DEBATET/ KLSH: Në një vit, 1 miliard dollarë abuzime nga qeveria. Në 2013-n shuma ishte çuditërisht vetëm 9.6 milion euro

3 Nëntor 2015, 09:07Ekonomia TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në një vit, pra në në 2014-n, qeveria ka shpërdoruar 1 miliard dollarë.

Kjo u bë me dije gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ekonomisë, ku ishte prezent kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Gjysma e kësaj shumë në fakt, ka të bëjë me marrëveshjen e qeverisë me CEZ.

KLSH e konsideron si abuzim këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria thotë se ajo e ka shpëtuar atë nga një gjobë e majmë nga Arbitrazhi.

Sipas KLSH-së, marrëveshja me CEZ i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej 479 milion euro.

Leskaj ka thënë se nga 481 tenderët e audituar, në 399 prej tyre janë konstatuar 1,254 shkelje të procedurave të prokurimit, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën e 939 milionë lekë.

Ai tha se nga tenderët e kontrolluara, 80 për qind e tyre janë gjetur me shkelje.

Ndërkohë, në vitin e parë të qeverisjes së socialistëve, KLSH bën me dije se shuma e abuzimeve ishte vetëm 9.6 milion euro.

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj u përfshi në një debat me deputetët socialistë.

Më poshtë disa nga replikat.

Bujar Leskaj: Pse të djeg kaq shumë kjo punë?

Erion Braçe: Ore mua nuk më djeg fare, por pres të mblidhet Kryesia e Kuvendit të caktojë këtë punë.

Edmond Spaho: Ore pse ke frikë ti për këtë?

Erion Braçe: Unë nuk kam frikë, po ti njëherë çfare ke që ndërhyn?

Bujar Leskaj: Zoti kryetar, më shumë për merak, lexoni të plotë raportin dhe vendimin e kryetarit për auditimet. Janë një sërë problemesh, është edhe rafineria e Cërrikut, është edhe fabrika e telave në Shkodër, fjala vjen. Programin e auditimit e bëj unë, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nuk e bën Ban Ki Mun.

Ervin Bushati: Nuk jam në shkollën e citateve, por në shkollën e mbikëqyrjes financiare, kisha dy pyetje për ju si skifter fiskal.

Erion Braçe: Kush është skifter fiskal?

Ervin Bushati: Kështu quhet në ekonomi, skifter fiskal. Unë i diplomuar në shkollën e Çikagos, por edhe zotëria si ish-ministër i djathtë, të dy jemi skifterë fiskalë. Pra me 770 milionë euro dëme, që është 30 përqind e buxhetit, si mbahet në këmbë kjo qeveri, kur sapo na tha ministri që të ardhurat vitin e kaluar, shtesa ka qenë sa pesë vite bashkë. Dua logjikën ekonomike.

Bujar Leskaj: Ti si skifter nuk besoj se dukesh, si lejlek edhe mund të dukesh, kjo është puna jote. Jo vetëm nga shkolla e Çikagos të vish, por edhe nga ndonjë shkollë tjetër. Po çne me skiftera, ne e kishim me pëllumba. Ne jemi shumë të qartë në dëmin prej 777 milionë eurosh dhe shpjegojmë që pjesën më të madhe e ka CEZ”.

Debati Braçe-Cara:

Braçe: Për cfarë jemi këtu për gallatë

Cara: Për këtë çështje

Braçe: Shko bëjë tek PD…

Cara: Po pse ju djek kaq shumë kjo punë?

Braçe: Po nuk më djeg fare zoti Cara

Cara: Po të djeg shumë, gjithmonë ju djeg

Ish Ministri i Financave, Ridvan Bode iu referua gjate debateve ne komision shqetësimeve mbi ekonomine.

Bode: Ne mendojmë se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2014 ka marrë goditje që janë fatale dhe do të jenë të pariparueshme për periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Cani: Edhe një fjalë të mirë po të jetë ju nuk e thoni dot sepse jua dëmton helmi, por tani nuk e keni problemin me ne.

17 komente në “DEBATET/ KLSH: Në një vit, 1 miliard dollarë abuzime nga qeveria. Në 2013-n shuma ishte çuditërisht vetëm 9.6 milion euro”

  1. sky says:

    E para njeher do te enderrohehsim te kishim kaq buxhet per investime direkte. Por nga keto 1Miliard dollar, ja 500 milion jane pagesa kompanive qe i kishte ngel borxh sala. Hajde KLSH hajde, investimet i quan shkelje, ncncncncn

    1. hajdari says:

      Rilindja e nisi
      Me kembe te mbare
      Demi ne nje vit
      Lart nga nje miliarde

      Viti i pare i plote
      Qe drejtoi k’te vend
      Paska patur dore
      Bajagi te rende

      Gjithmone e me teper
      Anija fut uje
      Vezet shume shpejt
      Nuk do bejne me buje

      Rilindjes se Edit
      Nje milione votat
      Do t’i kthehen shpejt
      Ne shkopinj per rrotat

      Po nuk mblodhi mendjen
      Po s’i hyri punes
      Nje milione shkelma
      Do te marre sumes

  2. mithat says:

    Hani mut o popull, qeras rama dhe gjiknuri

    1. Aua ;) says:

      … dhe e ha MitSala, Sala … dhe Muli!

    2. Aua ;) says:

      … dhe e ha Mithati, Sala … dhe Muli! ?

  3. Mersin says:

    Ore po keta ne nje vit paskan bere namin. Po sa eshte buxheti yne qe te lejon te besh rrush edhe kumbulla 1 miliard dollare. Pak me serioz zoti Leskaj.

    1. Arianiti says:

      Pse shkruan kur nuk kupton gjëra të thjeshta. Marrëveshja me CEZ na bëri të humbim 100 milionë direkt që do paguhen nga njerëzit si pagesë e riblerjes së CEZ dhe pjesa tjetër janë humbje të tjera nga keqmenaxhimi i Cez që në vend ti paguajnë ata do i paguajmë ne më vitet në vazhdim.

  4. pedro says:

    Te beje nje pyetje gazetari Meros: Ti thua per nje vit 1 miljarde dollarre abuzime qeveria sot; ndersa qeveria dje per nje vit 9.6 miljone euro; po te kishe dhe ndonje krahasim tjeter do ta jepje shifren ne jen ose paund ne rubla ose peso dhe lireta etj etj etj apo e thote Bujar Leskaj keshtu qe ka mbaruar tre fakultete per 6 muaj; krytari kontrollit shtetit! Dhe ata qe mbarojne keto universitete tani vetem dine te shkruajne shifra te tilla apo vetem te qellojne me veze. Kete kane mesuar ne universitet dhe tani duke hedhur vezet do marrin master. Nga profesori komunikimit Artan Fuga.

  5. bobi says:

    Rrofte rilindja, studentet duhet ti gjuajn me mu… Keta rilindasit qe mbledhin taksat me force fukarenjeve dhe me pas i ndajne me njeritjetrin. Poshte shkerdhacija shqiptare ngrihuni ne revolucion dhe zhdukeni kete klase politike qe keto 25 vjet kan menduar se si te vjedhin dhe pasurohen vetem per veten dhe per soin e tyre.

  6. vlora says:

    Mban ere puna, u aktivizuan menjhere komentuesit me pagese te meros dhe te rames. Nuk u pelqen keta ti quash hajdut vetem bq. Mjere populli e ridhjer.

  7. Pashai says:

    Këto janë shërbime që priten nga marioneta e Sali Gërdecit Bujar Leskaj dhe gjithë Jarët anembanë Atdheut

    1. Arianiti says:

      O pasha pse more duhet të vënë një socialist aty mundësisht Erion Braçe dhe kryhet ajo punë. Nuk ka më abuzime në tender dhe vjedhje të tjera. Jeni në vete ju apo nuk jeni po kontrolli I lartë I shtetit duhet të drejtohet gjithmonë nga një opozitar ne pushtetin në të kundërt nuk zbulohet asnjë vjedhje. Interesi I qytetarëve është që kontrolli mos të bëhet nga njerëz të partisë në pushtet. Po ku merrni vesh ju, komentuesit me pagesë të G99 Veliaj &CO

      1. Pashai says:

        Në USA jeton ti djal???

      2. Pashai says:

        Sa për dieni nuk më ha rraku për këta që përmënd ti por më dhimbset ky vënd…

  8. Thanas Mustaqi says:

    Mua më bën përshtypje mungesa e etikës së kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj në replikat me deputetët, edhe pse KLSH është një organ që zgjidhet nga Kuvendi.
    Ç’janë këto fjalë të zotit Leskaj: “Pse të djeg kaq shumë kjo punë?” apo “Ti, si skifter, nuk besoj, se dukesh, si lejlek , kjo është puna jote. Jo vetëm nga shkolla e Çikagos të vish, por edhe nga ndonjë shkollë tjetër të vish…”.
    Me sa duket ish-deputeti i PD-së Leskaj mendon se është deputet ende, madje, mbi deputetët, duke shfaqur një arrogancë të tejskajshme. Natyrisht, shpesh e kaluara del në sipërfaqe: ka qenë doganier i PD-së. Dihet nami që kanë doganierët si për fjalorin ashtu dhe për “dorën” e rëndë mbi bizneset.
    Së dyti, njihet për arrogancë që kur ishte ministër i PD-së dhe iu kundërvu UEFA-s.
    Leskaj është i famshëm për militantizmin e thekur pro PD-së, si një nga krerët e saj të lartë.
    Me sa duket, ashtu si Presidenti i Republikës Bujar Nishani, edhe Leskaj është vënë në shërbim të opozitës, pasi qëndrim tjetër mbante si kryetar i KLSH-së kur në pushtet ishte partia e tij. Digjte vetëm figura anësore të PD-së.
    Bujar Leskaj po shpërdoron politikisht KLSH-në.

    1. Hektor says:

      Me punën e lejlekut po bënte shaka me një deputet të PD qe e quajti veten dhe atë skiftera financiar. Pse të djeg ty- është një nga fjalët më të lehta që kam degjuar në kuvend prandaj nuk e kuptoj mungesën e etikës që pretendon zotërote. Atje shahen me fjalor rruge. ..duke filluar nga kryeministri e ty të bën përshtypje ‘Pse të djeg ty’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje