Vlorë/ Policia kap 74 kg drogë, shpallet në kërkim trafikanti

3 Nëntor 2015, 09:36Kronika TEMA

Policia e Vlorës sekuestroi 74.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shërbimet e policisë gjatë ndjekjes që i kanë bërë një automjeti tip Nisan-Navara, me targë AA 341 IE, në pronësi të Krenar Bitrajt, e kanë gjetur atë të braktisur, në vendin e quajtur “Maruka” në fshatin Dukat.

24 vjeçari nga fshati po trafikonte lëndën narkotike.

Në afërsi të mjetit u gjetën të hedhura në tokë 15 thasë, brenda të cilëve ndodhej një sasi lënde narkotike prej 74 kg e 700 gr kanabis, në formë gjethe dhe boçe.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe materiale të tjera për ekzaminime laboratorike  si dhe po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje