpunuar gjatë, e njoh si personazh politik, kam pasur ulje ngritjet në marrëdhëniet institucionale, sepse në ato personale kam qenë të mira.

Ne patëm një ftohje me zotin Basha, ramë dakord për disa gjëra në pushtetin lokal dhe Basha i tjetërsoi më tej. Ishte faji totalisht nga ana e Partisë Demokratike dhe zotit Basha.

Të paktën kjo nuk ndodh asnjëherë me Berishën, bie dakord dhe ashtu vazhdon”, – tha Ndoka.

2 komente në “Nard Ndoka: Ndocajn e mësova si të bëjë betimin, ai është profesional në stilin e tij”

  1. hordhek shqiptar says:

    Nardi thot se e vetmje difference e ketij tipit me deputetet e there ashte kapelja.

  2. perkthyesi says:

    Derisa e ka thene Ndoka, eshte e vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje